Video me Fleckenstein e vitit 2015 dhe pse Bregu “djeg” ende në Tiranë

1 Mars 2019, 09:11Politika TEMA
Video me Fleckenstein e vitit 2015 dhe pse Bregu “djeg” ende në

Majlinda Bregu dje u përdor edhe njëhere nga opozita në nerva e sipër me delegacionin e PE dhe veçanërisht Knut Fleckechetin u vu në qendër të komenteve si nga LSI e PD.

Një nga portalet madje lëshoi një video teksa Knut Fleckenstein i fliste në vesh Bregut dhe qeshnin. Më pas shfaqej Ditmir Bushati dhe Arta Dade.

Video është e vitit 2015 në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Këto foto janë te postuara nga vete Bregu në ate kohë.

Pyetja është pse një video e 4 viteve më parë ku një ish ministre e Intehrimit flet e qesh me një koleg te Brukselit, duhej shitur taktikisht si diçka e kohëve të fundit dhe pse pikërisht sot?

Pse djeg ende Majlinda në Tiranë dhe a mos ndoshta ajo ende është me kaq ndikim tek miqtë e Brukselit.

Çfarë ju thotë Majlinda Bregu në vesh ende?

Një video normale e kërkuar nëpër arkiva sot ishte vetëm një nga mënyrat e reagimit të trishtë të opozitës.

(Ardit Rada)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje