Nga Ardian Ndreca
Me datën 26 shkurt parlamenti votoi strukturat e KLGJ-së dhe KPL-së. Përjashta Berisha, Kryemadhi dhe Basha tentonin të bllokonin punimet e nji parlamenti që e kanë braktisë, tue qenë se përtej akronimeve të bezdisshme, këto struktura, së bashku me SPAK, BKH dhe gjykatën speciale përbajnë nji rrezik real dhe iminent për ta.
Përsëritet e njejta skenë, ata që ishin bashkë me 21 janar 2011 sot janë prap bashkë. Mbroheshin atëherë për aferat korruptive, të njejtën gja bajnë edhe sot.
Nominalisht janë nji parti e djathtë dhe nji e majtë e majtë (dy herë), ndërsa realisht përfaqsojnë nji interes të vetëm transversal që përshkon adhuruesit e haptë të Enverit me kinse urryesit e tij – nji herë e nji kohë shokë varkash. Shkaku i mirëfilltë që organizoi edhe protestën e fundit, të improvizueme me ngut, asht interesi jetik me shmangë drejtësinë.
Gjithçka ishte nji dështim total në të gjitha pikëpamjet. Për shembull lideri rumun i akuzuem për korrupsion Liviu Dragnea mbërrinte me nxjerrë në shesh deri në 100 mijë mbështetës kundër prokurores së hekurt Laura Codruta Kovesi, e cila vuni nën hetim 14 ministra dhe 39 zv/ministra. Por, dihet se rumunët që hodhën në burg Adrian Nastase dhe kroatët që dënuen Ivo Sanader, na kanë parapri gjithmonë në hapat historikë.
Me fjalë të ndyta dhe me retorikë banale nuk asht rrëzue kurrë asnji qeveri, sidomos në Ballkan, kurse gazi lotsjellës mjaftoi me zbutë efektet e kangëve patriotikë në gojën e atyne që Shqipnisë janë mundue me ia shitë edhe detin.
E megjithatë efekti i 4000 plumbave që u gjuejtën me 21 janar 2011 ishte shumë ma i randë sesa ai i gazit lotsjellës, këtë e tregon fakti se katër vetë s’u kthyen kurrë ma në shtëpijat e veta – falë atij bllokut të famshëm ku shifrat ishin elokuenca e vetme e nji politike dështake, falë atij kulshedrit plak që e urren Shqipninë dhe atij ish ministrit kukull që për mirënjohje ndaj familjes rrin përjetsisht në gjunjë.
Ata katër që u shkapetën pa jetë në bulevard s’patën kohë as me derdhë lot, dhe palaçot me pagesë dolën në darkë tue folë për çadra pistoletë dhe hipoteza absurde ndërsa trupat ftoheshin në morg.
Në vendet demokratike nuk gjuen kush plumba luftarakë kundër protestuesve, kurse
gazin lotsjellës mund ta provojsh nga Parisi në Tokio, në qoftë se pulsionet barbare të çojnë me shkatrrue gjanë e përbashkët dhe me dhunue institucionet.
Opozita sot akuzon Edi Ramën për vilën e Surrelit, deri këtu krejt në rregull, edhe pse së pari do të duhej dënue arkitekti për shëmtinë që i ka pjellë mendja. Drejtësia vlen për Ramën dhe për këdo tjetër.
Por Edi Ramën apo tjetërkënd nuk mund ta hetojë kurrsesi drejtësia e Tikut, emblemë e gjallë e korrupsionit sistemik, por ajo drejtësi që SHBA-ja përpiqet me ngjallë tek ne me ndihmën e saj konkrete e edhe me kërcënime të drejtpërdrejta, madje edhe publike.
Salitë dhe Monikat po të ishin koherentë do të gëzoheshin, pse reforma e vërtetë në drejtësi, garanti i së cilës janë SHBA, do ta kapte edhe vetë Ramën dhe ata që kanë përfitue në dy legjislaturat e fundit prej tij.
Por kjo mundësi nuk i josh aspak, nji gja e tillë nuk u hyn në sy, pse reforma rrezikon së pari ata që kanë hedhë në erë 26 persona në Gërdec, që kanë avullue 230 milion dollarë gjatë ndërtimit të Rrugës së Kombit, që kanë zhdukë 87 milion dollarë të dhanuna si garanci shitjet për Albpetrolin, që me 21 janar 2011 kanë vra 4 protestues me duer ndër xhepa. Vila e Surrelit asht nji kënaqësi e papërfillshme përpara ndërshkimit sado të pjesshëm të krimeve monstruoze që kanë krye, përfshi vrasjen dhe zhdukjet e personave.
Ata që sulmojnë sot selinë e kryeministrisë dhe parlamentin nuk duen asgja tjetër veçse bllokimin e çdo reforme në drejtësi si edhe garanci personale që ata vetë nuk do të preken asnjiherë.
Por Rama nji garanci të tillë s’e ka as për vete, dhe s’mund t’ia japë askujt. Ndërsa Shtetet e Bashkueme të Amerikës nuk i kanë dhanë garanci Sadamit dhe Gedafit, jo po i japin disa zuzarëve që kanë përfitue prej nji mase të shastisun dhe të pa kultivueme me ideale civile.
Që reforma në drejtësi asht diçka serioze që jep shpresë, e manifeston halli i madh që lexohet tridimensionalisht në fytyrën e rrënueme të Berishës, i cili del me protestue në kufijtë e forcave që i lejon mosha, e tregon dhuna që frymzon ai me ortakët e tij, të cilët përpiqen me alternue buzëqeshjet e sforcueme me nji retorikë bajate që ta çon stomakun peshë ma keq se gazi lotsjellës.
Fjala jote ne vesh te Perendise, ka ardhur koha qe dikush te paguaje per gjynahet qe nisin me piramidat dhe 1997 dhe arrijne deri tek te vraret ne bulevard.
Fatmir gerdecit nuk do ti lejohet te hyje me ne shba
E para:
Mesojeni gazetarin te shkruaje ne gjuhen standarte se na e shpifi. Na perdhos gjuhen.
E dyta:
Tani qe fillon vettingu i politikaneve u ka hyre frika ne palce shpk-se se Monikes dhe malokeve te Lulit, prandaj duan te destabilizonje kete vend por nje hic asgje nuk kane per te bere sepse nuk kane nga tia mbajne!!
Z.Ndreca Shkruani me gjuhen shqipe qe keni studjuar ne shkolle. Nuk me resulton qe te jete kjo gjuha e shkruar
@ Emigrant
Ne Britanine e madhe deri para disa dekadave nuk lejohej ne TV kombtare te flitej me dialektet perkatese te Britanise se madhe, deri sa dikur iu hapen syte edhe britanikeve “te prapambetun” dhe e pranuan qe cdo dialekt ka rendesine e vet dhe nuk duhet shtypur dhe fshehur.
Kshu qe sot ne TV kombetare britanike degjon te gjitha dialektet e e Britanise se madhe duke filluar qe nga Wellsi e deri ne New Castle e me lart Skoci.
Kshu qe mos e mbyll mendjen dhe te mendosh se vetem ne gjuhen letrare qe e shpiku partija duhet te flitet.
Per me teper gegnishtja ka ken dialekti zyrtar deri ne mesin e viteve 60
Je duke genjyer shume. Gegenishtja nuk ka qene asnje here gjuha zyrtare ne Shqiperi. Pasi ka qene shume dialektore, shume e prapambetur dhe e pa kultivuar. Gjuha zyrtare ne Shqiperi ka qene dialekti i Elbasanit i Kostandin Kristoforidhit, Dhaskal Todrit etj etj. Aty ku ka lindur edhe e para shkolle shqipe per mesues ne Shqiperi, Normalja e Elbasanit. Edhe per Angline genjen. Ne Essential, metoda te mesimit te gjuhes angleze ne Shqiperi, pyetej: “Cilin dialekt duhet te perdorim si gjuhe zyrtare. Dhe profesori u pergjigj: Gjuha qe flitet ne BBC eshte gjuha zyrtare ne Britani. Kur eshte mire per BBC-ine eshte mire edhe per mua”!
@ Katarakt
Une mire qe jam duke genjyer por edhe shume shume. ehhh etika alla shqiptare.
Per te akuzuar qe jam duke genjyer dike duhet te kesh prova.
Ti katarakt ke bere ndonje kerkim ne kete fushe apo e ke studiuar?
Une nuk jam historian, une e bazova ate qe thashe ne shume e shume e shume letra zyrtare shteterore qe kam lexuar,(nepermjet internetit por edhe shkresa/ letra/leternjoftime/certifikata familjare te kohes) dhe dialekti i perdodur ne shkresa zyrtare shteterore ka qene ne dialekt gegnisht.
Nuk e njoh dialektin e Elbasanit, nese dialekti Elbasanit ngjason me gegenishten noshta jam edhe gabim edhe mund te jete dialekt i Elbasanit siq e thu ti me kembengulje.
Por tek lexoj piken e dyte qe me thu prape qe genjej, ma perforcon mendimin qe as piken e etikes nuk e ke por edhe i pashkolluar duhet te jesh apo me ndonje shkollim kristali.
Ti perfaqeson ekzaktesisht shprehjen… Ai qe ska mend kerkon te shese mend.
Une jam shkolluar e jetoj tash 25 vjet ne Londer. Ndersa ti me bazohesh ne nje liber mesimor, Essential.
per kulture qe ta mesosh dicka te re “meqe kete gjuhen e BBC e paske mesuar”, tamam tamam ajo quhet gjuha e Mbretereshes. (guglloje se mbase te del ndonje gje, meqe edhe anglisht ditke)
Dhe ajo qe thua ti ska lidhje fare me cfare thashe une.
Edhe nje here meqe nuk e mbaj mend vitin thashe deri para disa dekadave ne tv kombtare britanike eshte lejuar vetem gjuha zyrtare ose gjuha e mbreteresesh ose gjuha e BBC sic thua ti.
Nuk ishte e praktikes te degjoje dialekte ne tv kombetare. Dhe tv kombetare nuk eshte vetem BBC o Katarakt
Mos se na dhive.
Eshte tjeter gje gjuha e folur, dhe tjeter gje gjuha e shkruar. Cilen gazete ke lexuar ne Londer ti, qe eshte shkruar ne Cockney, apo ndonje nga Midland Counties qe shkruan ne dialektin e Birminfamit? Apo ne Geordie?
Me gjithe mend ja paske hapur syte anglezeve. Mos kerko t’u jaoesh mend atyre qe nuk kane kubte çojne te tyret, sepse ne Shqiperi gjen djem e vajza qeve flasin anglishten shkelqyer, dhe e njohin kukturen angleze pa qene asnjehere ne Angli.
Idiotesia me e nadhe e nhe emigranti arrin kur merr monopolin e njohjes se vendit ku ka emigruar,, duke kujtuar se ata qe kane mbetur be Shqiperi Jane injorante.
Nuk Jane Jo. Kane me shume tru dhe njohuri nga ata qe te vetmen kulture qe kane, e kane marre neper pabet e Anglise duke folur ship.
Te lumte o Ardjan. Dialekti gege duhet te perdoret sa me shume, eshte pasuri gjuhesore duhet ruajtur e kultivuar. Kjo nuk do te thote te mos respektojme gjuhen standarte.
O Ndrec, përjashtuar atë që keni shkruar pasi nuk është ky qëllimi, ose shkruaj gegërishte të pastër, siç edhe rrokesh ta bësh, ose mos kërko ndihmën e gjuhës letrare kombëtare të Shqipërisë, pasi ju del një krijesë e allasojshme. Gegërishtja nuk e njeh parafjalën ”që”, por njeh parafjalën ”qi”, gegërishtja nuk njeh ndajfoljen ”gjithçka”, por ndajfoljen ”gjithça” apo ”gjithqysh”, gegërishtja njeh apostrofin dhe rënien e zanores ”ë” domethënë ”n’gjunj”’ dhe jo ”në gjunjë”. Gegërishtja njeh ”kallnuerin” dhe jo ”janarin” … për të mos folur pastaj për sintaksën, që ndjek pastërtisht rregullat e gjuhës letrare kombëtare
Nje here tjeter per gjuhen.
Po Ndreca nuk shkruan gegerishten e katundit tend ore gjithqysh, une jam nga zemra e Toskerise dhe me pelqen ta lexoj, ashtu siç me pelqen Koliqi, Camaj, jo provincializmat tuaja nendialektale: gjithça, gjithqysh.
O lalo, s’paske kuptue kurr’ nji gja: unë vetë jam tosk dhe, pikërisht pse më pëlqen jashtëzakonisht gegërishtja, i kërkoj Ndrecës që të mos e përziejë me gjuhën letrare kombëtare, pasi del kaçurrel i palarë.
BUDALLAI ME SHKOLLE
shkrim PERFEKT
Edhe ine qe jam nje fshatar i varfer do te votoja te “djathten e Lulushit” me disa kushte psh .
1- TI tregoje femijeve te mi RRUGEN se si nga nje kamarirer per pak vite u be milioner (gojet e liga thone se u sherbeu dhe u sherben serbeve dhe ruseve duke fillu me plotesimin e dosjeve per ne Gjykatanen e HAGES PER USHTARET E UCK)
2- Sa kompani ka ne Shqiperi dhe si i paguan punonjesit e tyre( thone se ka 13 kompani) pasi “lufton per te varferit.
3- Ku i ka femijet Mona ,ku banojne, me se jetojne, Sa pasuri kane ne emer te tyre (thone ne Londer .Gojet e liga qe jetojne ne Londer cfare nuk thone per to por ky eshte hesap tjeter.
4-Ne katnareve na pelqen me shume te shohim gomeret e fshatit se sa nje tufe vrasesish, hajtudesh, kriminel,(qe vrasin ne mes te bulevarditapo ne mes te fshatit Gerdecit pijanec dhe hora agjente te serbeve dhe me gjak serbi qe i leviz ne vena. dhe flasin ne emrin tone.
UNE jamPOPULL dhe keta qe permenda me siper nuk kane te drejte morale te flasin ne emrin tim she jo me te me qeverisin neser. MOS ARIFTE KURRE AJO DITE E ZEZE
Kur italishtja u per u perzinka me gegnishten dilka nji mut 24 karatsh
Ti me sa duket e njeh nga shija, me shume zi sesa kuq
?
…gjuha eshte shqipe, eshte ajo e folur, por i papranueshem krahasimi me Enverin i LSI-steve. Nuk kane asgje te perbashket o z Ndreca se Enveri nuk vodhi gje prej gjeje, vetem i la te mirat me te mundeshme ketij populli e ketij vendi, se ata qe ti i quan dy here te majte jane edhe vrases e hajdute te vertetuar, ashtu si e pohon edhe ti. Ndersa kur i krahason me Enverin u ke bere nderin dhe propaganden me te madhe . Jo keshtu i nderuar.
..E VERTETE
Kritikohet autori i shkrimit sikur i ka hi’ n’hak gjuhes se shkrume letrare , duke perdore fjale te gegenishtes, sikur ato fjale jane te nje gjuhe te huaj !! Nuk kritikohen deputet e gazetar qe e degjeneruan kete gjuhe te bukur shqipe me fjale krejt ordinere te gjuheve te huaja, duke na i servirur si fjale te medha, per me tregu nivelin e “ larte “ intelektual te tyre, por kritikojne Ardian Ndrecen pse perdor fjale Shqipe !!
Gjuha Shqipe u sakatu ne kongresin e 72-shit. Iku ajo kohe. Ne drejtshkrimin e gjuhes Shqipe do futen te dy dialektet, qe Shqipa mos te ece ma me paterice por me dy kambe te shendeteshme. Te jesh kunder kesaj, asht njisoj si te jesh tradhetar.
Ps: per komentuesin gjuha letrare kombetare:
E admiroj njohurin qe ke ne gjuhen Shqipe, ne te dy dialektet por, autori nuk pretendoi me shkru ne dialektin Gege por ne te dy dialektet.
Gjithsesi, nuk ishte vendi te komentohet gjuha Shqipe, mbasi artikulli nuk asht rreth saj.
Monstra Sali sheh lart ne qiell,se nga Zoti do ti vije dhe denimi per gjynahet qe ka ndaj ketij populli…
PO ORE ZOTNI ,GJYGJIN E BENE PROKURORIA ME GJIN GJONIN NE KRYE,DHE JO GAZETAT,.ESHTE SISTEMI I PESHKUT TE MADHE QE E HA TE VOGLIN.
EDHE MIGJENI KERKONTE QE TE KISHTE NJE GRUSHTE TE FORTE ,QE TI BINTE MALIT ATY KU I DHIMBTE ,KURE SHIKONTE FUKARALLEKUN QE
KISHTE PLLAKOSUR NE TE GJITHE VENDIN. PRANDAJ PO E DESHET SHQIPRINE MOSE E LINI NE DORE TE LELES ,RAKIPIT ,MECOS.FEVZIUT,ZHEIT KERRMA E SHUME KERRMA TE TJERA SI PUNA E KETYRE.
PORE NE DORE TE ARTAN HOXHES MARIN MEMOS, E MERES QE DENONCOJNE KRIMET E KORRUPSIONIN GJITHMONENE ATE VENDE.
Lidhur me dialektin e veriut te perdorur nga z. Ndreca, vetem nje fakt dua t’i kujtoj. Ne themi veriu i Shqiperise, por dua te kujtoj se me ne veri se veriu i Shqiperise shteterore eshte Kosova dhe shikoni si flasin kosovaret, sa kembengules jane ata ne perdorimin e gjuhes standarte shqipe duke respektuar normat e vendosura ne kongresin e drejtshkrimit 1972 ku mori pjese e gjithe elita e gjuhetareve nga te gjitha trevat shqipfolese apo edhe pertej ketyre kufijve. Eshte edhe ne traditen tone kombetare qe kur mblidhen burrat ne kuvend, respektojne e zbatojne vendimet e atij kuvendi deri ne mbledhjen e kuvendit pasardhes.
Meti – logjikisht, njerzit marrin ate c’ka asht e dobishme e c’ka i pershtatet atyre. Prandaj Veriu nuk e perfill gjuhen letrare . Jo se nuk do !!!
Ajo qe quhet gjuhe letrare asht 90/95 % dialekti Toske. Duke qene e tille, fonetikisht asht e pa mundur me u pershtat me fonetiken e gegenishtes ( dhe anasjelltas ). Pervec kesaj, nuk asht as drejte dhe e dobishime per vete gjuhen Shqipe ne teresi. Para se me u vendos se cfar gjuhe letrare te perdoret, asht dasht me u ba nje kompromis shkencor me te dyja dialektet, e jo me vendos per nje dialekt ne kurriz te dialektit tjeter, ashtu si ba ne 72-shin, nga elita e gjuhes shqipe si e quan ti !!! Te gjithe e dime se vendimi i atij kongresi nuk ka qene shkencor, por i njeanshem dhe tradhetar. Si mbas shume gjuhetareve, Gegenishtja asht fosil i gjuhes Shqipe.. . . . nejse , kjo asht teme tjeter.
Kosovaret mundohen te flasin gjuhen letrare , por ti nuk na the se sa bajat tingellojne, sa qe duken si te huaj qe mundohen me fol Shqip, e prej kesaj , shpesh here perqeshen prej Shqipetareve te Shqiperise.
Per dijeni, Shqipetaret e Kosoves mundohen te pershaten ne dialektin letrar per arsye patriotike e jo se i marr madhi per te. Per te njejten arsye, femijeve tyre i vene emra qytetesh Shqiptare, qe ne Shqiperi as nuk i shkon mendja njeriu me ba si ata. Prap se prap, edhe pse ka patriotizem, Kosova ka nje opozite serioze ne drejtim te perdorimit te gjuhes letrare, e mos perdorimit te dialektit Gege.
Ala nuk e kuptoj, me gjith kete informacion qe kemi, prap ka njerez qe nuk e shohin anen e erret te vendimit te kongresit te 72-shit.
Ti qe e quan veten “emigrant” mos fol dokra. Une jam tosk me origine po se kush eshte shqipja e verte dihet, gjuha qe flitet nga veriu ne jug. Sidomos gegerishtja qe ruhet bukur nga ata qe e flasin. Emigrant shko e laj gojen. Si duket nuk te pelqen thelbi i shkrimit, qe per mua eshte shume real. Te lumte Ardian Ndreca, e goditur mire!
Ne 21 Jenar kish gazlotsjelles
Ne 21 Jenar pasi kish mbaruar protesta u vrane ne trotuar me duar ne xhepa 4 burra pervec gazetareve te plagosur
E ajo dt s’harrohet kollaj
Dhe prape ata qe bene 97 98 2011
Iliri dhe Berisha
Dhe fevzo qe zgerdhihen neper studio
Dhe Basha i ngjirur
Mona me Noren qe qante
Kerpaci dhe Kejdi
Petrit Vasili veteriner lopesh
Dhe duart e zeza te fshehta
Me qetesi dhe dashuri dikur
Sot me molotov mbj policine
Une jam dakort deri diku me shkrimin tend,por nuk jam dakort me shkrimin dhe me gjykimin qe ti bene per vilen e Surelit ,dmth te Rames
Se c ben ai, dhe si nderton ai,dhe kush arkitekt ja ka bere, eshte vizioni I tij per menyren e jetes qe ai bene, dhe per kete nuk ka norma ose formula se si duhet te ndertosh ,apo si duhet te jetosh
Prandaj beje mire qe te mos ti shkruaje?? Por edhe ti si te tjeret ke ne koken tende mendime jo civilizuese ,per ndertimet,per jeten , dhe menyren se si duhet te vishet njeriu Per kete te jap te drejte sepse jeton Akoma ne Shqiperi
Shkrim shume i mire.
Vrejtjet e disave per dialektin me duken pa vend.
Nuk jemi ne seminare te gjuhes shqipe per te bere vrejtje te tilla.
Mendimi im.
Përse e devijoni diskutimin, zotërinj, ju interesojnë më shumë çështjet gjuhësore sesa ato që trajtohen në shkrim? Apo dhe ju jeni nga ata “shokët e varkës”?
Mbeturinat anadollake vulosen fundin e tyre konstitucionalisht, shikojme perpara sepse kemi akoma shume pune per te pastruar sistemin nga parazitet partiake ne institucionet shteterore. Kujtojme dhe nje here se nepunesi civil eshte pasuri kombetare, si sherbetor i Ligjit ai ngelet nje aset kombetar qe duhet vleresuar dhe jo neperkembur nga militante te majte apo te djathte ose anasjelltas. Vetem keshtu do te shkojme perpara. Populli pret te materializohet vota e tij, te behet e prekeshme per kedo , si pjese e ketij populli. Transparence dhe informim per gjithshka dhe per te gjithe, perndryshe peshku eshte qelbur nga koka dhe nuk mund te shpresojme me nga klasa poltike.
Mendim dhe gjykim shume i qarte per te kuptuar edhe ata qe nuk arrijne ta kuptojne hallin qe ka Sali Berisha Ilir Meta dhe te tjere (djathtas dhe majtas) .Duan garanci nga USA dhe BE qe sdo te preken,perndryshe djegin Shqiperine.
Shpresoj te mos ndodhe.
Ô Ndrecë! Edhe ty diku të ka ngecë. Idetë i ke të mira, po me gjuhën shqipe, ç’ke? Apo shkruan vetëm për katundin tënd!
Or Gjon, edhe budalla e din se je nga Jugu !!
Pertej konsideratave gjuhesore, shkrimi eshte nje perpjekje per fshehjen e korrupsionit dhe vjedhjes kriminale nga ana e maxhorances se sotme duke stigmatizuar ne maksimum mekatet e pafalshme te opozites. Realiteti flet se mafia politike, majtas e djathtas, eshte e njejta qe ka institucionalizuar ne bashkepunim 28 vjecar sistemin e grabitjes dhe mashtrimit popullor. Me pare edhe Ndreca keshtu ka menduar dhe ka shkruar, por ka ca kohe qe sikur i vjen pak per shtat politikave militanteske te Temes.
Lidhur me dialektin qe perdor zakonisht autori ne shkrimet e tij, nuk do isha kunder nese ai ndjehet me mire me gegerishten ne krijimtarine e tij letraro-artistike. Por ne nje media kombetare, gazete apo televizion, sikurse dhe korespondenca institucionale qe perdoret ne te gjitha dokumentat shteterore, jo vetem ligji dhe standarti, por edhe logjika ta thote qe duhet komunikuar me formatin zyrtar te miratuar nga shteti. Shmangja nga gjuha zyrtare, pervecse krijon paqartesi dhe peshtjellime gjuhesore, ndikon dhe ne unitetin e identitetit tone kombetar.
Do ishte gjeja me e zgjuar e ketij populli nese ne rremujen e radhes se opozites te ngrihej e te rreshtohej perpara policise duke ikurajuar me entuziazem vendosmerine e parlamentiti.
Nje mesazh i qarte per keta ordiner qe u erdhi fundi dhe per matrapazet e deshtuar qe u vene pas.
Shikoni permbajtejen e shkrimit te Z. Ndreca! I “shiko punen” thote Shqipja, “jo gunen”! mua per vete dialekti Shkodran me pelqen shume! Shkrimet e Z. Ndreca gjithmone ngjallin interes.
Pamflet paraelektoral i mirefilltè. Anti-berishizmi i Ndrecès èshte tashme i njohur, ashtu si edhe njèfare gauchizmi snob.
Gjithkush e di se Berisha dhe protuberanza e tij Basha janè politikisht tè pambrojtshèm – veçse ndoshta nga militantè kokètrashè. Estremizmi politik i kesaj fosileje e nxori rishtaz partine me te madhe te djathte ne pozita ekstraparlamentare, pozita qè, si rezultat, sjellin vetem destabilizim politik dhe dobesim institucional. Ndreca ne shenimin e tij po na i qorton Ramès vetem vilen e Surrelit (sidomos arkitekturen ekstravagante) pa pèrmendur aspak p.sh. politikèn rrènuese dhe totalisht korruptive tè tè ashtuquajturave ‘koncesione Publike-Private’, qè i lenè pasardhèsève nje vend ekonomikisht tè minuar, potencialisht tè pengmarrè nga kompanitè koncesionare per dekada.
Pèr te kuptuar mè mirè njeanèsine e analizes Ndreciane tè mos harrohet se Rama ia shperbleu atij hovin antiberishian gjatè fushatave tè shkuara elektorale me njè emèrim si Ambasador i Shqiperisè nè Vatikan. Emèrimi nuk u firmos asokohe nga Presidenti (ish-PD) por Rama, me kèmbèngulje apo kapriço, uli pa hezitim rangun e pèrfaqèsimit te Shqipèrisè ne Vatikan, nga ambasador nè tè ngarkuar me punè, vetèm pèr Ardianin.
Sa pèr gjuhèn pseudo-gegènishte tè Ndrecès, ajo èshtè veçse njè hybris shkodranishte gojore, e pluhèrosur me neologjizma, dialektalizma, italianizma, pa koherence sintaktike dhe gati-gati anekdotike. I jep asaj pak lustèr vetèm kultura e pamohueshme formale.
……..edhe gjyshja e mire e fshatit tone thoshte ne dialektin dibran…….
LESHI I PAJDHIT TE PALARE 5 VJET!!!!!!!
Pra nuk e thoshte fjalen p……ne gjuhe letrare……
Mekat….
Tani do te fillojne te shkruajne ne te gjithe dialektet e fshatrave shqiptare, te diaspores dhe arberesheve te
te Italise, Greqise ,Australise, Ameriqise, Antarktides…… dhe ne fund te gjithe te lumtur !!!!
Hahahahahahahh
….Dhe KONGRESI I GJUHES SE NJEHSUAR LETRARE SHQIPE…. ne kazan…….!!!!!
Dialektet jane brilante, jane perlat e gjuhes sone te bekuar, por….TE MBAJME SHQIPTARISHT TE KULLUAR GJUHEN LETRARE SHQIPE,
DUKE E PASURUAR CDO MOMENT, duke e folur e komunikuar, edhe duke e shkruar, POR…….duke na vleresuar si shqiptare te mire, qe kerkojme te shijojme gjuhen tone letrare……
Ju lutemi, pranoni dhe hidhni per te lexuar vetem artikuj ne gjuhen letrare……
Po te jene ne dialekt…nuk do te lexoj asnje……
Gegnishtja asht gjuha e Skanderbegut, standarti komunist asht i enverhoxhes….