Ish-kreu i PD Sali Berisha konfirmoi sot atë që flitej se edhe Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit që konsiderohet si heroi i Demokracisë, është përjashtuar nga PD.
Përjashtimi i saj na kujton të gjithëve edhe hakmarrjen e Berishës ndaj Azem Hajdarit.
Azem Hajdari gjatë kohës kur Partia Demokratike ishte në pushtet nuk u emërua kurrë ministër, edhe pse ai e meritonte më shumë se kushdo tjetër në PD.
Ai ka qenë ndër të vetmit demokratë që ka kundërshtuar shpesh herë Berishën, raporton tirananews.al.
Në seancën parlamentare të 28 shtatorit të vitit 1992, kur Sali Berisha inskenoi sulmin ndaj Azem Hajdarit, për ta nxjerr nga politika, duke tentuar t’i hiqte imunitetin me propozimin e 52 deputetëve, Azem Hajdari mbajti edhe një fjalim që i drejtohej Berishës:
“Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë… Por nuk jam aspak dakord që një deputeti t’i mbyllen dyert e ankimit, kur akuza ndaj tij është e pabazuar, e paargumentuar në bazë të legjislacionit që ka sot në dispozicion Republika e Shqipërisë…
Problemi është politik dhe thjesht politik… E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë unë di shumë, dhe njeriu që di duhet të zhduket. Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç’situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë…
Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t’i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën. E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë.
Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. …imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot… Në Shqipëri, Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”…
Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë… Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” u ka ikur nga shtrati.
Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju…
Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Asnjëherë s’kam për të hequr dorë nga rruga ime për demokraci: jam i ri… Nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që të jepja jetën, fëmijë, familjen dhe me traditat e pasura që ka, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim.
Unë jam i ri, do t’i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im.
Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën. Populli kësaj radhe le të gjykojë. Në rast se është e mira në favor të drejtësisë, unë për veten time që sot jam gati t’i nënshtrohem kujtdo.
Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: “Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë”. Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje, si diktaturë të re” , raporton tirananews.al.
Por ccfarë deklaroi Berisha, 20 vjet pas vrasjes së Azemit për të bijën e tij, Rudina Hajdari në dhjetor të 2018-s. “Ajo është deputete dhe njëkohësisht e bija e Azemit, ndaj duhej të ishte parashikuar edhe fjala e saj atë ditë. Azemi është betuar dy herë në jetën e tij, më datën 8 Dhjetor dhe më 12 Dhjetor, dhe në të dy rastet u është drejtuar studentëve, duke u thënë se ‘më parë u fut thikën Kirit dhe Rudinës, sesa u tradhtoj juve’.
Ajo nuk largohet nga Partia Demokratike, por është ‘e bija e të atit’ dhe genin e shprehjes së mendimit, ajo e ka tërësisht të Azemit, që ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi Sali Berisha. Me sa duket, Berisha brenda dy muajve ka ndryshuar sërish mendim. ( L.T)
IS
Rudin! Ti duhet të ngresh më lart idealet e babit tënd! Më shumë do të duan shqiptarët nëse nuk shkon pas shpurës së ndyrë të politikës Luli-Sali-Mona-Meta! Ani edhe pse përjashtohesh nga PD, e cila siç është katandisur nuk ti ngre vlerat! Jepe maksimalisht kontributin e vyer për atdheun tënd, për ne shqiptarët e thjeshtë që nuk jemi të asnjë partie!
Sal Berisha ……..armik i perbetuar i te gjithe shqipetareve…..pervec disa nostalgjikeve te cilet patjeter duhet te ekzistonin……edhe Enveri , Stalini , Hitleri kane edhe sot nostalgjiket e tyre , jo me Berisha qe akoma si ka dale fyroma……Azemi e njihte shume mire….punoj shume Vite, dite dhe Nate me Salen……..ja ka pare Fytyren e vertete Sales….se sa do te aktrosh , ne momente te caktuara e harron rolin qe te eshte caktuar nga armiqte tane Shekullor……….por duhet thene se UDB serbe paska qene shume efikase dhe suksesplot ne Shqiperi….po behen gati 80-vjet qe ata akoma kane personelin te perzgjedhur ne Shqiperi…….ai u sherben edhe sot ne 2019 – …. ky eshtemendimi im.
Ka ardhur koha qe cdo shqipetar , me aq mundesi sa ka , te ndihmoje ne fuqizimin e ekonomise shqipetare……….por duhet edhe qetesia e rregulli i qytetareve qe jetojne ne Shqiperi…….te pakten kete pershtypje kam……ne qe jetojme ne perendim, ndoshta nje dite do te kthehemi te hame ditet e Pensionit ne Shqiperi……..por konflikti nderinstitucional ( Partite ) nuk ju intereson askujt……ai vend ka kohen e Arte per tu kompletuar si Shtet i se drejtes….Faktori i Huaj eshte te pakten i interesuar….po shqipetaret vete ? ata qe jetojne ne Shqiperi dhe gjysma tjeter qe jeton jashte saj ?
Une medoj tashme se —–Z G J U A R S I A—– duhet te triumfoje perkundrejt sharjes dhe vellavrasjes, dhunes e injorances , pasurimit te paligjshem e konfliktit ndershqipetar.
Une di dhe njekohesisht mendoj se eshte KOHA ( VITI 2019) qe shqipetaret duhet te behen BASHKE . Nuk eshte e lehte….sigurisht qe jo……por edhe nje shkrim i thjeshte tek Gazetat e njohura…..apo Vizita/Pushime te shpeshta ne Shqiperi jane nje ndihme teper e vyeshme per Vendin tone, per me teper per ekonomine e vogel , ate Tregtarin e vogel qe shet Produktet e tij diku tjeter, prane nje Restoranti e keshtu me rradhe……..ndersa per pjesen tjeter te Kombit tone, te cilet jetojne ne Shqiperi, mendimi dhe deshira ime do te ishte – te mos i bejne bisht punes……para gati 30-viteve, por edhe me mbas, shqipetaret qe emigruan kane punuar pa u menduar dy here per vendin dhe kategorine e Punes…….kryesorja vetem te fitonin dicka per tìu derguar njerezve te tyre ne Shqiperi…….pra shumica e tyre kishin dy LLogari te hapura….per tu ushqyer vete e per te ndihmuar Familjaret e tyre ne Shqiperi………ka Zera qe thone se pa Remitancat e shqipetareve ne Bote, Shqiperia do te kishte falimentuar……kete nuk e di dhe nuk mund ta konfirmoj…….u zgjata shume…..
Ju Uroj te gjitheve Urtesine dhe Mencurine qe i nevojitet me shume se kurre vendit tone te perbashket, SHQIPERISE……
ky vrau te Atin tani do ti fusi friken te bies ,bravo hajdari shiko drejtimin dhe mer frenat e PD se sali serbi se ka te gjat mbrapa hekurave
Hajt se ça ke ba ke gjet , larje hesapesh kriminelash me stilin e tropojaneve . Edhe gruaja jote Fatmira ta mbajti “amanetin ” gjithkund me vrasesin tend Berish dhe ne fund ne Amerik kur ti ke mendu qe nuk te ik nga Shqiperia .
Sikur ma thote zoti, se e ardhmja e pd-ke, do jete e mire kur te drejtohet nga çupa e mençeme RUDINA HAJDARI.Te zhduket Berisha me Bashen,te cilet e degjeneruan dhe e rraskapiten kete parti per ne diten e hallit.Ata e kane turperuar pd ne sy te popullit,kur ajo ishte si parti e shpreses dhe vlerave te medha demokratike.Gjitashtu Berisha dhe Basha po punojne kundra demokracis duke e sabotuar me njemije e nje veprime te shemtuara,per arsye se ata kane kthyer syt nga Moska dhe Begradi.Kjo duket kur Berisha dhe Basha kane dal hapur kundra Amerikes dhe Evropes.
Nqs Rudina Hajdari,eshte trime dhe e zonja si i Jati,Azemi,te mos e dorezoi mandatin e deputetit.Keshtu ajo do te shtoi besimin akoma me shume te masa e gjere e pd-ke.Te mos trembetn ga kercenimet e zakonsheme te Sali Berishes,por edhe te atyre servilave te tij.Pd qe po udhehiqet sot nga Berisha dhe Basha,po shkon drejt perroit,drejte humneres.Ajo parti,po kthehet nga pro perndimore ne Lindore (Rusi+Serbi).
Gjeja e pare qe duhet te beje rudina hajdari eshte qe duhet te distancohet nga drejtusit e PD ,se me keta PD nuk fiton asnjehere
“Biografia sekrete” e Sali Berishës,a’ është kështu z.Mero !
Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe me ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga Veriu në Jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe Kombin Shqiptar. Serbët nga Veriu dhe grekët nga Jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD-së (Pjetër Arbënorin, Ali Spahia , Azem Hajdari dhe Zef Perjakun) në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmbënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri çka tregonte se dicka do të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtëngjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste. parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës.
Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Psean. Pseaneksioniste nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre .eksioniste nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre .
Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti Veri – Jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.
Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i kërkoi Millosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: “Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë”. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në ’97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.
Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.
Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.
Po pergatitet gjyqi i Izet Haxhise .Duhet te Gjykohet dhe Laneti i Vucidolit Ky Vrases dhe Agjent Serb.
Pertej Azemit prfobledmatik dhe Fatmires anbuzuese, Rudina eshte nje simbol i paster ndershmerie dhe integriteti njerezor! Une votoj per Rudinen!
problem i madh shum e se u largua cupa e azem hajdarit nga pd,mos i qani hallin se ka parat qe i la i jati ,per te cilat dhe e vrane .o shqipetar mecfare mereni o lumzinj ,keni 1 shekull qe vetem me keto gjera mereni ,prandaj zbehemi ne njerez,e cfare vlere ka rudina hajdari ne kete vend qe u beka kaq problem neper gazeta, e media ,,,,,,,,, po pse ore ska lajme te tjera per njerzit si rojne ,ku punojne ,me cfare ushqehen ,ku jetojne ,ka spitale,ka kopeshte etj,etj,etj…………