Në qytetin e Pukës është zbuluar një arsenal granatash i groposura nën tokë
Ministria e Mbrojtjes dërgoi urgjent një ekip EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës, ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.
Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.
“Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. (TemA)
Kur serbet u shporren nga Kosova minuan mijera hektare te tokes bile duke kaluar edhe kufirin dhe token e Republikes se Shqiperise!! Kete qellim pati edhe Sali Berisha qe shperndau armet dhe hapi depot e municioneve ne `97!! Per 100 vjet tokat shqiptare jane te minuara si nga minat dhe bombat ashtu edhe nga mentaliteti yne per armet!! Sherrin ia kemi pare dhe do ia kemi…