Djegia e mandateve, reagon PS: PD dhe LSI duan të bllokojnë SPAK dhe BKH

19 Shkurt 2019, 12:28Politika TEMA

Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka komentuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet parlamentare. 

Nga Elbasani ku ishte i pranishëm në një takim strukturat e PS, Balla  tha se bojkoti i radhës i PD dhe LSI i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH.

Më tej ai tha se mandatet përfaqësojnë vullnetin e popullit dhe se djegia e tyre do të thotë injorim këtij vullneti. 

“Bojkoti i radhës i PD dhe LSI i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH. 

Të enjten ne votojmë në seancë plenare strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojnë institucionet.

Është e rëndësishme të bëhet e qartë për liderat e opozitës që nëse ata vazhdojnë të përbuzin Parlamentin dhe mjetet demokratike, e vetmja gjë që do të arrijnë është distancimin e mëtejshëm të elektoratit prej tyre”

 “Debati politik duhet të ndodhë brenda institucioneve shtetërore, pikë së pari brenda Parlamentit. 

Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë. 

Mandatet e deputeteve përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti”, deklaroi Balla. (TemA) 

3 komente në “Djegia e mandateve, reagon PS: PD dhe LSI duan të bllokojnë SPAK dhe BKH”

  1. Flutura says:

    Nuk i djegin o Taulant edhe ti e di kete. Perdridhen per ti bere qejfin Bashes humbamenit, qe e kane vene perpara …do e cojne si nuse ne zgjedhje dhe do humbe i ziu…e ka peshkuar mire ARGITA….

  2. Ardjan says:

    Po po vonoheni ju vonheni se ujku ka ardhë te porta me gojën shqyer vesh më vesh!

  3. Jimi says:

    Keto i di edhe bufi Taulant, por thuaj se si do te realizohet ngritja e ketyre institucioneve ne kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje