Ish- ministri i LSI, entuziast për skenarin rus në Ballkan?! Manjani: Shqiptarët s’janë të vetmit, dhe serbët, malazezët e bullgarët protestojnë

1 Mars 2019, 09:29Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se shqiptarët nuk janë vetëm kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë.

Ai shkruan në një status në “Facebook” se i gjithë Ballkani proteston, duke përmendur serbët, malazezët, bullgarët e urmunës.

Sipas tij, Mogherini, Hahn e Fleckenstein janë njësoj të kritikuar.

Postimi i Manjanit:

Shqiptarët nuk janë vetëm!

I gjithë Ballkani proteston! Serbët, malazezët, bullgarët, rumunët protestojnë!

Të gjithë kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë!

Madje opozita në Serbi, Mal të Zi e Bullgari, ashtu si opozita Shqiptare, kanë dalë nga Parlamentet e vendeve të tyre në shenjë proteste.

Të gjithë thonë: Jo më fasadë e sistemeve pseudo-demokratike!

Frederica, Johanes-i, Knuti e zëdhënësit e tyre janë njësoj të kritikuar gjithandej në Ballkan!

Shqiptarët këtë herë, nuk janë (siç jemi mësuar të dëgjojmë) as të vetmit e as të fundit të rreshtuar kundër të keqes.

Ky është lajmi më i mirë i kësaj kohe të mbushur me propagandë stabilokratësh dështakë!

2 komente në “Ish- ministri i LSI, entuziast për skenarin rus në Ballkan?! Manjani: Shqiptarët s’janë të vetmit, dhe serbët, malazezët e bullgarët protestojnë”

  1. trimi says:

    U martue gjarperi me shejtaniin dhe pollen Ylli Manjanin. Asht hadut dhe prostitute politike.

  2. trimi says:

    PO ME DESHTAK SE JU NUK KA ,PRANDAJ SJU DO ME NJEERI NE PUSHTET. NUK NDAHET TORTA PO MOS E MERITOVE ATE JU ASNJEHERE NUK I KINI BINDUR SHQIPTARET, PO VETEM KENI KERKUAR NJERZVE TE THYEJN E TE SHKATROJNE. EKESHTU KUSH E DI SE SA DO RRINI NE OPOZITE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje