Protesta e opozitës, Policia: Synohet hyrja me forcë në Parlament, do t’i përgjigjemi me forcën e ligjit çdo akti dhune

20 Shkurt 2019, 16:56Kronika TEMA

Policia e Shtetit bën me dije se ka infromacione se në protestën e nesërme të organizuar nga opozita ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale.

Më tej policia bën me dije se synohet hyrja me forcë në Parlament, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

“Policia e Shtetit në zbatim të ligjit “Për tubimet”, si dhe në mbështetje të së drejtës së organizmit të tubimeve paqësore të qytetarëve, ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 21 shkurt 2019.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si edhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.

Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për bllokimin e disa rrugëve që lidhen me vendin ku do zhvillohet protesta, si dhe për kontrollet e shtuara përgjatë akseve rrugore kombëtare, që ajo është e detyruar të zhvillojë, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës.

Ftohen të gjithë qytetarët që kanë informacione me rëndësi, të kontaktojnë në anonimat në numrin e telefonit pa pagesë 112, ose në Komisariatin Dixhital!”– thuhet në deklaratën e Policisë. (TemA)

4 komente në “Protesta e opozitës, Policia: Synohet hyrja me forcë në Parlament, do t’i përgjigjemi me forcën e ligjit çdo akti dhune”

  1. Alban Dega says:

    DHUNIMI I KUVENDIT ESHTE AKT TERRORIZMI !

  2. demokracia ka lind ne vicidol says:

    kta kokpalaret e sali97 duhen kthyer te kulla e baces vetem ne kte menyre mund te ndalohen

  3. Saliu i shpelles says:

    Ropt shkerdheuni shpellareve te PDse. Se ata shpellare vetem drurin marrin vesh

  4. Sokol says:

    Te dale me deklarate presidhjeri dhe te beje apel: kokpalaret te mos guxojne te prekin institucionet.Por kete radhe eshte presidhjeri dora vete qe i ka organizuar kokpalaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje