Ekzekutoi shokun, zbulohet motivi dhe detajet e reja të krimit në Tepelenë

22 Shkurt 2019, 14:53Kronika TEMA

40-vjeçari Roland Milo ka pranuar në polici autorësinë e vrasjes së shokut të tij Sokol Rama, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Milo u arrestua një ditë më parë në Vaqarr të Tiranës, ku qëndronte i fshehur në banesën e motrës së tij e më pas u dërgua në Komisariatin e Gjirokastrës.

Pas gjetjes së trupit të pajetë të Sokol Ramës, policia ngriti dyshime të forta se kishte qenë pikërisht shoku i tij autori i ekzekutimit.

Sokol Rama dhe Roland Milo bashkëpunonin prej 2 vitesh, kryesisht në vjedhje banesash dhe transportim lëndësh narkotike. Milo ishte ai që identifikonte banesat në Përmet, ndërsa vjedhjet kryheshin nga Sokol Rama.

Ditën kur ndodhi vrasja, ai kishte refuzuar t’i jepte Sokol Ramës shumën e caktuar për trafikun e drogës dhe debati përfundoi me ekzekutimin e tij në kthesën e Piskovës, pranë Përmetit.

Më pas Roland Milo e ka hedhur makinën me trupin e pajetë në humnerën pranë fshatit Mbrezhdan të Këlcyrës. I ndodhur para provave të pakundërshtueshme të policisë si arma e vrasjes dhe gjurmët e gishtave në makinë, Milo nuk ka pasur rrugë tjetër veçse të pranojë akuzën e vrasjes me dashje te shokut te tij.

1 komente në “Ekzekutoi shokun, zbulohet motivi dhe detajet e reja të krimit në Tepelenë”

  1. Blendi says:

    Keto pabesi dijne ti bejne vetem mocaloret-shemtaraqe-jugore beseprere dhe gjakperzier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje