Nga Flogert Muça
Teksa të gjithë kanë drejtuar sytë nga selia blu se ç’do të ndodhë me mandatet dhe për të kuptuar arsyen e vërtetë të këtij akti të rrezikshëm demokratik që opozita e Berishës, Bashës e Kryemadhit ka ndërmarrë, përgjigjen e ka dhënë sot në një intervistë për Deutsche Welle, Presidenti Ilir Meta.
Duke shuar të gjithë zërat e skeptikëve apo cinikëve që bëjnë sikur se kuptojnë hallin e vërtetë të opozitës, Meta sot e tha hapur në intervistë faktin se mazhoranca duhet të tërhiqet nga reforma në drejtësi, që edhe opozita të tërhiqet nga lënia e mandateve.
Si lexohet kjo deklaratë e Metës?
Të gjithë e dimë se deri dje, drejtësia e vjetër ishte në dorë të ish-kryeministrit Berisha dhe Presidentit Meta, të cilët kur qeverisnin bashkë në periudhën 2009-2013, emëruan të gjithë kupolën e drejtësisë. Emëruan pikërisht këtë kupolë që ngeci në rrjetën e vettingut për lidhjet e saj me krimin, pasurinë e pajustifikueshme e të tjera si këto. Emëruan pikërisht ata njerëz që nuk do lejonin t’ju hynte gjemb në këmbë as Berishës, as Metës e as njerëzve të tyrë të emëruar në pozita kyçe pushteti.
Por, falë vendosmërisë së ndërkombëtarëve(kryesisht SHBA-ve) dhe mbështetjes pa ekuivok nga ana e kryeministrit Rama u realizua një ndër reformat më të rëndësishme të dy dekadave të fundit, ajo në drejtësi. Nën monitorimin dhe ekspertizën e partnerëve ndërkombëtarë, u bë dhe po bëhet pastrimi dhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë së re. Është pikërisht kjo reforma kryefjala e gjithçkaje si në Tiranë ashtu edhe në Bruksel. Veçse në Tiranë kjo reformë është problemi, ndërsa në Bruksel shihet si maja e suksesit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt çeljes së negociatave.
Thënë të gjitha këto, leximi i deklaratës së Metës bëhet shumë i thjeshtë. Ai në emër të opozitës ka kërkuar sot nga ndërkombëtarët dhe nga Rama që reforma në drejtësi të mos shkojë deri në fund, pasi duke ditur të shkuarën e liderëve të opozitës, është krejt i sigurtë se e ardhmja e tyre do jetë shkatërruese. Askush më mirë se Meta nuk e di se çfarë i ka bërë Berisha, Basha, Mediu e vetë ai Shqipërisë në tre dekada pluralizëm. Ndaj, Meta sot ka hedhë ofertën ku në këmbim të rikthimit në parlament të opozitës, kërkon zhbërjen e reformës në drejtësi.
Ndaj edhe deklarata e tij që maxhoranca duhet të tërhiqet nga reforma në drejtësi, është ndoshta me e sinqerta e bërë nga opozita dhe më e kuptueshmja nga shqiptarët. Gjuha shkon ku dhemb thëmbii thotë populli, ndaj Ilir Meta sot ka treguar dhëmbin e prishur të opozitës, që e ka detyruar atë të marrë hapa ekstremë në dëm të Shqipërisë e drejtësisë, vetëm për tu mbrojtur nga e shkuara e saj.
Deklarata e Ilir Metës sot e cila kaloi si pa u vënë re nga mediat, është në fakt këmbana e madhe që tregon frikën e opozitës nga drejtësia. E aq e madhe është kjo frikë, sa ka bërë që Ilir Meta të dalë e të kërkojë moszbatimin e saj hapur edhe në emër të Berishës, Bashës e Kryemadhit.
Të gjitha deklaratat e tjera politike në emër të votës së lirë janë brroçkulla që jo më kot Ilir Meta nuk iu jep rëndësi. Halli i madh është drejtësia e cila nuk duhet të veprojë. Meta e tha, tani është rradha e SHBA-BE-mazhorancë që të flasin nëse do tërhiqen nga projekti i tyre për reformimin e drejtësisë tani që janë në hapat a fundit, apo do të vazhdojnë.
Mbetet të presim.
Deklaraten e e Metes e kuptome shume qarte. Metes,Berishes,Bashes, Monikes e te trve u ka hyre frika ne palce. NUk ka me thenie me te qarte. Mazhorance terhiqu nga reforma e drejtesise se ne jemi ne hall….. Per popullin kjo do te thote se SHBA dhe Europa ,se bashku me kryeministrin Rama duhet perkrahur pa rezerva . Populli duhet te kuptoje se kemi patur nje drejtesi te qelbur. POPULL < LARGOHUNI NGA Berisha,Basha , Monika dhe Iliri. Demokrat, largohuni nga gjakpiresit e popullit. INTELEKTUAL qe militoni ne PD, cohuni e merni ne dore fatat e kesajpartie, e cila lindi si shprese e popullit,por u be TMERRI i POPULLIT. Popull demokrat qe jeni pergatitur per proteste neser me 21 shkurt, largohuni, degjoni Ameriken dhe Europen ku duam te shkojme. Me 16 shkurt ju godisni deren e kryeministrise ,ndersa Fatmir Mediu,LULI e Saliu,bashke me MONIKEN qeshnin. Ata duan kolltuket e ju hani burgun. Burgun qe e kini hallal se demtuate pasurine e popullit. LULI,Saliu Fatmiri e MOnika marin miliona e ju merni 20 apo 30 mije leke te vjetra …. DUSTANCIHUNI<DISTANCIHUNI<DISTANCOHUNI, mos u beni mashe e kriminelit SALI E FATMIR MRDIU., MONIKES <ILIRIT DHE LULIT.
Nese s’kemi drejtesi humbet kuptimin edhr vete fjala Shwiperi. Drejtesia eshte me e rendesishme se edhe vete Shqiperia. Nje vend pa drejtesi nuk i duhet as dreqit.
Poshte Meta she Berisha. Reforma ne drejtesi te vaxhdoje.
KA FRIKE SE ESHTE HAJDUT I FLORIRIT……
shume gjera kuptoj, por qe prokuroria te mos dale te sqaroje popullin nuk lejoher, se keshtu i genjejne njerzit partite……………..
shume gjera kuptoj, por qe prokuroria te mos dale te sqaroje popullin nuk lejoher, se keshtu i genjejne njerzit partite……………..dalin nga partia demoneve dhe thone e tha zeri i amerikes sikur ky eshte ndonje institucion, psh prokurori speciale dhe ta pranojme,edhe ajo eshte nje televizion qe jep lajme kush paguan me shume ose perkrah nje parti,dhe vetem qe eshte ne amerike por qe nuk ka lidhje me shtetin amerikan………..