Ambasada e SHBA paralajmeron qytetaret ti rrijne larg protestes nga rreziku i dhunes

20 Shkurt 2019, 21:08Kronika TEMA

Ambasada e SHBA me anë të një njoftimi këshillon qytetarët e saj për të mënjanuar qarkullimin në disa prej pikave të Tiranës ku pretendohet se nesër do të jenë të populluara nga protestuesit e opozitës. Në njoftim thuhet se protestuesit do të mblidhen në orën 9:00 të mëngjesit në sheshin Zogu i Zi, Qytetin Studenti, Stadiumin Selman Stërmasi si dhe rruga përballë parlamentit George Ë. Bush, i cili është destinacioni final i protestuesve.

Gjithashtu ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë se nesër pritet të ndodhë një demonstratë kundrejt qeverisë shqiptare duke kujtuar se një protestë e ngjashme vetëm 4 ditë më parë u kthye në një demonstratë të dhunshme.

Po ashtu, ambasada e SHBA bën me dije se protesta nuk ka një afat kohor të tejzgjatjes si dhe paralajmëron se vendi i protestimit mund të ndryshojë ditën e nesërme.

1 komente në “Ambasada e SHBA paralajmeron qytetaret ti rrijne larg protestes nga rreziku i dhunes”

  1. ¿ says:

    SHBA dhe PS e Shqipërisë nuk deshën që PD e Berishës të merrte pjesë në votim në 2017 – ën., por është ambasada Gjermane në Tiranë që e bindi. Sot djeg mandatet, nesër parlamentin. Duhet të nisin arrestimet që sonte te personat problématique që s’kanë imunitet politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje