Pas Brukselit, reagon në Tiranë ambasadori i Bashkimit europian Luixhi Soreka kundëer bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare.
Soreka thotë në një intervistë për Top-Channel, se kjo nuk con në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qyetarëve. Bashkimi europian kërkon që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë për ta ulur tensionin.
Nga Muhamed Veliu,Tch
Delegacioni i BE-së bëri një deklaratë me tone tepër kritike rreth akteve të dhunshme që pamë gjatë protestës të së shtunës. A jeni i shqetësuar se thirrja juaj mund të bjerë në vesh të shurdhër?
E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një tipar themelor dhe një vlerë thelbësore për çdo demokraci të pjekur dhe duhet të garantohet. Me mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë për të shprehur mendimet e tyre. Ishte një paraqitje e shkëlqyer e qytetarëve të angazhuar. Ndaj e shtuna ishte një mundësi e shkëlqyer për të dhënë një mesazh të fortë politik nga opozita. Por ajo çka pamë ishin disa dhjetëra protestues që për fat të keq përdorën veprime të dhunshme dhe shkaktuan dëme ndaj pronës publike. Kjo është qartazi e papranueshme dhe është një mundësi e humbur.
Cili është vlerësimi juaj në lidhje me sjelljen e policisë së shtetit shqiptar gjatë protestës dhe a mendoni se përdorimi i gazit lotsjellës ishte i justifikuar?
Fakti që nuk ndodhën incidente të mëdha është i mirëpritur dhe unë mendoj se kjo ndodhi edhe në sajë të aftësisë së policisë së shtetit shqiptar, e cila përdori forcë proporcionale për t’ifrenuar protestuesit e dhunshëm pa krijuar incidente dhe përshkallëzim të mëtejshëm.
Opozita ka vendosur të heqë dorë nga vendet e saj në parlament, çka do të thotë se nuk do të ketë opozitë në parlament. Sa turbullues/shqetësues është ky zhvillim për Shqipërinë?
Parlamenti është baza e çdo demokracie evropiane –ai është vendi ku duhet të diskutohen dhe të çohen përpara debatet mbi reformat dhe zhvillimet përkatëse. Parlamenti nuk duhet bojkotuar. Dëgjuam njoftimin nga partitë opozitare që deputetët individualë do të heqin dorë nga mandatet e tyre aktuale. Çdo deputeti individual i takon të vendosë vetë se çfarë do të bëjë me përgjegjësinë që kanë marrë para votuesve të tyre për të mbrojtur pozitat dhe interesat e tyre në Parlament.
Kjo është detyra e tyre themelore. Është e qartë, megjithatë, se heqja dorë nga mandatet është dukshëm kundërproduktive për Shqipërinë dhe shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma. 93% e shqiptarëve dëshirojnë t’i bashkohen BE-së që do të thotëvotues nga të gjitha krahët e Parlamentit. Vendi është aktualisht i angazhuar në një rrugë të rëndësishme për reforma.
Qershorin e ardhshëm ai do të gjykohet nga progresi i bërë në këto reforma. Pikësëpari, reforma në drejtësi, thelbi i të gjithë ringritjes së shoqërisë shqiptare. Këtu duhet të fokusohen të gjitha përpjekjet e shumicës dhe të opozitës. Për të ngritur të gjitha institucionet e reformës në drejtësi, dhe në veçanti SPAK-un dhe BKH-në.
Ky objektiv i rëndësishëm duhet të udhëheqë vendimet e të gjitha partive politike. Dhe bojkotimi i Parlamentit nuk shkon në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ne ftojmë si qeverinë ashtu dhe opozitën që të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim që ta kapërcejnë situatën politike aktuale dhe të garantojnë që vendi të vazhdojë në rrugën e tij të reformave. Nuk ka kohë për të humbur. Koha është tani.
Po kanabizimi i vendit a eshte ne perputhje me prespektiven e vendit? Po futja e miliona eurove nga droga duke deformuar tregun ekonomik? Po PPP abuzive qe kane arritur 15% te GDP ndersa BE e ka detyruese jo me shume se3%? Po spastrimi i administrates? Po 13.4 euro pagesa per punonjes te pushuar nga puna vetem per 2018? Po mos arrestimi i askujt per skandalin e naftes? Po mos arrestimi i askujt per tenderin e unazes me letra fiktive? Po mbushja e parlamentit dhe administrates me kriminele? Po dokumentimi i shitblerjes te votes? Po dalja e politikaneve ne pergjime me kriminele per shitblerjen e votes dhe mos arrestimi i askujt?
E sa e sa po te tjera per te cilat ka pergjegjesi qeveria por per te cilat ju nuk flisni fare.
@Zambi
Po Lazarati,po 21 janari,po Gerdeci,po shitja albetrolit,po 230 milione ne rrugen e kombit,po Cez.
Zambi lajmet mos i merr nga Shqupi mundohu te dalesh pak jashte rrethimit se te ben mire!!
Ke te drejte. Po nga nje Lazarat u be gjithe Shqiperia me droge. PD me te drejte humbi zgjedhjet ne 2013 si ndeshkim.
Cfare beri rilindja per te denuar qofte nje minister apo Drejtor te pergjithshem per 6 vjet ne pushtet?
Nga kush priste te beheshin veprimet per denimin e atyre qe vodhen, vrane e prene?
Thjesht heshten dhe i dhane gaz me shume krimit e korrupsionit.
Zambi i dashur. Rron ne nje bote virtuale, ku fjalet jane shume te forta se veprat. Me keqja eshte qe “gabimet” qe ti zbulon i zbulon per te mbuluar gabimet e te tjereve. Nuk kupton akoma ku rreh cekani ose hiqesh si naiv. Cekani rreh tek VETINGU. VETINGU do e nise punen nga ceshtjet e hapura sic eshte 21 Janari, Rruga e kombit, floriri I Krabes dhe do vazhdoje me tej tek shitblerjet e votes qe akoma nuk dime se kush ka shitur dhe kush ka blere. Me rradhe e me sira o Zambi dhe mos i trazo leshte. Nuk na plasi ne bytha as per Salen, as per Bashen apo Ilirin. Po deshe nuk na plas bytha as per Ramen. Nuk na plas ne bytha per ata qe kane vjedhur, vrare dhe jo sic mendon ti qe te rendesishme jane 15 prqindeshi apo spastrimi i administrates. Duke rrojtur ne boten tende virtuale po te kujtoj qe pastrami i administrates eshte shpikja e Sales. Valle edhe kunder Sales je ti? Po pse o i uruar e rendon me shume. Mjaftojne vrasjet dhe djegjen e Shqiperise qe ai ka bere per te merituar….
Populli e mbeshtet Ramen dhe BE mbeshteteni Ramen vazhdoni perpara xnireni jashte loje PD LSI. Kjo eshte kerkese mbare popullore, kjo eshte ajo qe duam REFORMAT.
Ky thote hapur qe Pd Lsi jane kunder reformes ne drejtesi.Pse te ardhmen e femijeve shqiptare do ta leme ne duart e kriminelave Berisha Basha Meta neve????Te futen parti te tjera ne parlament me prirje te majta dhe keta mafioze te dergohen ne benken e te akuzuarve.
Zoti Zambi.
Al-bania qe nuk u quajt Ilyri apo Epir ka nje domethenie,u krijua nga Fuqite e Medha qe ky shtet te jete kunder Identitetit te tij dhe thjesht nje Protektorat i tyre,ndryshe eshte I destinuar te percahet ne pjese te sllaveve,Italianeve dhe po teproj te marre Greqia ate qe ka patur qe nga ko ha e majmunit,gjithe ballkanin plus Magna Grecian e Italise.
Shtet I i ashtuquajture nga myslimanet shqipetare Shqiperi me flamurin Greke te Bizantit,eshte nje shtet pa identitet,pa histori,pa ndergjegje dhe si I tille keshtu do zvarritet deri sa te ikin te gjithe tek “mike” i madh America per nje jete me “te mire”.
Ik ore pepino futi nje pjate makarona. Se me deklaratat e juaja as ne banjo nuk shkojme.
Cfare thua, or zoteri, kjo nuk kerkon ndonje rocket scientist per t’a kuptuar, cfare do te beni ju per kete qe po bejne keta sharlatane, qe per 30 vjet kane bere kahsapane ne kete vend, me njerzit dhe pasurine e tyre….ndryshe, dhe ju jeni ketu vetem per gallat dhe jo per tju treguar vendin kujtdo qe qelbet dhe qelb kete vend.
O Zambi.. ke nevoje per ca kulture te kuptosh cfare duan te thone fjalet e ambasadorit. Lufta behet ne parlament dhe ne rruge pa perdorur dhune dhe finalja eshte SPAK ku desherojme mos kursehet asnje hajdut e kriminel cfardo krahu qofte.
Shpresoj qe BE dhe USA kete radhe te tregohen te pa meshirshem me keta gjak pires te PD dhe LSI.
Te lumte Tony uk , i ke rene pikes.
Te lumte Tony uk , i ke rene pikes.
Te lumte Tony uk , i ke rene pikes.