LISTA: Refuzojnë të dorëhiqen 11 kandidatë, 4 nga PD e 7 nga LSI pritet të marrin mandatet

28 Shkurt 2019, 16:11Politika TEMA

Teksa 57 mandate deputetësh janë lënë vakantë nga PD dhe LSI, dalin emrat e kandidatëve që pritet të zënë vendin e tyre në Kuvend.

Deri më tani Report Tv ka mësuar emrat e 11 kandidatëve nga PD e LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandate, duke iu bashkangjitur kështu edhe 4 deputetëve opozitar që nuk iu bindën urdhrit të liderëve të partisë për të bojkotuar Kuvendin me djegie mandatesh.

Ndër kandidatët që nuk kanë firmosur dorëheqjen nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi kandidat në qarkun e Beratit, Ligoraq Karamelo kandidat në Korçë, Erjon Piciri dhe Selami Jenisheri të dy kandidatë në Tiranë.

E njëjta panoramë paraqitet edhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga kandidatët në pritje për të marrë mandatin nuk janë tërhequr Enver Roshi në qarkun e Elbasanit, Flamur Gjuzi dhe Edlira Hyseni në Durrës, Klajdi Qama në Berat si dhe Ylli Shehu, Bora Panajoti e Ralf Gjoni në Tiranë. Ky i fundit ka bërë edhe dy postime në Facebook duke lënë të nënkuptojë se nuk do të refuzojë mandatin.

Në postimin e fundit Ralf Gjoni publikon edhe një foto me raportuesin për Shqipërinë, Knut Flackenstain, i cili ishte mjaft kritik me opozitën, në veçanti LSI-në. Këta kandidatë nëse do të vijojnë me të njëjtin qëndrim duke pranuar mandatet do t’i bashkohen katër deputetëve aktual, që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.

Nën siglën e PD-së nuk kanë dhënë dorëheqjen deputetët Rudina Hajdari, Muslim Murrizi dhe Nard Ndoka që doli po nga këto lista. Ndërsa nga LSI nuk pranoi të djegë mandatin deputeti i Durrësit Lefter Koka.

Nëse kandidatët e sipërpërmendur do të vazhdojnë të mos i binden urdhrit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, numri i deputetëve opozitarë në Parlament,  nga përllogaritjet e deritanishme shkon në 15, nga 57 vende vakante të lëna nga opozita. Nesër dy partitë opozitare do të dorëzojnë në KQZ, formularët e kandidatëve që heqin dorë nga mandate, një praktik e cila pritet të refuzohet nga KQZ.

Kandidatët e PD që nuk janë tërhequr

Lefter Maliqi

Ligoraq Karamelo

Erjon Piciri

Selami Jenisheri

Kandidatë e LSI që nuk janë tërhequr

Ralf Gjoni – Tiranë

Ylli Shehu – Tiranë

Enver Roshi – Elbasan

Flamur Gjuzi -Durrës

Edliraa Hyseni – Durrës

Bora Panajoti-Tiranë

Klajdi Qama- Berat

Deputetët që nuk janë tërhequr

Rudina Hajdari

Muslim Murrizi

Nard Ndoka

Lefter Koka

22 komente në “LISTA: Refuzojnë të dorëhiqen 11 kandidatë, 4 nga PD e 7 nga LSI pritet të marrin mandatet”

  1. @ says:

    Ky vend ka pjelle historikisht mercenare me bollek. Kjo shpjegon prapambetjen dhe gjendjen ku ndodhemi.

  2. Uo says:

    Nuk e kruani bythen me Ameriken…dhe BE.Skeni te drejte ju bastarde te nderparisni rrugen per BE…..populli ju qiu mbare me VOTE……

  3. Iku dhe plaku Mere! says:

    Hajt per hajer i qofte te zotit te shtepise!
    Sa me e rende dhe e shkurter ju befte rruga per ne burg Mones, Bashes, Berishes dhe Lulit.
    Ej, tani s’kane as mandat me duket.
    Oh c’teater qe po shofim!
    Ike o plaku mere me gjithe Tespie!!!!!!

  4. ?????? says:

    HH MË JU LUMTË , ÇUNA. DHE GOCA?

  5. Epiriiiiii says:

    Kjo ishte Loja e Madhe per te hequr Qafe kete Opozite Bllokuse. Ta Gezoj Baftjari….????

  6. Shkodra says:

    Kjo tregon se keta kane integritet, vejne interesat e Kombit mbi interesat vetjake, tregon se jane njerez te paperlyer dhe do hyjne ne historine e parlamenrarizmit shqiptar si heronj, si njerez qe moren fatet e Shqiperise ne dore ne nje moment teper delikat dhe qe shmangin gjakderdhjen qe po pergatisin per shqiptaret 4 antishqiptar te cmendur e te rrezikshem..
    Mirenjohje te thelle per keta njerez ne se ky lajm eshte i vertete.
    Cuditem per Agron Duken si arriti deri ketu.

  7. Tropojanii says:

    Hahaha gjeniale
    Hallall

  8. Tonini says:

    Filloipastrimi i kriminelve ne politike,rruge te mbare

  9. maximus says:

    me duket se ngelen si peshku pa uje keta te pd-se dhe lsi-se, nuk i kishin bere mire llogarite me duket, prisni tani planin “b” te saliut, eleminim fizik per “tradhetaret”

  10. Dada says:

    Shkoni ju qe jeni ne liste se ju ka ardh shansi fati ju vjen vetem njehere. Mos e humbeni rastin.se nuk kishit per yu bere kurre deputet .

  11. Rz says:

    Congratulation Doctor Roshi

  12. Koba says:

    Pershendetje ketyre Trimave .Sa mire qe nuk do te shohim ma ne Kuvend Palacot dhe Monstrat e PD dhe te LSI!!!!

  13. ermiri says:

    Bravo. Ju lumte.

  14. Konica USA says:

    Jeta vazhdon, do krijohen dy grupe te reja parlamentera, natyrisht me numur me te pakte, po sidoqofte jane opozitar.

  15. Mona says:

    PO KJO ISHTE LOJAAAAAA!!??

  16. An says:

    Interesat e Shqiperise mbi cdo gje! Ju lumte!!!!

  17. nardi says:

    E kam thene dhe ne komentet e tjera Brukseli investon ne opoziten alternative dhe ne goditjen perfundimtare te shushunjave.
    Per reformen ne drejtesi dhe per integrimin e shqiperise nuk ka kthim mbrapa, EU-ja dhe SHBA-ja nuk pranojne deshtime dhe mjere kush u del kundra.
    Mos te ishin keta Rama e kishte lene kryeministrine me kohe!
    llogari qe lideret e opozites e injoruan me shprese se nderkombetaret do te genjeheshin njelloj si ata qorra qe i ndjekin ne tubime keto ditet e fundit.

  18. T says:

    Djemte e eterve, cuni i xhajes nga ana e dajes se tezes se gjyshit te komshiut te kusheririt te pare te Spiro Koleks na la Mbretin Sali Sulltan Berisha jashte parlamentit !!!

    Turp !

    Kush asht kunder vrasjes se Kosovareve nga Serbia me naften e Mbretit Berisha, asht anti-shqipetar.

    Rrofte Saliii Beriiiishaaaaa …

  19. marjani says:

    fjala jehone per gjithe shqiptaret ,ku I dhemb dhe ku I djek atyre qe duan vetem zjarr,populli beson tek ju nuk quhet tradheti ate qe nuk tradheton popullin zoti ju dhente fuqi

  20. ideali says:

    Po s keni turp qe merreni me keta? Doni te blini, blijini.Nuk eshte hera e pare. Po ju nuk mund te blini shpirtin e nje populli, ju kusaret e tij.Aferim!

  21. Klodi says:

    Mendjet e ndritura prane PD dhe LSI nuk e kishin parashikuar kete. Jo te gjithe kandidatet per deputete jane dele. Por edhe nje mesim i mire per ne shqiptaret, se kush jane ne te vertete njerezit per te cilet ne kemi votuar. Keta zoterinj qe ne kemi votuar kane bere njmije e nje premtime per te na perfaqesuar dhe me nje te tundur te gishtit te Berishes heqin dore nga mandati. Nuk jemi ne vitin 1997 ku burracaket e PD pasi vodhen mire sa deshen braktisen pushtetin e ndersyen njerez te armatosur me idene se tani populli duhet vete te marre vete ne dore fatin. Shqiperia ne kete moment ka nevoje per njerz te punes e te fjales.

  22. TRAPI says:

    VOTAT I MOREN ME QENE NE PARLAMENT….SI DO TU BESOJME ME JU DHENE VOTA PRAPE???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje