Marcelo përpalset me klubin e Realit, Juve “fërkon duart”

19 Shkurt 2019, 15:42Sport TEMA

Marcelo ngre zërin e tij tek Reali i Madridit. Mbrojtësi Brazilian dje ka pasur një konfrontim rreth një orë me Jose Angel Sanchez, krahun e djathtë të Florentino Perez, për të përsëritur pakënaqësinë e tij: në vitin 2019 mbeti në stol gjashtë herë mes ndeshjeve të La Liga dhe Ligës së Kampionëve dhe nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajernin aktual Santiago Solari.

Marcelo është duke shqyrtuar mundësinë e një shitje në verë, ndërkohë Juventusi mbetet në lojë duke e monitoruar me kujdes situatën e lojtarit të “Los Blancos”.

Numrat nuk gënjejnë. Që kur tek madrilenët u emërua trajneri i ri, Julen Lopetegui, 30 vjeçari gradualisht ka humbur hapësirat në formacion.

Në qoftë se në nëntor dhe dhjetor mungoi për shkak të dëmtimeve, nga janari për pesë here është aktivizuar nga sotli në La Liga dhe një herë në Ligën e Kampionëve, kundër Ajax.

Kjo është dhe arsyeja pse Marcelo po mendon për të lënë Realin në qershor, dhe të kalojë tek Juventusi ku do të gjente shokun e tij Cristiano Ronaldon. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje