DW: Perspektiva europiane në rrezik, dialogu shansi i vetëm. Opozita injoron thirrjet e aleatëve strategjikë të Shqipërisë

24 Shkurt 2019, 09:49Politika TEMA

Dialogu mes qeverisë e opozitës u sugjerua nga faktori ndërkombëtar si e vetmja rrugë për të dalë nga kriza politike, ku është futur Shqipëria, pasi deputetët e opozitës hoqën dorë nga mandatet e tyre parlamentare.

Nga Ani Ruci

Ambasadori i BE, Soreca theksoi ditët e fundit se “qeveria dhe opozita duhet të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këtë situatë. Çështja është sesi Shqipëria mund të ecë përpara drejt BE”.  Deputeti gjerman, Florian Hahn, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për Zgjerimin dhe Çështjet e BE-së në Bundestag, u bën thirrje “miqve në Shqipëri” që „të fillojnë menjëherë diskutimet, në mënyrë që aktiviteti parlamentar të rifillojë dhe situata të kthehet në normalitet. Perspektiva europiane është në rrezik”, vë alarmin deputeti gjerman në një deklaratë të publikuar nga Agjensia Telegrafike Shqiptare. Kryeministri Rama është në një linjë me faktorin ndërkombëtar kur është fjala për daljen nga kriza. “Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet është forcimi i demokracisë, por  jo ndryshimi i qeverisë, as ndërprerja e  një mandati legjitim qeverisës” theksoi ai të premten.(22.02)

Kriza politike e pazakontë – opozita injoron thirrjet e faktorit ndërkombëtar

Të pazakontë krizën politike të saposhfaqur e bën pespektiva e paralizës së jetës parlamentare dhe potenciali i protestave për të destabilizuar vendin. Me heqjen dorë zyrtarisht nga mandatet parlamentare, opozita e zhvendosi debatin dhe luftën politike nga parlamenti në rrugë. Thirrjet e aleatëve strategjikë të Shqipërisë, BE dhe SHBA, për të mos djegur mandatet e saj parlamentare mbetën pa u dëgjuar. Ambasadori i Delegacionit të BE, Luigi Soreca, e cilësoi të premten hapin e paprecedentë të opozitës “një vendim që e ka futur vendin në një fazë pasigurie të lartë politike dhe që minon vazhdimësinë e hyrjes së Shqipërisë në BE”.

Edhe  Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, i quajti “dorëheqjet e koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, dëmtim të përpjekjeve për reforma dhe të një institucioni të rëndësishëm të demokracisë”, Parlamentit.

Gjermania, mbështetësja e fuqishme e Shqipërisë në reformat për progres në integrimin europian, është në të njëjtën linjë. Në deklaratën e deputetit gjerman, Florian Hahn, theksohet, se  ”deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bënë autogol qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme”.

Pse dalin në protestat e opozitës qytetarët?

Stanjacioni politik është në prag. Zhvillim i protestave edhe me incidente dhune nuk përjashtohet. Kryetari i PD, ish-deputeti Lulzim Basha, tha të premten,( 22.02) se “do të vazhdojë aksioni qytetar pas djegies së mandateve me protesta lokale dhe kombëtare si edhe me përgatitjen e PD për zgjedhje”. Monika Kryemadhi , kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) pjesë e opozitës së djathtë, tha pas protestës së opozitës para Parlamentit se nuk përjashtohen edhe “shpërthime tritoli”. Opozita kërkon rrezimin e qeverisë Rama pa mbyllur mandatin e saj të dytë, në 2021, pasi sipas saj ajo është „e korruptuar, e lidhur me krimin dhe e ardhur në pushtet me vota të vjedhura”.

Presioni qytetar ndaj qeverisë Rama 2, muajt e fundit është shprehur me protesta këmbëngulëse. Banorët e Astirit,  një zonë e Tiranës,  ku është projektuar të kalojë Unaza e Re, janë në protest prej disa muajsh, të drejtuar nga opozita pasi projekti prek banesat e tyre. Por opozita kërkoi rrëzimin e qeverisë, kur plasi një skandal korrupsioni: kur tenderin e ndërtimit të një segmenti të unazës së re e fitoi një kompani fantazëm, me dokumenta të falsifikuara, që mori 18 milionë euro nga fondet shtetërore dhe menaxheri i saj nuk gjendet nga organet e drejtësisë që po hetojnë skandalin. Opozita e quajti skandalin “vjedhje nga qeveria”. Në dhjetor pasuan protestat e studentëve që kërkuan tarifa më të ulta për shkollim dhe kushte më të mira jetese në konvikte. Ndërkohë largimi i njerëzve, sidomos i rinisë, nga Shqipëria për shkak të papunësisë, varfërisë, mungesës së perspektivës  është një shkak tjetër  i pakënaqëesisë nga qeveria Rama.

“I papunë” – shqetësimi kryesor i protestuesve

Edhe pse Shqipëria ia doli mbanë  të ketë në 2018, një  rritje ekonomike  më të madhe se një vit më parë, duket qartë se jo të  gjithë shqiptarët e shohin rritjen në jetën e tyre të përditshme.  Ylli Kapa, protestues nga Tirana, thotë për DW: “Protestoj kundër kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama se jam i papunë që prej 5 vitesh, jam mekanik, kam qënë i punësuar në ndërmarrje shtetërore.” Një tjetër protestues, nga Erseka merr pjesë  në protestën e opozitës në Tiranë për të njëjtën arsye. „Protestoj për të drejtën time që të punoj. Jam vetë i pestë në shtëpi, asnjë nuk punon, shkoj emigrant me punë sezonale në Greqi. Jetojmë duke shitur bimë medicinale që i mbledh gjithë familja në mal”.

Kryeministri Rama, pranoi pas përfundimit të protestës para Parlamentit që “nuk është i pagabueshëm”. Por protestat e opozitës i sheh të frymëzuara nga frika e saj për humbjen e zgjedhjeve lokale, në qershor të këtij viti, dhe fillimi i funksionimit të Strukturës së Posacme Anti Korrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të hetojnë korrupsionin e politikanëve të lartë, që sipas kryeministrit Rama do të ndajnë ”akuzat nga krimi”.

11 komente në “DW: Perspektiva europiane në rrezik, dialogu shansi i vetëm. Opozita injoron thirrjet e aleatëve strategjikë të Shqipërisë”

  1. ¿ says:

    Nuk ka negociata me pedofilët nazist Gjerman.

    1. Europian says:

      Ik ore idiot! Te jep Sala 5 lek dhe shet bythen ketu

    2. Shteti nuk eshte punedhenesi - Shkoni gjeni pune says:

      Po pse keta kerkojne pune nga qeveria? Mekaniku duhet te gjeje pune ne oficina private, sa te duash ka, por nuk do, do tja japi qeveria pjaten dhe lugen. E pabesueshme. Keta kujtojne se jane akoma ne komunizem kur Bashkia te gjente punen. Akoma nuk jane pershtatur ne ekonomine e tregut. Duket si ato kafshet e egra qe jane zbutur dhe mbajtur ne shtepi dhe kur i hedh ne pyll nuk dine te kapin ushqimin. Levizni bythet ore sepse nevoje per mekanike e punetore ka kudo. Nuk do tja u japi Rama te gjieve punen duke ndenjur ulur ne shtepi. Po cfare mendojne keta se duke hequr Ramen do tju vije puna nga Berisha. Hahaha akoma nuk e kane mesuar qe puna e vetme qe te ofron Vicidolsi eshte tju hedhe ne ere si ne Gerdec me gjithe femijet! E meritoni nje Berishe te dyte qe tju djege e rrjepe te gjalle. Jeni shtaze te ndyra. Dhe nuk vleresoni qe ky njeri, z. Rama, po ju sjell begati te gjitheve me ato qe po nderton dhe ka ndermend te beje per Shqiperine. Jepini kohe ore idioter sepse Shqiperia me Ramen do behet. Por me Basha-Berisha-Kryemadhe-Meta shkon ne ferr.

  2. Toni.D. says:

    Opozita kerkon te hakmerret per ate qe ndodhi ne 2011-n… atehere protestuan njerzit e thjeshte, te pa punet.etj dhe fundi tragjik e dime te gjithe si perfundoje,tani kerkojne Parlamentaret miliardare te hedhin poshte Qeverisien e vendit duke protestuar psh date 16 shkurt komplet Stafi Bashkia Kamez ishin ne proteste.. gjithcka kuptohet s’eshte nevoja te zgjatem.

  3. Emigrant says:

    Per te gjithe te “Papunet”..qe kerkojne Pune me “RREZIMIN” e Qeverise Rama…
    1-Edi Rama ka nje Poste Kalimtare dhe jo te Perjetshem, kete e di dhe “Bufi” mor Bufer dhe Shurdhavec….mos Valle iku Sote Edi Rama nga Qeveria, dhe ai Tjetri qe do te vije ne Qeveri..p.sh Basha apo Berisha..DO TJU SHperblejne me Pune ??????????????Sepse moret pjese ne Proteste??
    ME TE VERTET Kaq Idjote jeni??????????????
    “-Askush , nga Qeverite nuk Garanton punesimin e nje Makaniku, apo Axhustatori, apo Kepucari….Puna gjehet vete…..Punen nuzk ta Garanton Qeveria…Apo mos duhet te hapim nje vende Pune per Mekanike….sepse na dole ne Proteste…ti Idjote i Lindur…
    Fenomenet e Papunesise jane ne te gjitha Vendet e Botes, mos valle Qeveria do te hapi Vende Pune..per Mekanike?????????????????????mBASE Berisha dhe Basha do te te Shperblejne me nje “Tope-Hallva”..por vende pune Jo…..
    Ti Mekaniku i pa-Pune po perdoresh nga Berisha dhe Basha, qe me Demostrata KERKOJNE TE MBROJNE PARATE E VJEDHURA NGA SHQIPETARET, Qe kerkojne Bllokimin e Shqiperise per ne Eu….Kjo eshte e verteta…..lol

  4. BRSS says:

    ME KETE OPOZITE SHKERDHATE ME KETA KELYSH KURVASH VETEM KEQ E ME KEQ DO BEHET SE JAN TE SHITUR DHE ME GJYNAHE TE MEDHA PRANDAJ JU INTERESON RREMUJA

  5. Tori says:

    Pse kaq popullsi e madhe qenka Kamza sa qe te gjithe ai popull qe kishte dale ne proteste paskan qene vetem punonjes te bashkise ?Po ta krahasojme me bashkine e Tiranes i bie qe kjo e fundit te kete rreth nje milion punonjes dhe keshtu i bie qe ne qenkemi nje shtet me 240000000 banore.

    1. @Tori - Edhe ti me arithmetiken e Lulit? says:

      Vertet mendon se ne shesh ishin 240 milion ore Tori? Hahaha qenke matematikan i shquar! Po 4-5 mije vete ishin ore ti, te mbledhur nga Kamza, Kavaja dhe disa bashki te pd-se a lsi-se.

  6. Loni says:

    O tor bytha ishin dhe ca byt qima si puna jote qe kishin hyp ne pem.

  7. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Shqiperia gjithmone eshte ne rrezik me vet-veten.

  8. gardiani says:

    Krize ka vertet , por ne SHQUP , bile panik , nje parti qe s’ben dot zgjedhje brenda saj , zgjidhet ”kryetari” , i kontestuar , kryesia, keshilli kombetar, po ashtu , c’do forum ne qender dhe ne baze .
    Nje parti qe ne qender te kauezes te saj ka ENDRAT e ”kryetarit” sajesat , intrigat , BABALIZMAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje