Kandidati i LSI tregon nëse do të pranojë mandatin e deputetit

28 Shkurt 2019, 19:19Politika TEMA

Pas djegies së mandateve nga deputetët e Parlamentit, bëhet me dije se janë plot 11 kandidat nga PD dhe LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandatet.

11 kandidatët i bashkëngjiten kështu 4 deputetëve që ende nuk kanë firmosur.

Një ndër ta është edhe kandidati i LSI për Tiranën, Ylli Shehu.

I kontaktuar nga “GSH”, ish-deputeti u shpreh se është njoftuar nga KQZ dhe ka 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

“Unë nuk kam firmosur ende një deklaratë paraprake dorëheqjeje. Jam njoftuar nga KQZ për të drejtën e përfitimit të mandatit, dhe kam 10 ditë kohë të dorëzoj formularin e dekriminalizimit.

Deri atëherë kam kohë të mendohem dhe të konsultohem me gjithçka ndodh, pas shkëputjes gati 2 vjeçare me politikën aktive. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj për ta marrë gjithë kohën që kam në dispozicion për të thënë fjalën e fundit”, tha ai.

5 komente në “Kandidati i LSI tregon nëse do të pranojë mandatin e deputetit”

  1. Shefqet Cela says:

    Ja nje njeri me integritet.
    Do ta shqyrtoje, pa u ngutur, kete problem madhor.
    Nuk ecen qorrazi, sipa urdherit te partise, por ka edhe nje dinjitet personal.
    TE PIFSHA DOLLINE!

    1. Cudia says:

      Une me shume shikoj se ky zotnia ka hapur shtegun per ndonje mareveshje nen tavoline… Une vetem te sugjeroj qe mos ta ulesh pazarin poshte $1,000,000USD. Ka cifti presidencial plot pare keshtuqe mos ki merak. Mbare ta befte zoti!

  2. nora says:

    Edhe 1 dite sa te vendosesh ti do te ta dergoj Monika kriminelin te te beje shantazhe. Njihen keta kriminelet e Lulit dhe Mones. Atyre qe e kane lene mandatin ua pordhen mendjen se do rrezohej Rama fet e fet dhe do vinin prape ne pushtet shume lehte. Tani qe do te zevendesohen do tu bjere pika qe po u ikin te mirat e te qenit parlamentare. Mona dhe Luli si superhajdue nuk qajne parate qe dohumbasin nga parlamenti se jane deri ne fyt me para por duan vetem pushtetin po te tjeret qe do te zevendesohen u djeg shume se nuk e dininkete me pare. Tani le te shullohen neper protesta. Ha ha

  3. Komentuesi says:

    Ne se je burr thuaje fjalen e fundit dhe thuaja me sinqeritet.Nqs nuk je burr por frikacak se te bene gjemen Meta,Monika, Berisha dhe Basha,ateher mos e hap gojen fare.Nqs ti kerkon t’i sherbesh vendit tend me devotshemri,atehere hidhe poshte me neveri friken dhe behu deputet i kuvendit te shqiperise.Frika eshte nje semundje e imponuar dhe jo nga ndergjegjia.

  4. is says:

    IS
    Ne shqiptarët e thjeshtë të asnjë partie, ju bëjmë thirrje kandidatëve të listës, të dalin mbi partitë! Në rradhë të parë atdheu! Gjykoni me mendje dhe zemër! Na ndihmoni të shpëtojmë nga mortja opozitë, që po nga shkatërron përditshmen dhe të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje