Shpiket pacemaker-i që karikohet nga rrahjet e zemrës

23 Shkurt 2019, 09:30Shëndeti TEMA

Pacemaker-i i parë që nuk ka nevojë të karikohet, pasi furnizohet me energji nga rrahjet e zemrës, është rezultati i testeve mbi derrat, që ka dhënë rezultate të mira.

Rezultati është botuar në revistën ”Acs Nano” nga grupi i universitetit ”Jiao Tong” të Shangait, i udhëhequr nga studiuesi Bin Yang.

“Ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar në përfundimin final”, tha Bin Yang për ANSA-n.

“Tani do të duhet të përfundojmë testet mbi derrat, pastaj ato mbi majmunët dhe nëse rezultatet janë pozitive, pas pesë apo gjashtë vjetësh mund të kalojmë në eksperimentimin mbi njeriun”, theksoi ai.

Pacemaker-i aktual futet nën lëkurë, në afërsi të klavikulave dhe bateritë e tyre gjenerojnë sinjale elektrike që vijnë në zemër përmes elektrodave të implantuara.

Ato janë bateri që mund të zgjasin nga pesë deri në 12 vjet.

Deri më tani janë bërë disa përpjekje për të zbatuar stimuluesit kardiakë që përdorin rrahjet e zemrës si një burim energjie natyrore, por pa sukses për shkak të strukturës së tyre të ngurtë.

1 komente në “Shpiket pacemaker-i që karikohet nga rrahjet e zemrës”

  1. K. F - Vlonjati says:

    Çfare eshte ky Pacemaker, o gazetare gjysmake a eshte biri i lali Erit apo Edi Rames qe keni kaq perzemer?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje