Lefter Maliqi tregon përplasjen me Bashën dhe nëse do të marrë mandatin e deputetit të PD-së

19 Shkurt 2019, 12:28Politika TEMA

Aktualisht, Lefter Maliqi, është zv.drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, por edhe i treti i listës së kandidatëve të Beratit, rreshtim ky që solli dhe pakënaqësinë e tij me Lulzim Bashën, i cili vendosi si të dytë Astrit Veliajn.

Tashmë që opozita ka marrë vendimin për të djegur mandatet, Maliqit i takon mandati në Berat. I pyetur nga GSH.al, lidhur me aludimet nëse do ta pranojë mandatin apo jo, Lefter Maliqi ka shprehur se ende është duke ndjekur situatën dhe do të vendosë gjithmonë në të mirë të banorëve të qarkut të Beratit.

Duke bërë edhe njëherë një retrospektivë, ish-deputeti tregon edhe njëherë përplasjen me Bashën, që e detyruan të largohet nga PD.

“Kam qenë deputet i PD 2009 -2013 dhe i dhashë PD mandatin e 70 pasi përherë të parë PD në qarkun Berat mori 3 mandate dhe mandati i 3 i dha pushtetin, e cila bashkëqeverisi me LSI.

Në 2013 fitova i dyti i Partisë Demorkatike, pasi ktheva të majtët në të djathtë, sidomos në dy ish-komunat Otllak e Lumas ku dhe kam qenë kryetar komune dhe në 2013 isha përsëri i 3, më pas 4 vjet në opozitë.

Lulzim Basha më pengoi të konkuroja për kryetar të degës në Berat dhe drejtor i departamentit të rendit duke më hequr emrin nga lista.

Kam qenë antar Këshillit Kombëtar të PD, ku dhe z.Basha më premtoi për kryetar bashkie në Berat në 2015 dhe gënjeu, pasi vuri kandidat nga PR. Më pas Basha më orientoi se do isha i pari në listën e Beratit dhe prapë gënjeu duke më vënë të tretin.

Pas debatit që kisha me zotin Basha për këto pakënaqësi, kalova në krah të Ramës. Edhe elektorati i djathë ishte i zhgënjyer nga Partia Demokratike. Partisë Socialiste i kam dhënë 5 mijë vota nga PD drejt PS, duke e nxjerrë PD vetëm me një mandat dhe forcë të tretë.

Tani detyra ime është zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve për 13 muaj me përgjegjësi e korrektësi. Sa i përket mandatit të deputetit do të marr vendimin e duhur në kohën e duhur. Kjo është përgjigja ime para çdo eksponenti politik dhe mediave.

Po ndjek situatën dhe çdo vendim e marr vetëm në interes të banorëve. Aktualisht vazhdoj me përkushtim në bazë të ligjit detytën e zëvendës Drejtorit të Burgjeve”, ka përfunduar Lefter Maliqi reagimin e tij për “GSH”.

8 komente në “Lefter Maliqi tregon përplasjen me Bashën dhe nëse do të marrë mandatin e deputetit të PD-së”

    1. Mo says:

      Une jam i bindur se ata kandidatet qe jan ne liste per ta mar nje ulese si deputet, ata jan shum me te mire se sa keta qe tashme po ikun.

    2. Amy says:

      luli genjen edhe te vdekurit, sic thote populli, ne cdo fjali te tij ka vetem genjeshtra mashtrime, eshte i paskrupull, nuk i nxihet faqja, mendo te te drejtoj nje njeri me kete lloj natyre qe ai ka, o zot na i largo keto monstra sa me pare nga parlamenti, do na bien veshet rehat !!!

  1. On says:

    Sa me njerin me tjetrin….vetem karrige…pse nuk punon privat o Maliqi? Se shteti eshtei embel ne Shqiperi…ndaj nuk bejme dot shtet…

  2. nardi says:

    endra ne sirtar…
    maniak karriere dhe asgje me teper,

  3. Zagali says:

    Bravo,shume mire. Kalo perseri me pd-ke dhe me ca te tjere e riformoni nje parti tjter demokratike e te na qerohen keta maskarenj qe jane sot Berisha,Bashmuti e rrumpalla te tjere qe po ja marin frymen pd-ke.

  4. Jaho says:

    Po ca i jepni hapesire ketij kellefit beratit ore

  5. Keshtu si thote ky Lefteri ja futka edhe Ronaldes e Mesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje