Hiqen nga faqja zyrtare e Kuvendit emrat dhe fotot e opozitës, qëndrojnë vetëm Hajdari, Koka dhe Murrizi

1 Mars 2019, 09:34Politika TEMA
Hiqen nga faqja zyrtare e Kuvendit emrat dhe fotot e opozitës,

Pas dorëzimit të mandateve në masë nga deputetët e opozitës, Kuvendi ka shpallur vakancat, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me procedurat pasuese.

Ndërkohë, përveçse shpalli vakancat në mënyrë që të plotësohen vendet e lëna bosh nga ‘lista në pritje’, Kuvendi në faqen zyrtare ka marrë edhe vendimin final.

Shihet se në faqe janë hequr fotot e deputetëve të opozitës. Ndërsa nuk janë hequr deputetët të cilët refuzuan të dorëzojnë mandatin, Myslim Murrizi nga PD dhe Lefter Koka nga LSI.

Po ashtu në listën e deputetëve të Kuvendit vijon të jetë edhe fotoja e Rudina Hajdarit, kjo e fundit ende nuk ka dorëzuar mandatin, ndërsa vendimi i saj po shoqërohet me pikëpyetje.

Kujtojmë se Berisha tha mbrëmë që Hajdari do të ketë të njëjtin fat si Murrizi nëse nuk e dorëzon mandatin, i cili u përjashtua nga PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje