VENDIMI: Skenari i dhunshëm i opozitës për të marrë me forcë Kuvendin, Gramoz Ruçi anulon seancën parlamentare

20 Shkurt 2019, 17:11Politika TEMA

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka vendosur të anulojë seancën e nesërme parlamentare, pas kërcënimeve të opozitës, për një protestë të dhunshme.

Gjë që u konfirmua edhe nga policia, sipas së cilës, opozita synonte të fuste protestues të dhunshëm brenda në Parlament.

Deklarata e plotë e Gramoz Ruçit

Të nderuar bashkëqytetarë,

Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kam ndjekur dhe ndjek nga afër dhe me preokupim maksimal situatën dhe zhvillimet politike në vend.

Ndoqa nga afër, nga fillimi në fund, për pesë orrë rresht, protestën e datës 16 shkurt.

Po ndjek me vëmendje e shqetësim veprimet politike të kolegëve të opozitës pas protestës dhe vendimin e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për “djegie të mandateve parlamentare”.

Po ndjek me vëmendje dhe përgjegjësi të lartë vendimin dhe përgatitjet e opozitës për protestën e datës 21 shkurt, pranë sallës së seancave të Kuvendit dhe në të njëjtën orë me zhvillimin e seancës parlamentare.

Pra, jemi të gjithë dëshmitarë të një momenti acarimi politik, që javën e fundit i ka kushtuar shumë Shqipërisë. Pamjet e trishtueshme të dhunës mbi godinën e qeverisë, bënë xhiron e botës.

Kush nuk na e do të mirën, me siguri fërkoi duart. Kush na ka ndihmuar e mbështetur gjithnjë, padyshim u ndje keq.

Ndërsa kush bënte plane për të ardhur në Shqipëri këtë verë, natyrshëm u step.

Ndërkohë, sigurisht ato pamje nuk janë aspak inkurajuese as për investitorët, por as për konsumatorët.

Sidoqoftë, duke patur parasysh historinë e afërt, jo gjithçka që ndodhi në atë shfaqje të trishtueshme ishte për t’u hedhur poshtë.

Janë për t’u përshëndetur ata qytetarë që e demonstruan pakënaqësinë e tyre me vetëpërmbajtje dhe padyshim, janë për t’u përshëndetur djemtë e vajzat nën uniformë, si edhe drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Qëllimi aspak ogurmirë i nxitësve të dhunës, nuk u përmbush, institucioni u mbrojt me një profesionalizëm shembullor dhe asnjë protestues nuk u lëndua fizikisht.

E kam falenderuar personalisht edhe ministrin e brendshëm, sepse lidershipi i tij i urtë e i vendosur, ka bërë diferencën e madhe mes protestës së javës së shkuar dhe asaj të disa viteve të shkuara, që u kthye në një tragjedi kombëtare.

Nuk duhet harruar aspak që pamjet e dhunës patën edhe një pasojë të dëmshme mbi procesin e integrimit.

Mbi objektivin madhor kombëtar të çeljes së negociatave në Qershor, u vu pikëpyetja e cënimit të rëndë të kriterit politik.

Që negociatat të jenë në pikëpyetje për arsye të rrethanave dhe qëndrimeve politike të një vendi a një tjetri, kjo është e kuptueshme. Por që negociatat të vihen në pikëpyetje për rrethana dhe qëndrime politike brenda vendit tonë, kjo është e pajustifikueshme!

Më vjen keq që partnerët tanë ndërkombëtarë, janë detyruar të mbajnë qëndrime të forta ndaj opozitës së vendit në këto ditë të ngarkuara, por e vlerësoj lart angazhimin e tyre dhe i falenderoj për interesimin konstant për të mirën e këtij vendi.

Si kryetar i Kuvendit e jo si deputet apo si pjesë e lidershipit politik të shumicës qeverisëse, jam seriozisht i shqetësuar për këtë situatë.

Nuk do ta doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmëruar nga vetë opozita, për të ashtuquajturën djegie mandatesh, sepse një opozitë që vetëvritet politikisht i bën vendit një dëm të madh.

Mesazhet e djeshme të SHBA dhe BE, më kanë lënë shijen e hidhur të një të vërtete shumë të papëlqyeshme. Një skenar i tillë, i padëgjuar, në dijeninë time, në asnjë rast të historisë së parlamentarizmit, është një lloj kamikazllëku politik që hedh në erë të zotët e punës, por dëmton padyshim rëndë të tërë mjedisin tonë, si edhe raportet e të tjerëve me këtë mjedis.

Nuk është ky momenti dhe as është detyra ime si Kryetar Kuvendi, të komentoj mbi këtë skenar nga këndvështrimi i shumicës qeverisëse, por mund të them se ultimatumet nuk janë demokratike, pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli sovran nuk është një turmë, sado e madhe qytetarësh që vijnë në një protestë, por tërësia e qytetarëve që na gjykojnë me votë e na mandatojnë po me votë.

Ndërsa si Kryetar i Kuvendit dhe si dikush, që për fat të mirë apo për fat të keq, kam parë shumë nën atë çati, duhet të them sot se opozitë më të garantuar në lirinë e saj të shprehjes, sesa kjo e sotmja ky vend nuk ka patur.

Prej pesë vjetësh e gjysëm, kjo opozitë gëzon atë, për të cilën shumica e sotme kur ishte në opozitë, luftoi katër vjet e nuk e mori dot: Kohën e barabartë të fjalës mes shefit të qeverisë dhe shefit të opozitës.

Prej pesë vjetësh e gjysëm, kjo opozitë shpenzon kohë parlamentare më shumë se sa shumica qeverisëse dhe askush nuk i ka thënë plaç.

Prej një viti e gjysëm, kjo opozitë ka konsumuar akte të pandodhura më parë në Kuvendin e Shqipërisë, e megjithatë ka gjetur tolerancën më të plote për to, sepse shumica ka qenë më shumë se njëherë në të drejten e saj për të kërkuar rishikim të Rregullores po s’e ka bërë këtë.

Që opozita të synojë karriget e qeverisë kjo është mëse normale. Që opozita të kërkojë t’i marrë ato pa pritur zgjedhjet e radhës, edhe kjo është normale.

Por që opozita të synojë pushtetin në tavolinë dhe për këtë të hedhë në erë rrugët e jetës demokratike kjo nuk është normale.

Si mundet opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë?

Si mundet opozita të braktisë detyrën dhe të lerë zgjedhesit e saj pa zë në tempullin e demokracisë?

Si mundet opozita të pretendojë se debati mund të zhvillohet në rrugë dhe me mjetet e rrugës?

Këto natyrisht janë pyetje, që unë i bëj si garanti i palëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo si palë e kundërt me kolegët e opozitës.

Si Kryetar i Kuvendit dhe njëkohësisht si i zgjedhur i këtij vendi, unë pyes:

Si mundet opozita të bëhet objekt mesazhesh tejet kritike nga partnerët tanë, në pikën që aleati ynë i madh, Shtetet e Bashkuara, të bëjnë një thirrje aq të fortë sa ajo e mbrëmshmja?

Ajo thirrje mua si kundërshtar politik i kësaj opozite mund të më vijë për mbarë në pamje të parë, por si Kryetar i Kuvendit e si qytetar i këtij vendi, më shqetëson seriozisht e sinqerisht.

Natyrisht opozita është sovrane në vendimet e saj dhe përgjegjëse para zgjedhësve e para ligjit për veprimet e saj.

Nëse ajo vendos t’i bjerë murit me kokë dhe i merr përsipër të tëra pasojat, me idenë se do ta detyrojë shumicën të dorëzojë pushtetin në tavolinë apo se do të ndalë reformën në drejtësi, kjo është ekskluzivitet i saj.

Por shumica qeverisëse, ka detyrën të mbrojë sa të jetë e mundur vendin nga goditjet e imazhit dhe pasojat e dhunës e të të ashtuquajturit “debat të rrugës”, mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, mbi qytetarin, turistin, investitorin e konsumatorin dhe mbi të ardhmen.

Po ashtu, është detyra jonë t’i krijojmë opozitës hapësira kohore reflektimi dhe mundësi rikthimi në rrugën e arsyes.

Në këto kushte, duke pasur parasysh apelin e partnerëve tanë strategjikë,

Duke pasur parasysh informacionet e organeve ligjzbatuese dhe të inteligjencës,

Duke ndjekur qëllimin më të lartë të ruajtjes së integritetit të Kuvendit të Shqipërisë, të deputetëve dhe të sallës së Kuvendit,

Ftoj kolegët deputetë, anëtarë të të gjithë grupeve parlamentare, të mirëkuptojnë vendimin tim për të mos zhvilluar seancën plenare të ditës së enjte, datë 21 shkurt.

Si shqiptar, si deputet, si qytetar, si një njeri që e dua këtë vend, ashtu si edhe të gjithë ju, me të gjithë fuqinë e shpirtit, nuk e gjykoj të udhës dhe ndjej dhimbje e trishtim që një pjesë e deputetëve të jenë në sallë dhe një pjesë tjetër jashtë sallës.

Salla është e të gjithëve, por edhe përgjegjësitë parlamentare u takojnë dhe janë detyrim për të gjithë.

Përgjegjësia ime si Kryetar i Kuvendit, si një institucion mbi palët, por edhe si qytetar i këtij vendi, nuk më lejon t’u japë mundësi keqbërësve, të cilët mund të përfitojnë nga kultura dhe dinjiteti i qytetarëve e deputetëve protestues, për të sulmuar institucionet e shtetit dhe për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

Le të shërbejnë këto ditë për të na ndihmuar të reflektojmë dhe të bëhemi më të matur, më bashkëpunues, duke i vendosur platformat, ambicjet dhe objektivat tona politike dhe elektorale në shërbim të të gjithë shiptarëve.

Ju faleminderit.

(TemA)

13 komente në “VENDIMI: Skenari i dhunshëm i opozitës për të marrë me forcë Kuvendin, Gramoz Ruçi anulon seancën parlamentare”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Te rronje Partia me shokun Enver ne krie, mbyllet deklapata e shokut Gramoz.

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Te rronje Partia me shokun Enver ne krie, mbyllet deklapata e shokut Gramoz..

    1. Xhaxhi says:

      Hey sit back and suck a dick, vemja e Enverit e ka emrin sali Berisha. Nëse të pëlqen të ngaterosh kurven me mamanë tende është problemi jot, thjesht mos u hap bythësh në publik.

  3. Albann says:

    MINJTE E PS DHE SALI PALLA
    A e degjoni o shoke
    Zhurmen e termetit
    U dhjene minjte
    I tremben miletit.

    Dolen nga vrima (parlamenti)
    Ne turma vale-vale
    Ka dale Berisha
    Ne mejndan,me palle.

    Po qeshem o miq
    po qeshem me lot
    Kopeja e minjve
    Me nje palle s matet sot.

    Pse keshtu or te mjere
    Kishit edhe gurin dhe arren
    Ikin minjte turravrap
    Temerr e kane me pallen.

    E kishit ne dore
    Ta kalbnit ne burg
    Palla te ndryshkej
    Te kthehej ne murg.

    Zgjodhet ju friken
    Vrimen te paren
    Minj te peshtir
    Perballuni me pallen!.

  4. Aurora Boreale says:

    kapjani ‘zverkun’

    ProtoSerbit Sali,

    pra njehere e mire,

    me rend dite te plote,

    Parlamenti Shqiptar

    te mblidhet

    te Ambasada USA .

  5. dino says:

    Te me kishte then dikush qe edhe pas 28 vitesh mbas rrezimit te diktatures Gramoz Ruci do jete kryetar parlamenti kurre nuk do ta besoja.
    Por ja qe edi rama ben realitet edhe endrren me te keqe.

    1. Black Eagle says:

      Gramoz Ruci thjesht pa gabime zbaton ligjin dhe ndjek keshillat e nderkombetareve ne sherbim te vendit,jo si Like Floriri dhe Xhozefina TaPolli qe I sherbenin respektivisht njeri xhepit fizik e tjetri xhepit politik.

    2. DG says:

      Urime Dino per sa thua! Kjo eshte e vertete, po aq e vertete qe Saliu zhvillon betejen e komunisteve kunder demokracise per 28 vjet rresht. Komunistet Dino, nuk lene kala pa marre. Ata nuk kane dallim. Sic duket ke rene ne dashuri me Salen dhe dashuria te ere syte. Te duket sikur e dashura jote eshte me e mira, kurse te tjerat jane kurva. Me vjen keq te te them, por me kurve se Sala nuk ka! Eshte kurve dhe vrases.

      1. dino says:

        Urime per cfare? Pe gje te shkruar ne koment Sali Berisha ti qe me përmend dashurira idiot.
        Un e kisha për gramoz ruçin apo je ti i dashuruar me te.
        Pastaj kush te kërkoi replike. Bej kujdes se nqs e ka I-phone telefonin se ke punën mire me qeverine se te quan te pasur edi rama dhe te ve takse

  6. Mendja says:

    Vendimi i dyte ky qe merret.
    Qe te dyja heret qeverria+rama bene mbrapsht.Kete kerkoi dhe lartmadhnia e tij sot,presidenti vete.
    Tani shpresojme qe kjo te jete terheqia e fundit…por sic duken gjerat, te gjitha keto jane te kopsitura mire e mire ne marrveshjen e majit 2018.
    Iku shqiperia po doli keshtu

  7. Black Eagle says:

    Jane pjese e Shqiperis dhe keta te mjere ekstremista qe kane pasur drejtimin ne kohet me decizive per vendin,duhet ti normalizoim me ligje e me rregulla,sepse me dhune e provuam dhe gabuam,Europa pret shqiptaret vetem kur shumica absolute te jete pro europiane jo vetem me fjale por me mendesi.

  8. Liri says:

    Te mos humbase asnje jete shqiptari. Ju pergezoj per vendimin e mencur.

  9. peter says:

    vodhet gjithe shqiperine dhe e ndate me njeri tjetrin …Vodhet pushtetin nga veriu ne jug dhe doni ta mbani vete??? Po pse mendoni se ata te tjeret nuk i dine ato qe bete. Tani qe e moren vesh, duhet ta ndani dhe sezopnin e pushtetit, gjysem per gjysem si gjithe te tjerat… Mos u shqetesoni per nderkombetaret. atyre ju pelqejne cfaqet nga jeta e vertete, se ne ate shoqeri jane rritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje