Rama intervistë për median italiane: Opozita duhet të përballet me zgjedhjet, nuk flas për kundërshtarët në gjuhë të huaj

28 Shkurt 2019, 22:05Politika TEMA

Kryeministri, Edi Rama, mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij se vendi nuk është në krizë politike.

Në një intervistë  për “TG2 Post”, Rama thotë se është opozita që po përpiqet të krijojë një krizë artificiale nga frika për tu përballur me zgjedhjet vendore të qershorit, ku sipas sondazheve të tij rezulton humbëse.

Rama: Për fat të keq kemi parë këto  imazhe që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë por nuk është.

Ka një krizë artificiale të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet vendore të qershorit, është tepër mbrapa sipas sondazheve, ka humbur para një viti e gjysmë në zgjedhjet që janë njohur nga të gjithë dhe vetë opozita, me zgjedhje që kanë qenë më të mirat që kemi pasur.

Por nëse unë do të thosha që korrupsioni në Shqipëri nuk është një problem, do të thosha një të pavërtetë.

Por nëse unë ju them se korrupsioni në Shqipëri është luftuar si asnjëherë më parë është një gjë që mund të verifikohet dhe në raportet e një viti më parë të KE.

Rama refuzoi të komentojë akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj tij dhe qeverisë.

Rama: Nuk flas kurrë për kundërshtarët politik në një gjuhë të huaj. Nuk bëj debat të brendshëm në televizione dhe gazeta të huaja në respekt të njerëzve të mi.

Shqipëria ka 4.2 milion banorë. Pyetni Gaurdia di Finanzën nëse kemi bërë apo jo një pastrim të plotë të kanabisit.

Dua tu them të gjithë italianëve që të kuptojnë se nuk ka asnjë revolucion, as një kauzë, as një rrezik për askënd.

Është revioltë e stablishmentit të vjetër që ka humbur dhe të lobeve që kanë humbur, ai  i drogës, bixhozit dhe lobe të tjera që qëndrojnë pas këtyre manifestimeve.

Jeta vazhdon, ne vazhdojmë të qeverisim dhe të vazhdojmë drejt BE.

 

 

8 komente në “Rama intervistë për median italiane: Opozita duhet të përballet me zgjedhjet, nuk flas për kundërshtarët në gjuhë të huaj”

  1. Kac i Zi says:

    Ne cfare gjuhe te huaj flet ky, mori aman.Po ca jane ato xhevaire qe shpreh sikur te ishte filozof….dhe ne fund e mbaron me kjo dynja, sevda dhe milet…..

    Le nom o beu i Shqypk areve.!

    1. adri says:

      Populli shqipetar dhe opozita duhet te krijojne qeverine e tyre ate te popullit dhe te marrin institucionet e uzurpuara nga ky plheu funderrina edi rama me kukumjackat qe ka prapa.
      Nje funderrine si edi rama qe erdhi ne pushtet nga Ilir Meta. Duke qene i tille si langaraq qe eshte vetem terheqja zvarre e largon nga pushteti. Ky hajdut dhe i korruptuar qe ka shqiperia sot kryeminister nje psikopat i droguar qe ja ka shitur shqiperine te huajve duhet te shporret nje ore e me pare nga pushteti dhe nga zyrat e kryministrise qe i ndot dite per dite.
      Asnjehere nuk ka marre vota nga populli shqipetar ky funderine dhe gjithmone ka vegjetuar nene hijen e me te forteve si Fatos Nano qe e beri minister te kulture, nga nje nudist plazhesh ne france qe ishte. U be kryeminisiter nga votat e Ilir Metes ne zgjedhjet e vitit 2013. Cdo sekonde me teper e ketij hajduti ne karrigen e kryeministrit vetem vuajtje i shkakton shqiperise dhe cdo shqipetari mbrenda dhe jashte vendit. Them atyre shqipetareve te cilet ju dhimbset shqiperia dhe atdheu te cilin ky felliqesire po ja shet perdite europes dhe frenkenshte – njeve dhe mafiozeve e oligarkeve.

      Perpara opozita e kryesuar nga partia demokratike.

  2. Aleksander says:

    Bravo Massimo D’Alema, grande amico di Albania e gli Albanesi. Edi Rama ka fitua sgjedhjet dhe te ec perpara. Eshte e vetmja rrug per Shqiperin.

  3. Lab says:

    Ik or qiu , maskara,
    Ti ke folur oer lkundershtaret ,ne cdo kanal te huaj qe ke dale..ky eshte kulmi,ky genjen diten me diell.

  4. Luli says:

    Vetem para, plako. Keta I ke ne burg.

    1. palla says:

      Rrnoft Edi Rama. Posht hajnat dhe te shkerdhatat e sal ram sheqere birishes dhe ilir florinit.

      1. Kalec Dega says:

        Shqiperia eshte klasifikuar se fundi si vendi dhe shteti me i korruptuar ne bote.Ky eshte klasifikimi i vitit 2019 dhe jo i vitit 2013.

        Ky rekord, sukses i dedikohet PPSH me ne krye Edi Ramen.

        Kush ka pyetje , mos hezitoje ti ngreje ato ne platformen demokratike te TEMES.

  5. Gentian says:

    Rrofte Edi Rama vetem ti e shpeton ket Popull nga keta mashtrues e gjakpirsa, keta tradhetar qe kan shitur çdo gje ketij Populli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje