Gjonaj në Parlament: Sistemi i ri i drejtësisë, arsyeja pse opozita ndodhet jashtë. SPAK do hetojë të gjitha dosjet

26 Shkurt 2019, 18:18Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se arsyeja e bojkotit të opozitës dhe zhvillimi i protestave jashtë parlamentit është ngritja e sistemit të ri të drejtësisë.

Gjonaj tha gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare që po zhvillohet mes tensioneve të protestës, se Struktura e Posaçme Anti Korrupsion do të hetojë të gjitha dosjet e korrupsionit të ish zyrtarëve dhe zyrtarëve.

Ajo i ftoi deputetët e pranishëm në sallë të votojnë për ngritjen e strukturave të reja.

Pjesë nga fjala e Gjonajt:

Unë jam e bindur që partitë politike opozitare janë jashtë kësaj salle sepse sistemi i ri i drejtësisë po ngrihet dita-ditës.

Ashtu siç dëshmoi qartë pengesa e 2018 për magjistraturës, por fatmirësisht edhe kjo u superua.

Reforma në drejtësi po prodhon rezultatet e saj më të mira.

Po përgatitet paketa për prokuorët e SPAK, për rritjen ndjeshëm të pagës së tyre si dhe garantimin e një sërë të drejtash të tjera. 

SPAK, i cili në këtë moment është në procesin e ngritjes së tij, do të shuajë njëherë e mirë kulturën e pandëshkueshmërisë duke hetuar të gjitha dosjet e korrupsionit dhe duke ndëshkuar çdo zyrtar dhe ish zyrtar të përfshirë.

Ju ftoj të votoni strukturat e reja.

1 komente në “Gjonaj në Parlament: Sistemi i ri i drejtësisë, arsyeja pse opozita ndodhet jashtë. SPAK do hetojë të gjitha dosjet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje