Nikollë Lesi ashpërson gjuhën dhe "zbulon" skenarin e Ramës: Ka qenër apo bushtra të lira por qeveria bie, për 45 ditë vendi në zgjedhje të parakohshme

20 Shkurt 2019, 11:16Politika TEMA

Nikollë Lesi, botuesi i gazetës “Koha Jonë” shumë afër LSI ashpërson gjuhën dhe “zbulon” skenarin e Ramës. Sipas tij bie qeveria dhe për 45 ditë vendi në zgjedhje të parakohshme

Duke komentuar vendimin e opozitës për djegie mandatesh, Lesi shkruan se Rama mund të blejë ndonjë deputet të PD-LSI, pasi sipas tij, kudo ka qenër dhe bushtra të lira dhe të lirshëm.

Më tej Lesi zbulon skenarin e kryeministrit Rama ditët në vijim, ku sipas tij, do kërkojë mocion besimi në Parlament në fillim të marsit, por nuk do të marrë 71 vota pro, ndaj dhe, shton Lesi, qeveria bie dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme. Lidhur me këtë, Lesi shkruan se vend do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare për 45 ditë.

“Edi Rama është zënë në një çark, papritur, dhe akoma nuk e ka marrë veten nga vendimi surprizë i opozitës për djegien e mandateve të deputetit. Edhe nëse firon ndonjë deputet nga PD apo LSI duke u ushqyer në grazhdin e Qeverisë, prapë se prapë vendimi i opozitës mbetet politik e nuk ndikon aspak në Parlament apo në publik.

Opozita zyrtare e ka djegur parlamentin. Mund të blihen “salirexhepër”, sepse kudo gjendet qenër apo bushtra të lira dhe lirshëm. Rëndësi ka që zyrtarisht opozita ka vendosur për mosnjohje të Kuvendit të Shqipërisë, duke djegur mandatet.

Pra tashmë është fakt i kryer politikisht dhe ligjërisht. Topi mbetet në fushën e PS. Edi Rama nuk ndjehet mirë. Kjo duket dhe shikohet nga lëvizjet e tij të çorientuara të ditës.

Edhe kur bën sikur nuk don t’ia dijë, prapë se prapë ai e ndjen se nuk ka rrugëzgjidhje përveç një qeverie tranzitore për ta çuar vendin në zgjedhje dhe që të merret me integrimin e Shqipërisë në BE në qershor.

Me Ramën dhe me këto vendimet të forta të opozitës në mbrojtje të votës së lirë, nuk ka asnjë shans marrja e statusit. Vetëm qeveria e propozuar nga opozita mund t’i jap vendit vendin e kandidatit zyrtar për në BE.

Akoma jemi në dy ditët e para të vendimit ekstrem të opozitës dhe Kryeministri nuk e ka marrë veten sepse mendonte se mund t’i përçante PD dhe LSI. Nuk ia arriti, ndonëse bleu nja dy deputetë të thonë në LSI dhe PD. Tani burime nga grupi antiRama në PS sqarojnë se Edi Rama po shikon mundësinë e një loje dinake kushtetuese.

Javën e parë të marsit do të kërkojë Mocion Besimi në Parlament dhe ti porosisë deputetët e tij të mos e votojnë në bllok, ç’ka do të thotë se nëse nuk merr 71 vota pro, qeveria bie dhe shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas Kushtetutës vendi shkon për 45 ditë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por me këtë qeveri dhe kryeministër.

Loja e tij luhet që “a deshët zgjedhje?!”. Hajde e shkojmë sipas Kushtetutës me mua kryeministër! Ndërkohë opozita nuk pranon kurrsesi të futet ne zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, pasi ka fakte dhe bindje se me atë në krye të qeverisë prapë bandat do blejnë votat. Edi Rama po pret Mocion Besimi. Opozita lufton për qeveri tranzitore pa Ramën shef të qeverisë. Cili variant do fitojë?”, shkruan Lesi në gazetën e tij.

Për hir të së vërtëtës të gjitha parashikimet e Nikollë Lesit në masën 100 përqind kanë rezultuar bllof dhe dëshira të tij, çka lë për të kuptuar se dhe ky parashikim do të ketë “fatin” e të tjerëve para tij.(TemA)

12 komente në “Nikollë Lesi ashpërson gjuhën dhe “zbulon” skenarin e Ramës: Ka qenër apo bushtra të lira por qeveria bie, për 45 ditë vendi në zgjedhje të parakohshme”

  1. Bravo says:

    ca flet budalleqe ky ka rroitur fare ose thjesht kujton se ka akoma reputacionin e Koha Jone ne 97…ka marr fund i gjithi..megjithe tspi tosun bac…hahah

  2. alban says:

    hahahaha. hihihihihi. na hengte m…. Leska e vogel

  3. Taku says:

    Po cfar mocioni flet o Nikoll edhe njeriu me i manget nuk e ha kete. Cfar kuptimi ka si precedent qe do krijohet cdo opozit djeg mandatet dhe urdheron mazhorancen ke te ver kryeminister ku eshte pare dhe ku ka ndodhur dhe ku do ndodhi ???????????????

  4. Xy says:

    Nuk ka bushter me te madhe se ty ,more qlbesire .Te ka bere nenen Bisha – Berisha prandaj i thua babe.
    Edi Rama ka 80 deputete dhe nuk ka arsye te shkoje ne zgjedhje te reja ,more pusht i ndyre

  5. shoku says:

    Keta nuk perfaqesojne KAZANIN, por HALENE e prej saj veç erë e qelbur del.

  6. marjani says:

    shkelqimi dhe renja e shokut lesi ,

  7. petriti says:

    More nkoll, po sigurisht qe ty nuk te pyet kush, leh sa te duash si qeni ndaj henes. Si nuk ke turp more qelbesire??? Po kush je ti qe perpiqesh te shkaterrosh kete vend. Sigurisht qe drejtesia duhet te merret pak me ty, por nuk do te vonoje.

  8. Lani says:

    ?Ku i di ky keto gjëra vallë?!

  9. Henri i VII says:

    Mire qe do iki rama, por si do veprohet per mosshitjen apo mosblerjen e votes ?, kush do gllaberoje me shume oligarke do jete edhe fitimtari i tepsise, i taves i tiganit apo i gavetes. Qe te mos ndodhe kjo duhet Kodi i ri zgjedhor dhe sistem mazhoritar, (pa deputete me lista) qe vota te blihet nga deputeti, dhe le te fitoje ai qe ka para dhe qe e don populli, ndryshe edhe per 100 vjet kjo ka per te ndodhur.

  10. zenelaj says:

    Kisha nja dy vjet qe mendoja qe ky Lehesi emer qe ja ka pagezuar i jati Sali Berisha,nuk eshte mire nga trute e kokes dhe po bindem perdite e me shume qe jo vetem seshte mire por dhe ka pjerdhur fare.Llogjike dementi.

  11. Genti says:

    Bushtrat dhe qente jane kryesisht ne krye te opozites LSI-PD dhe bishtave te tyre. Lehsi shikon endrra me sy hapur dhe kujton se qeveria rrezohet me nje proteste dhe dy apo 40 mandate te “djegura”. BE-SHBA po i bejne thirrje opozites te terhiqen nga ky vendim teresisht antidemokratik ne menyre qe neser mos te pesojne nje humbje biles edhe me te rende se ne 2017-en. Z’do mend aspak se Rama ne momentin e duhur nese opozita do qendroje ne istikamin e saj dhe nuk do u dorzohet presioneve te BE-SHBA per t’ju rrikthuer jetes demokratike dhe Kuvebdit do duhet ta coje vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme pasi edhe keshtu do te fitonte i sigurt perballe nje kudershtari te diskretituar.Perballe nje kaosi te mundeshem politik dhe destabilizimit te vendit Rama do beje zgjedhjen e duhur pra zgjedhjet e parakoheshme por jo pa u ulur ne tavoline dhe jo para dhjetorit te ketij viti pasi do duhet te perfundoje Kodi Zgjedhor dhe nje Qeverie te Perkoheshme me ne krye Ramen apo jo do i duhet kohe per te krijuar klimen e nevojshme per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit vendor dhe atij qendror. Rama nuk eshte Berisha dhe nuk do beje kurban interesat e vendit per ato te pushtetit.

  12. Hë more Nikoll Leshi?sa parashikues i saktë je për Shqipërinë tande te dashur.Po ti nuk kenke ma i mutë se Saliu qe te dogji e të poqi në 1997.Ti kenke ma mut se ai.Do tju vijë dita edhe ju o kriminele te regjur prandaj jeni ashpërsua kaq shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje