Mjekët dokumentojnë rastin e rralle: Binjakë gjysmë-identike që trondisin themelet e shkencës

28 Shkurt 2019, 13:31Shëndeti TEMA

Mjekët kanë dokumentuar rastin e dytë të njohur në botë të binjakëve gjysmëidentikë. Djali dhe vajza, që tani janë 4 vjeç, nga Brisbane në Australi, janë identikë nga ana e së ëmës.

Por, ata ndajnë vetëm një pjesë të ADN-së së të atit, gjë që i vendos ata gjenetikisht diku mes binjakëve identikë dhe atyre jo identikë.

Ekspertët thonë se fenomeni është jashtëzakonisht i rrallë, pasi embrione të tilla nuk mbijetojnë. Nëna ishte 28 vjeç në kohën kur kishte mbetur shtatzënë. Ekoja me ultratinguj në javën e 6 të shtatzënisë kishte treguar një placentë të vetme dhe pozicionim të hapësirave amniotike, që tregonin se ajo priste binjakë identikë.

Por, një tjetër eko në javën e 14 tregoi se binjakët ishin mashkull dhe femër, gjë që nuk është e mundur për binjakët identikë, që lindin kur një vezë e vetme, e fertilizuar nga një spermatozoid, ndahet dhe krijon dy bebe që janë të të njëjtit seks dhe ndajnë të njëjtat gjene.

Binjakë joidentikë kemi atëherë kur dy vezë të ndara fertilizohen, secila nga një spermatozoid i ndryshëm dhe zhvillohen në të njëjtën kohë. Këta të fundit mund të kenë sekse të ndryshme dhe nuk kanë shumë ngjashmëri, pavarësisht se kanë lindur bashkë.

Në rastin e binjakëve gjysmëidentikë, veza mendohet të jetë fertilizuar në të njëjtën kohë nga dy spermatozoidë, para se të ndahej.

Nëse një vezë fertilizohet nga dy spermatozoidë, atëherë kemi 3 kromozome dhe jo dy, siç ndodh normalisht, një nga nëna dhe dy nga babai. E sipas kërkuesve, 3 kromozomet zakonisht nuk përputhen me jetën dhe embrionet nuk mbijetojnë.

4 komente në “Mjekët dokumentojnë rastin e rralle: Binjakë gjysmë-identike që trondisin themelet e shkencës”

  1. Moisi Golemi says:

    “Rastin e rradhë”??? Ah, t’u rradhofshin trutë!! Gazetar magjyp!!!

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Shkruhet e RRALLE dhe jo e RADHE. Ku e mesoni shqipen or njerez?

  3. Albann says:

    Kromozonet 1,2,3apo 100 nuk ka dyshim qe perputhen me jeten (aq sa ka kuptim te perputhet konkretja me abstrakten)por bashkimi i tre kromozoneve nuk eshte i qendrueshem dhe nuk mund te jete zanafille e nje gjallese te re .
    Ne anen tjeter s jam biolog por Vezorja eshte njeqelizore e brenda saj ka milona kromozone femerore.Dy kromozone mashkullore brenda vezores nuk kane nevoje te luftojne per ciftezim.kane me bollek material femeror.Lufta behet jashte vezores.Me futjen e nje embrioni mashkull ne vezore gjasat qe te futet nje i dyte praktikisht jane zero .Me fekondim artificial mund te lindin e 10 individe nga e njejta vezore.Materiali eshte aty s ka pse mos zhvillohet.

  4. Njutoni says:

    Ka qen duke bo “treshe” siç duket dhe ne “gar” kush t hyte i pari n vez kan qen dy spermatozoid nga dy penise te ndryshem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje