Duke folur në konferencën zyrtare për shtyp të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Tiranë, mision i planifikuar prej kohësh dhe i organizuar për të vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria përpara Këshillit të qershorit, Knut Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian (PE), zëdhënës i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) për punët e jashtme, si dhe raportues i PE-së për Shqipërinë, deklaroi:
“Të gjithë po presim vendimin e Këshillit Evropian të 19 qershorit nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë. Parlamenti Evropian mori me një shumicë shumë të madhe ndërpartiake një qëndrim shumë të qartë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Misioni ynë – për të parë nëse reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e gjyqësorit dhe procesit të vetingut, po vazhdojnë – është konfimuar dhe unë nuk kam dyshim se parlamenti dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë në rrugën e reformës. Ne nuk shohim ndonjë arsye për shtyrjen e mëtejshme të vendimit, pasi kushtet e vëna janë përmbushur”.
Duke komentuar braktisjen e mandateve së fundmi nga deputetët e opozitës në parlamentin shqiptar, Knut Fleckenstein shtoi:
“Më vjen shumë keq për vendimin e opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Bojkotimi i Parlamentit nuk është aspak një rrugëdalje nga problemet politike dhe është kundër parimeve demokratike. Parlamenti është forumi ku duhet të trajtohen mosmarrëveshjet politike.
Unë bëj thirrje për përgjegjësi politike nga të gjithë parlamentarët për të përmbushur detyrat e tyre dhe për të rifilluar punën parlamentare në interes të vendit dhe perspektivës së integrimit të tij në BE, jo me zgjedhjet e ardhshme në mendje. Shqipëria duhet të përqendrohet te reformat, jo te grindjet politike. Demonstratat janë një tipar thelbësor i jetës demokratike. Megjithatë, unë i dënoj me forcë rastet e dhunës që kemi përjetuar këtë javë dhe u bëj thirrje udhëheqësve politikë të opozitës që të garantojnë protesta paqësore, në përputhje me shtetin e së drejtës”.
Negociatat jane hapur se vendimi u mor qe vjet thjesht data ishte caktuar per sivjet
Reforma ne drejtesi eshte e sukseshme ndonese kane kaluar ndonje spiun apo tip donike qe nuk justfikon te ardhurat.
Korrupsioni eshte ne nivelin me te ulet qe ka pare vendi. Rastet e bera publike, po ti marresh tek e tek, jane sporadike.
Krimi eshte zhduk. Vrasjet, bombat e giobeveniet jane larje hesapesh mes krimineleve meqe kane frike policine qe duam.
Droga qe kapet eshte e vjeter nuk ka faj qeveria qe mbollen aq shume.
Ekonomia me rritje te madhe fale disa patrioteve si Samiri, Kastrati, Gjoka, Dulaku,etj te cilet kane marre persiper te kompesojne performancen e dobet te masave dhe te mbledhin gjithe leket e shqiptareve.
Nuk eshte zedhenes i socialisteve dhe demokrateve por i socialdemokrateve, mos luani skuthin me titujt duke u perpjekur te tregoni se mendimi i Kurtit eshte mendim edhe i se djathtes edhe i se majtes europiane. Kurt perfaqeson te majten europiane ku ben pjese dhe partia e tij socialdemokrate. Keshtu si e ka vene titullin Mero i bie qe Gjinushi te jete kryetar edhe i socialisteve edhe i demokrateve. Mos bjer kaq poshte Mero, ti di ta besh me mire propaganduesin.
Nuk eshte zedhenes i socialisteve dhe demokrateve por i socialdemokrateve, mos luani skuthin me titujt duke u perpjekur te tregoni se mendimi i Kurtit eshte mendim edhe i se djathtes edhe i se majtes europiane. Kurt perfaqeson te majten europiane ku ben pjese dhe partia e tij socialdemokrate. Keshtu si e ka vene titullin Mero i bie qe Gjinushi te jete kryetar edhe i socialisteve edhe i demokrateve. Mos bjer kaq poshte Mero, ti di ta besh me mire propaganduesin..
Nuk eshte zedhenes i socialisteve dhe demokrateve por i socialdemokrateve, mos luani skuthin me titujt duke u perpjekur te tregoni se mendimi i Kurtit eshte mendim edhe i se djathtes edhe i se majtes europiane. Kurt perfaqeson te majten europiane ku ben pjese dhe partia e tij socialdemokrate. Keshtu si e ka vene titullin Mero i bie qe Gjinushi te jete kryetar edhe i socialisteve edhe i demokrateve. Mos bjer kaq poshte Mero, ti di ta besh me mire propaganduesin…
Prap ti kompetento -. Shko laj pjatat se te erdhi turni pasdites
Leni xhelozite profesionale po na thuaj a e mori jot moter provimin?
Leni xhelozite profesionale po na thuaj a e mori jot moter provimin???
Po ty komentues qe s’merresh vesh, çfare te preokupon se çfare perfaqeson ai apo çfare thote per Shqiperine? Si duket vazhdon tradhetia brenda familjes. E ç’te besh me ju!