Një delfin është filmuar në një moment tepër të dhimbshëm ku duket sikur ka lot në sy.
Kafsha po shitej për mishin e tij në një market në Kinë dhe duket se e kuptoi këtë gjë.
Delfini u shit me 2.2 paund për kilogramë. Gjitari u gjet në Azinë Lindore dhe është listuar si një “specie në zhdukje” nga lista e IUCN Red.
Tregtia e kafshëve është e kontrolluar rreptësisht nga konventa kombëtare dhe e ndaluar në Kinë. Delfini u pa në Xuëen të Kinës dhe ishte rreth 1.7 metra i gjatë e peshonte më shumë se 50 kilogramë.
Një prej dëshmitarëve tha: “Ne pamë një person që e solli në market dhe shumë njerëz u afruan për ta parë. Dukej se po qante gjatë këtij procesi.”
per zotin kjo gje me trishton pamase,
nuk di cfare te them.
keta eshte per ti vrare me buke ne goje, bravo nese e kane shpetuar vertet.