Vetëm djegja e mandateve mund t’a shpëtojë reformën në drejtësi

28 Shkurt 2019, 18:16Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Propaganda e shfrenuar e rilindjes po përpiqet këto ditë të argumentojë, me pasion dhe me zell, se vendimi ekstrem që mori opozita kishte vetëm një qëllim: të shpëtonte Saliun dhe familjen e tij, Monikën dhe shtëpinë e saj, Lulin si derivat i tyre, nga reforma në drejtësi që po i afrohet mbi krye si shpata e Demokleut.

Natyrisht, është qesharake të fillosh e të argumentosh se kjo është një gënjeshtër e madhe. Deklarata të tilla të bëra në makth dhe nxitim nuk i’a vlen ti komentosh nëse do të ruash seriozitetin.

Por, ajo që më bëri ti rekthehem këtyre qëndrimeve është tjetër gjë. Pasi, paradoksalisht e vërteta qëndron 180 gradë në karhun tjetër. Pra, se djegja e mandateve, jo vetëm nuk po bëhet për të penguar reformën në drejtësi, por ajo duhet parë si përpjekja e mbarame për t’a mbajtur në jetë një foshnje që me gjasë ka lindur e vdekur.

Pra, braktisja përfundimtare e parlamentit, e shoqëruar me kërkesën për një qeveri tranzitore, do të qe rruga e vetme për të ruajtur atë që u sponsorizua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët si shpëtimi i Shqipërisë.

Le të jemi të qartë për të mos krijuar asnjë keqkuptim. Unë jam një nga ata që mendojnë se në këtë betejë nuk ka ëngjëj dhe djaj. Se të gjitha palët janë njësoj. Se as PD, as LSI dhe as PS nuk duan një drejtësi të ndershme dhe të pavarur. Të gjithë ata do të humbnin po njësoj nga ajo.

Por fati e deshi që në kohën që eksperimendi ndërkombëtar me prokurorinë dhe gjykatat shqiptare po konceptohej dhe vihej në zbatim, Rilindja të kishte në duar të gjitha levat e pushtetit, ndërsa opozita të mbante çelsat e kashtës.

Pikërisht kjo krijoi një tjetër paradoks. Ndërsa qenë socialistët që e minonin realisht reformën e dëshiruar nga ndërkombëtarët, ishite opozita që mori damkën e armikes së saj, vetëm e vetëm sepse u vu në pozicionin e denoncueses së shkeljeve dhe akteve të kapjes së drejtësisë.

Por ndërkohë që Basha thërriste “ujku…ujku” çakenjtë e pushtetit bënin kërdinë.

Eshtë e kot të përmendësh tani mënyrën si u fut në thes Prokuroria e përgjithshme, si u përdor ajo për të fshehur krimet politike, se sa banditë janë liruar këto kohë nga burgu, sesa sa ka fituar abuzivizmi i qeverisë nga mungesa e gjykatës kushtetuese, se sa selektiv ka qenë procesi i vettingut, që i ka shndërruar në lolo përfaësuesit e OMN etj.

Të gjitha këto fakte të përmendura e të stërpërmenduara dëshmojnë për një gjë, se edhe nëse qëllimi i ekspertimentit të ndërkombëtarëve ka qenë i pa qortueshëm moralisht (pra jo siç e përshkruajnë konspirativistët që shohin skenarë me Soros dhe me dhe me flukse parash që blenë Lu-në dhe Vlahutinin), pra edhe nëse ky synim ka qenë i drejtë, ai tashmë ka përfunduar në një rrugë të shtrembër.

Dhe kjo për faktin e thjeshtë se nuk mund të ndodhte ndryshe në një vend ku të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri i vetëm.

Dhe këtu i rikthehemi tezës kryesore të këtij shkrimi: asaj se djegja e mandateve, si mjet për të kërkuar një qeveri teknike, është lëvizja e vetme për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet nga reforma në drejtësi. Sepse ajo e zhvesh atë nga pesha dhe trysnia e atyre që një projekti të konceptuar në Uashington dhe Bruksel i dhanë fytyrën e Arta Markut dhe Donika Plelës.

Pra, çuditërisht, të gjithë ata ndërkombëarë që sot po e anatemojnë, fshikullojnë dhe godasin opozitën, tezën e saj e kanë garancinë më të madhe nëse duan që reforma në drejtësi të ketë sukses.

Sepse ky sukses nuk mund të arihet kurrë në sfondin e një qeverisje ku shteti dhe pushteti janë bërë njësh, ku asgjë nuk vendoset pa dhënë visto vëllai “katolik” i Erdoganit.

Pra një kryeministër “I dobët”, një qeveri që nuk do guxonte të kapërcente detyrat e saj kushtetuese, një shumicë që nuk do i fuste hundët edhe atje ku si takon, do të krijonte mundësi më të madhe pune për organet e ngritura të reformës.

Por, kjo gjë nuk bëhet pa rënë Rama dhe piramida e tij autoritare.

Natyrisht, që kush dëgjon këtë konkluzion i ka gati kundër argumentat: Po si mund t’i kërkohet kjo kryeministri të ligjshëm? Po a matet dot se çfarë precedenti krijohet? Po a nuk hap kjo rrugën që gjithkush të thotë nesër “ose lësho vendin, ose i dogja mandatet?

Në fakt, të gjitha këto pyetje kanë doza të mëdha të së vërtetës dhe mund të përbënin objekt diskutimi në një shoqëri demokratikisht normale.

Por, kur kemi pranuar t’i nënshtrohemi një reforme të pa precedent të sistemit tonë të drejtësisë, ne, kemi gëlltitur bashkë me të edhe dështimin 30 vjeçar të modelit që kemi ngritur. Ne bashkë me të kemi pranuar shkelje të pa paranueshme të të drejtave të njeriut, një big brother gati oruellian të kontrollit të njerzve të drejtësisë, një nënshtrim gati turpërues të deputetëve, para ambasadorëve. Dhe të gjitha këto “sakrifica” janë bërë të nisura nga narrativa e vetme se kjo reformë amerikano- europiane, do të na shpëtojë nga Shqipëria e djeshme dhe do “të hedhë themelet” e asaj të nesërme.

Të gjitha këto privime u pranuan me gëzimin dhe shpërfilljen me të cilat i drejtohemi një feste. Tani, që kjo festë të fillojë të marrë jetë ka mbetur edhe një “kurban” i fundit, rënia e pengesës së vetme që e ka përçudnuar, projektin auro atlantik, largimi i Edi Ramës.

Ndoshta PD dhe LSI, nuk kanë pasur këtë gjë në mendje kur nisën aksionin e tyre, ndoshta ato janë nisur nga motive shumë më të errëta dhe tejet më meskine kur dorzuan mandatet, por ky është thjeshtë gjyqi i qëllimeve të tyre.

Ajo që na intereson është fakti se ndoshta pa dashje, ato i kanë treguar rrugën e vetme dhe shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që vazhdojnë të shpresojnë tek refoma në drejtësi. Tani i takon atyre të vendosin nëse duhet edhe një “kurban” i fundit, një skarificë më shumë për të mbajtur gjallë atë që u shit si një ëndër e madhe. Rruga tjetër është e njohur: letargjia e pafundme e një regjimi personal.

47 komente në “Vetëm djegja e mandateve mund t’a shpëtojë reformën në drejtësi”

  1. Tarasi says:

    Andi Bushati ti je kokra e idiotit tipik qe hiqet si i zgjuar . Degjenerimimi i njeriut je ti. Kurve analpolitike.

    1. Epiriiiiii says:

      Te Pjerdhèsha mu ne Mèndje o Bushat, tani e Kuptove Lojen e Madhe ti. Keta ishin Bllokus dhe u futen hellin ne Sumè BE me USA. Kupton apo jo, nga Ferra e Vogel do dali Lepuri i Madh o Bushat, keta te Rinjte qe si kishte mè njeri ne Liste jan Opozita e Nesèrme. Kush ka sy e Shikon, kush ka Mendje e Kupton…..????

      1. Mos e shit vendin tend says:

        Po ti more plehre pse me kaq zell ne ndihme te atyre qe duan te djegin Shqiperine!
        Nuk besoj se te kane paguar shume por edhe sikur gjysmen e botes te kishin falur s’duhet te shesesh vendin tend. Kelysh komunisti!

    2. tahipi says:

      Nuk egziston asnje analize e vetme e ketij trapit Bushati qe te kete dale e vertete deri me sot.E vetmja arsye qe e njoh kush eshte ky, eshte se Mero Baze i boton idiotesite e tij cdo dite.

    3. Bilua says:

      Gabohesh o “Taras”,Andi eshte nipi i Vito Kapos me pasaporte Amerikane te trasheguar nga gjyshja!Andi eshte djali i Mehdiut qe i shkon per shtat Berishizmi,eshte nga ato pjella qe sot permblidhet me percaktimin e popullit ngahera “paç fatin e kopilit”!Ndaj lereni ta thote ate ç’ka nuk do te thote e mos lejoni te thote ate çka do ta thote.Ai eshte siononim i Zheit,i Pekes,i Dervisheve,i Nanone qe mbine si kerpudhat e u ka mbaruar afati i skadences se perdorimit,ku kush i perdor helmohet!Lerei te leh konia deri sa te behet qen i vertet!

    4. lLILOLABJA says:

      Gazeta Rilindja me debutimin e saj pati nje artikull te Frrok Cupit me titullin “Si nuk doli nje budalla nga blloku ” qe u pelqye nga nje mase e madhe lexuesish .Me thene te drejten mendja na shkoi tek Gim Lleshi ,por e paska pase per pinjollin e Kapove .E paska pase informationin e sakte Frroku helbete burimi ishte doktor krimi !

    5. LILOLABJA says:

      Gazeta Rilindja me debutimin e saj pati nje artikull te Frrok Cupit me titullin “Si nuk doli nje budalla nga blloku ” qe u pelqye nga nje mase e madhe lexuesish .Me thene te drejten mendja na shkoi tek Gim Lleshi ,por e paska pase per pinjollin e Kapove .E paska pase informationin e sakte Frroku helbete burimi ishte doktor krimi ! I marrsh te keqen Gim Lleshit!

  2. palla says:

    Cka drecin po don me na rrejt ky kopil i komunistave. Nanen e ka pas prostitute dhe vet adht gazetar prostitute.

  3. Adam says:

    Ik mor kurve baxhell po jetoni muajit fundit pas 100 vjeteve do shpetojme nga ju Bajga te Putinit

  4. kastriot says:

    Me keto qe po na thua me duket sikur kemi qene ne Evrope dhe paskemi dale kur erdhen socialistet.Qe te futemi perseri dhe meritat ti marre Edi.

  5. Aus says:

    Ik ore loqe ti na thua qe te beje drejtesine e re ai qe beri te vjetren,dhe ne femije 3 vjec e kupton shkrimin tend!Idiot i lindur.

  6. Vatra says:

    Hahahahahahaha, po, po hani mut tashti qe e gjithe Europa e di qe jeni buçat e Rusisë. Qe po paguhen nga Rusia.

  7. Vlonjati says:

    Ti po,ti je me i sakti,po ti me nje grup,medemek analista jeni njerzit me te sfumuar nga kjo shoqeri,prandaj kot lodheni,se ju keni celsat e kashtes,ata qe i vejne vulen kesaj merseleje ,jane ata qe folen sot dhe pa tjeter ata qe do te vijne dhe do flasin neser,reformen dihet kush e e pengoi,pushtetet dihet kush i kishte,kush i komandonte dhe kush i emronte dhe shkarkonte,dihet dhe bemat dhe pasojat,dihen dhe emrat dhe dosjet e atyre qe do jene objekt i drejtesise,prandaj dihen shume mire dhe arsyeja e dorzimit te mandateve dhe vete flijimit te opozites,po ashtu dihen shume mire dhe arsyeja e qendrimeve tuaja.Tung.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Vertet mor kastravec mendon se perfaqesuesit e OMN-se jane kthyer ne lolo nga pushteti I rradhes?!?! Ata kane fuqin ligjore te perjashtojne ke te duan … S’mund ti thuash te kthyerit ne lolo nje grupi qe ka dhe gurin edhe arren ne dore. Ke kthejn ne lolo politika shqiptare, gjykates dhe mirenjohes te shkelqyer te ligjeve te demokracise te huajt sikur fenomenet shqiptare jane te parat ne bote?!?! Ajo qe thua ti eshte nje “brainwash” se po te erdhi SPAKU tek dera, gjej vrime miu ku te futesh qofsh ne qeverri, qofsh ne opozite..

  9. Sedefi says:

    O bq ti qe i merr parate nga Zeni dhe njerezit e tij ku ke goje te flasesh. Megjithate me mire kur te lexoj se kur te degjoj, pse ke nje ze kurve qe s’durohesh, te bejme fund raising per te operuar nje çike, o poshte o siper, zgjidh e merr

  10. Alumi says:

    O bushat, o bushter komuniste. As emrin nuk ta shkruaj me shkronje te madhe se ti je nje zvarranik i peshtire. Reforma ne drejtesi eshte ekzaktsisht ajo per cfare po luftojne banditet me Saliun dhe Monik cizmen. Ti mund te jesh kritik ndaj Rames dhe qeverise se tij por nuk te lejohet te sulmosh reformen ne drejtesi pasi ate e dojne 99% e popullsise se ndershme te shqiperise. Te vetmit qe jane kundra saj jane hajdutet, vrasesit, tradhtart, dhe kriminelt e te gjitha dhojeve. Nuk ka marrje pushteti me force o kerme komuniste.

  11. Budhatlliu says:

    Kur jep mendje dhe nipi Husniut dhe djali Hetues Mediut
    Po kush te degjon ty o kelysh komunisti
    Po rri ore se mendje oer gjoba ke
    Bir spiuni sigurimi

  12. Loni says:

    E kam tjen dhe her tw tjera, te jesh idiot te lexosh shkrimet e tua, me shum komentoj per te shar ty or byth qir, o moter qir, lexoj komentet mor te shkerdhefsha ku ti kesh o shurraq rob.

  13. M says:

    Ky ka mendje te pjerdhur perderisa i mban inat komshiut dhe perdhunusin e ben mik shtepie.

  14. Janig says:

    Po e ke provuar hjukaten ndonjere o legen
    Apo ke florite e gjyshit dhe gjyshes injorante qe na komanduan 50 vjet
    Dhe te pollen ty o monster te na cash trapin me ate qe ka spiunuar baba Todin dhe Kadarene
    Mbylle o qenef

  15. Alban Dega says:

    KUKUMJACKE E PUTINIT DHE E SALI
    NASTRADINIT

    Sa jane pagesat e RIA-s rise dhe Sputnikut te Putinit per ty kukumjacke e Perandorise se Djallit!
    Hor gazetar !

  16. Nje mik i mire says:

    Ti paske qene nje servil maskara burre qe s’e paska shokun….ose me mire i ke dhe nja 5-6 shoke “analista” si puna jote qe kujtoni se po i hidhne hi syve popullit. C’jane more keto deklarate delirante? Gjithe bota po ju flet kundra, ju vazhdoni ne unison me budallallekun/maskarallekun tuaj. Servila te pabese, prisni akoma ndonje kocke nga ai shtriguli madh, por jeni dhe do mbeteni ne histori si njerezit me te perbuzur ne keto 30 vjet.

  17. Shvejk says:

    Me demek shpiksi i drejtesise 6 mujore te plepave, ksaj rradhe do shpetoje reformen ne drejtesi. Si do ta shpetoje o Mender analist, do beje ndonje kurs tjeter 3 mujor ne Shijak? Ah lum si ne per idiotet si ti.

  18. Artan says:

    Ore gazetar koti po si nuk te shkoi nder mend te na japesh nje fakt per te argumentuar keto pordhalitet e tua. Psh, si, ne cfare forme, permes cfare mekanizmash eshte Marku e kapur nga socialistet? Te emen e ka pasur funksionare te PD-se dhe si familje qenkan te persekutuar, kurse kjo ka pasur pozicion thjesht ne Shkoder dhe nuk I gjen dot nje cen ne vendimet e saj. ne Shkoder te gjithe flasin me superlative per te. si e kapi Rama kete?

    Per te te dhene nje shembull se si kapen prokuroret dhe kush qendron ne mes te reformes te drejtetise po te jap ca fakte nga ai qe ka zevendesuar Marku, vete Mr Llalla. Nje person qe ska asnje merite, ka qene I promovuar, u nominua nga nje president kryekeput partiak dhe na doli qe pastronte para dhe eshte funksionari I pare public qe I eshte ndaluar hyrja ne SHBA per evidence korrupsioni pervec te tjerave qe si dime. Si thua ti psh a eshte mire ta sjellim dhe nje here llallen apo nje te ngjashem qe te kontriboje ne reformen qe thua ti? Apo te te nxjerrim ty me e mira nje idiot me kartele publike dhe me e keqja nje sherbetor I rendomte partiak? Mendoj se eshte shume me e kollajte e dyta.

  19. PJETRI says:

    Ti Andi je 1 palagje je 1 funderrine je shume antishqiptar por ke edhe kta politikante me veti,ti veq pret per ndonje bad news .

  20. zoga e vodices says:

    Meduket se ke pire ilacet e tosit se te dy jeni ne nje linje ate per te mbojtur kryekriminelin eshqiperise plakun kurizo dhe te pjerdhur por nuk keni per tja dale se populli e njeh shume mire sdo qe ta mbroni ti ,qorri ,koke katerkendeshi etj si ju.

  21. Ardjan says:

    Ti gjarpërushkë ti hash atë që s,thuhet reformès në drejtësi, gjuha jote e vrerosur nuk i bën dëm! Ajo ështè çelik specjal.koperim Gjermano-Amerikan dhe e vulosur nga mē shumē se një miljon shuplaka,po po mësoje! Vota e 2017 ishte për kët reformë dhe kualicionin më të fuqishëm në bot SHBA-BE.

  22. nardi says:

    shqiptar eshte ky?

  23. mali says:

    shpetimi ne fakt eshte te digjesh andushi-bibilushi me kopene tende te corbave.

  24. demokrati says:

    Nje monster e vertete.Si tha zonja e pare “ne demonstrimin tone kishte edhe komuniste”.Kur behet fjale per ti bere varrin Shqiperise komunistet jane te parent.nje birbo komunisti u jep zjarr mendjeve te fandaksura te kleptokrateve qe problemin me te madh kane drejtesine e pakontrolluar.edhe dicka per monstren e kapove.shume po i pelqen roli i protagonistit por nese zjarri djeg Shqiperine i pari krimb qe shkon para drejtesise eshte ai vetem te kujtoj rastin e gazetarit qe ushqeu genocidin ne ugande.

  25. behuni njerez! says:

    Ata, nderkombtaret, do marrin nje çike mend nga Andi dhe ai qe i mbante pelenat ne Paris dikur, por edhe nga Sonila apo ata qe i dime te gjithe deri tek profesori fytyreshpelare Marku. Po ikni , nuk e degjuat se çfare u thane? Po bota s’funksionon keshtu si e mendoni ju se demokracia na qenka nje çthurje totale qe do bej si me do qejfi. Demokracia po te zbatohet, eshte nje diktature shume e ashper se vepron ligji per te gjithe, prandaj, Andi , ik andej nga Saliu e ben ndonje dore muhabet se si do ja beje ai tani e tutje. E keqja eshte se ti apo Lubonja e ndonje tjeter kujtoni se kushedi se çfare thoni, por ne fakt perrallisni veten . Nuk eshte pak dhe kaq se leket i merrni, kohen e kaloni dhe enderrat ju mberthejne naten dhe diten.

  26. Arbeni says:

    andi bushati degjo mua çfare te besh:”Merr edhe saliun dhe shkoni dhe vendosni lule te varri i dajos tend Hysni Kapos,sepse saliu si dr është kujdesur per familjen e tij.Kete e tregojne edhe fotografite e shumta te saliut me vellain e nënës tende shokun Hysni.”Si duket ty or kërriç gomari te vjen keq per saliun që I ka sherbyer familjes Kapo ku ti je nip.Prandaj ik pirdhu legen.Krimet dhe hajnitë që kanë bër familjet bërisha dhe meta meritojne te kalben në BURG.

  27. mali says:

    analisti i gjirizit

  28. mali says:

    dua te bej nje konkurs: analisti me i mire i gjirizit; ju lutem votoni; per momentin, ja top five:
    – andush bucati
    – arturr zhelji
    – qim peka
    – fatos llumbonja
    – fyell raqipi

  29. koba says:

    Ky Lolo Blloku gjithmone flet percart.Busull ka librin e Sh.Enver.Rreziku nga Imperializmi anglo-Amerikan,Rrace e Pjerdhur.

  30. Samir Tahipi says:

    qenka po i njejti person qe komenton….. SHoh minutazhin nga njeri koment ne tjetrin….. hahahahaha

  31. enter'" says:

    Ky eshte nje kokerr idioti
    Kishte gjithe levat e pushteti thote.
    Gjykatat? Prokurorine? Keto institucione qe ishin te infektuar me njerezit e Berishes????

    Shko ore hajvan

  32. tekniku says:

    Sa pjelle bastarde ke dale mor nipce.Kujt i ngjave te dy anet e memesise kane qene idealiste te nje kauze te mire apo te gabuar.Ndersa ti je vetem njeri pa shtylle kurrizore,nje zjarrvenes i lig ne shpirt deri ne qelizen e fundit.Si nuk the nje gje te mire pee vendin tend dhe grupin e gjakut tend ne breza,te majten.

  33. Nik says:

    Bushati nip prej Shkodre .
    nipçe èshtè dhe nga Vlora,
    lepij topet e saliut,
    tè lumtè jepi bèja fora.
    —————————-.

    Njeri pa shtyll kurizore dhe pa dinjitet .Zotèria èshtè nè gar me Lubonjèn kush tè demonstroj mè shumè antikomunizmin por e keqja èshtè se janè tè pa besueshèm me vet karierèn e tyre ,origjinèn familjare e tè cilève ishte pjes e bllokut tè E,Hoxhès pèr 45 vjet.

  34. PPSH says:

    Pse nuk i dhe pak tru dhe Hysniut o And, por vdiq si cerr i Enverit, Duke i ber gojore posht tavolines?!

  35. Ai says:

    Po ky eshte megjithmen k.r apo bo vete !!!!

  36. gjeramadhi says:

    nuk le artikull pa lexuar ne te gjitha gazetat on line vetem kete trapin nuk e kam lexuar asnjehere vetem lexoj komentuesit dhe mjaftohem qe eshte plotesisht vesh gjate

  37. Jimi says:

    Rripce! Ti mollois sa te duash dhe si te kesh qejf ! Ti duket se e konsideron veten ne majen e Olimpit dhe prej andej dergon mesazhe per te paditurit!? Nese mendon, se po shkruan qe te tjeret kur te lexojne c’ka shkruan, te te thone se paku bravo! A nuk e shikon se pas botimit te shkrimit, te gjithe ata qe te lexojne, jo qe nuk te thone bravo! por nuk te lene gje pa share. Ty mbase te duket normale kjo situate, por une ne vendin tend kurre nuk do ta deshiroja nje gje tille, mbase edhe per ty, por ti kete zgjedhje e ke bere vete!? Mbase nje situate e tille per ty eshte intriguse dhe e kenaqshme!? Atehere ti vazhdo, se edhe ne do te vazhdojme.
    Meqense shkruan ne gazeten e Meros, mundohu ta imitosh se origjinalin nuk e ben dote!

  38. Lili Gori says:

    O Mero ,ky moterqiri merr para nga saqiu,muti dhe luluqi sa here shkruan keto brrocullat. Nuk e kuptoj perse gazeta Tema i jep hapesire ketij ndyresire. Lereni te bej propagande tek RD se ata mund ti binde per ato qe thote.

  39. XY says:

    Ky e ndjek atë shembullin shkërdheja nanen në daç me të thirrë baba

  40. @autori says:

    Dikur na ishte nje komentues anonim me nofken Skypion, i cili me nje stil gazetaresk te perpunuar por agresiv dhe te njeanshem, shante Ramen per te lavderuar Berishen ose Bashen. Duke shfrytezuar te metat e shumta ne pushtetin e Berishes, Meroja, per qellimet e tij, ndersente lexuesit e Temes kunder anonimit Skypion, per te nxjerre me shume ne pah “vlerat dhe meritat” e Rames. Sot, ne kohen e prapesive te Rames ne pushtet, per te njejtat qellime dhe perseri ne mbrojtje te Rames, i duhet nje gazetar real qe te nderseje turmen kunder tij. Truku vazhdon dhe ne vend te Skypion ka zgjedhur Bushatin, i cili per hir te se vertetes eshte shpesh here me prane realitetit. Me nje gur, Meroja perpiqet te vrase dy zogj. Nga njera ane duket si i paanshem qe boton ne gazeten e tij kundershtare te Rames, nga ana tjeter, per te mbrojtur Ramen i mbush komentet per Bushatin me sharje e kercenime nga klone te prodhuar kryesisht nga vete gazeta dhe njekohesisht duke censuruar ata qe pelqejne shkrimet e tij. Sa me shume replika dhe tone te skajshme qe boton gazeta, aq me e forte duket ndeshja dhe aq me te kenaqur dalin “tifozat” nga fusha e lojes. E njejta taktike (loje e shitur) e servirur nga politika, perdoret edhe nga mediat e tjera. Ne fund te cdo loje, kemi pare se te gjithe traineret dhe kapitenet dalin nga fusha me te pasur.

  41. Uomo qualunque says:

    Po pse mo popull kurve nuk beheni asnjehere njerez normal ? Ngelet duke u marre me personin me origjinen me sharje etj etje dhe asnjeri nuk debaton me nje argumen Kundra apo argumente shtese ose me nje analize me te detajuar te fakteve qe e cmonton argumentin e Bushatit. Personalisht nuk jam dakort me te per shume arsye. Ne radhe te pare e ashtuquajtura opozita nuk ka staturen è duhur per arsye qe te gjithe i dine. Kauza ka po jo ato qe ka ngritur opozita. Ata kane gabuar kohen kur kane marre vendimin per te protestuar. Mund te benin te njejtat gjera po me ca ndryshime cilesore. Te fillonin pas qershorit qe ne radhe te pare mos te penalizohej Shqiperia per integrimin dhe ne rast se ky nuk do arihej mos te kishte arsye per tu justifikuar pozita. Pastaj duhet te vet pastrohen nga kreret e inkriminuar dhe pa te drejte morale per te qene aty . Vetem ne kete rast mund te kishin mbeshtetje non è duhur (gjithmon duket abstraguar nga qellimi i tyre i vertet) . Pra kjo gje mund te bente qe nje intelektual apo analist ta mbeshtes kete rebelimi opozita qe shume mire mund te behej nje protest e gjithe qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje