Rama në Pukë: Ajo gropa me plehra, mbetja spitalore dhe gjarpërinj janë ata të opozitës

19 Shkurt 2019, 14:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është ndaluar sot në Puke duke vijuar bashkëbisedimin me qytetarët për “Bashkia që duam”. 

Gjatë fjalës së tij Rama bëri krahasime me qeverisjen e PS dhe as të PD. 

Duke bërë krahasime me ndryshimet që janë bërë në Pukë gjatë qeverisë Socialiste Rama se ajo gropa me plehra, mbetjeve spitalore dhe gjarpërinj që ishte në qendër të qytetit është pasqyra e qeverisjes së PD. 

‘“Sot jemi në një situatë krejt tjetër dhe rritet numri i atyre që vijnë për të kaluar një ditë apo edhe një natë. Sfida është të investohet më shumë. 

Fushë Arrëzi ishte si të kaloje ferrin, por sot ka marrë një hije shprese edhe pse problemet janë të mëdha. 

Dallimi mes nesh dhe atyre që sot edhe në opozitë kanë dalë hapur si pengesë për ecurinë e çeljes së negociatave dhe janë kthyer në bojatisë. Ata janë njësoj si dallimi mes Pukës sot dhe Pukës dje.  Ata janë pa ide dhe pa vizion. 

Puka është një qytet i vogël dhe transformimi sot është spektakolar. Nëse do bënim një album fotografik shumë do thonin se është fotomontazh. 

Kur njerëzit na dhanë votën ne nuk shkuam për pushime, por u kthyem për të dëgjuar njerëzit. Ne kemi një qeveri që më shumë se kurrë më parë shqiptarët i dëgjon dhe bën çmos për të zgjedhur problemet”- tha Rama. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje