Dua Lipa shënon suksesin e radhës, rrëmben trofeun në Brit Awards

21 Shkurt 2019, 15:00Lifestyle TEMA

Dua Lipa ka rrëmbyer një çmim në eventin e madh muzikor Brit Awards.

Ajo mori katër nominime në dy kategori, por arriti të marrë vetëm një çmim, atë të British single, për bashkëpunimin me Calvin Harris, ‘One Kiss’.

Grupi i rokut ‘The 1975’, DJ Calvin Harris dhe Dua fituan çmimet më të mëdha të mbrëmjes.

The 1975 u emërua ‘Best British group’ dhe ‘British album of the year’ për “A Brief Inquiry into Online Relationships.”

Calvin Harris gjithashtu mori dy çmimet e tij Brit të parë, pas një totali prej 16 nominimesh gjatë karrierës së tij. Ai mori çmimin ‘Music producer of the year’ dhe ‘Best single’.

1 komente në “Dua Lipa shënon suksesin e radhës, rrëmben trofeun në Brit Awards”

  1. Baliu says:

    Krenar me vajzat e arta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje