20 shkurti/ Basha: 28 vite më pas jemi përballë një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet përmes krimit

20 Shkurt 2019, 12:07Politika TEMA
20 shkurti/ Basha: 28 vite më pas jemi përballë një regjim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën statujën e Enver Hoxhës.

Në një shënim në Facebook Basha thotë se 28 vite më pas, jemi përballë një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, i cili sipas kryedemokratit po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

“Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!

28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. 

Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës.”- shkruan Basha në facebook teksa poston një foto nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës. (TemA)

 

 

6 komente në “20 shkurti/ Basha: 28 vite më pas jemi përballë një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet përmes krimit”

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret. Shqipetaret te vetedeklarohen turq dhe votoni Lul Bashen. Allahu i madherishem ju ndihmon.

    1. TaRrasi says:

      Akoma me kete mbiemer ti?
      Shko e nderro mbiemrin se le nam….

  2. Besniku says:

    Ketij pupaci i ka ngelur ora . Nuk e di ky se shqipetaret kane ecur perpara e ky ka ngelur me gjithe Saline tek busti i Enverit . Sa here ju del ne enderr marrin arratine duke bertitur per diktaturen .

  3. PD says:

    Ah mor qyq, ske çfarë busti të rrëzosh, se edhe Enverit i rruajtëm trapin sa ishte gjallë, por varros atë mumjen që keni ballsamosur si merhumin!

  4. Flutura says:

    Si sot 28 vjet me pare jemi me nje te majte europiane dhe me nje te djathte komuniste

  5. TaRrasi says:

    Akoma me kete mbiemer ti?
    Shko nderro mbiemrin se le nam….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje