Lulzim Basha dhe çeta e kuçedrave të tij, që duan të bëjnë pis këdo

1 Mars 2019, 19:10Politika TEMA

Lulzim Basha dhe çeta e kuçedrave të tij në zyrën e shtypit, por edhe në disa media të financuara nga kunati, dje shfaqën për të disatën herë mllefin që ka kreu i Republikës së Re ndaj Majlinda Bregut, ish-deputetes së PD-së, ish-ministres së Sali Berishës për Integrimin dhe ish-zëdhënëse e Qeverisë së tij.

Dje në Tiranë zbarkuan ndërkombëtarët, me një axhendë të paracaktuar, dhanë edhe mesazhe të qarta kundër Lulzim Bashës dhe akteve të tij politike.

Por, çfarë ndodhi?

Menjëherë u shpërnda një video. Një video e vitit 2015, nga një takim po me ndërkombëtarët, po me Raportuesin për Shqipërinë, Knut Flackenstein, ku duket qartë takimi i zonjës Bregu, por në sfond duket edhe zonja Arta Dade dhe ish-ministri i Jashtëm, zoti Ditmir Bushati.

Është momenti i lobimit të fortë të zonjës Bregu në atë kohë me ndërkombëtarët, që të pranohej ligji i Dekriminalizimit. Meritat e të cilit në fakt i mori Lulzim Basha, por betejën me ndërkombëtarët në fakt e bëri zonja Bregu.

Gjithësesi dje, Luli nuk u ngop dot me urrejtjen e tij ndaj atyre që mbajnë qëndrim kundër. Si një enverist i vogël, edhe se i ngjet shumë ish-diktatorit, filloi sulmet ndaj atyre që ai i quan “armiq të brendshëm e të jashtëm”.

Mesa duket makthi për Zonjën Bregu ende nuk i ka dalë, megjithëse ajo ka dy vite që nuk është më deputete e PD-së dhe prej fillimit të këtij viti punon në një nga organizmat e rëndësishme të Bashkimit Europian, për Rajonin dhe Ballkanin.

Makthi i Lulit nuk ka dalë dhe u mor një video, e cila u montua nga imoraliteti i oborrit të kunatit.

U shpërnda sikur ishte e djeshmja, për të justifikuar qëndrimin e ndërkombëtarëve kundër djegies së mandateve dhe akteve e veprimeve politike të Lulzim Bashës.

Në fakt, qëndrimi i tyre ishte i pritshëm dhe frika e makthi që ka Luli se Majlinda kontrolloka ndërkombëtarët, apo se mund të ketë influencë, duket e pavlerë.

Është një qëndrim me video apo mesazhe të ripërsëritura që përcillen në mënyrë të turpshme sa herë Luli ka probleme. Apo sa herë i del Majlinda në ëndërr, apo sa herë i dalin kritikët në ëndërr, apo sa herë shikon Jozefinën, apo sa herë dëgjon Astritin.

Këto janë makthet e sulmeve të tij, por mesa duket me Majlindën e paska edhe më të madh problemin.

Ajo që bëri dje me ushtarët e tij, pasi përhapi një video të gënjeshtërt të kohëve më parë dhe montoi gjithcka në zyrën e shtypit të PD-së, Lulzim Basha fluturoi drejt Hollandës për të vaditur tulipanët e tij.

Por, Lulzim Basha nuk tregon gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm dobësinë që ka, paaftësinë e paepur, dhe pamundësinë për të dalë mbi sherrnajat e grindavecjet e vogla, por vazhdon të sillet si një enverist i vogël që shpall armiq të jashtëm dhe të brendshëm, ashtu sikundër fliste dje ish-diktatori, turpësisht flet sot Lulzim Basha dhe këtë më shumë se kurrë ai e provoi dhe e tregoi dje.(CNA.al)

11 komente në “Lulzim Basha dhe çeta e kuçedrave të tij, që duan të bëjnë pis këdo”

  1. Kozmos says:

    TASHME ,ME DORZIMIN E MANDATEVE , BASHA DHE CETA E KUCEDRAVE MORI FUND . SHPRESOJME TE FRYJ NJE ERE E RE PER SHQIPERINE . SPK DUHET TE BEJ SPASTRIMIN RADHES .

  2. Dyrrahu says:

    Enver Hoxha vepren e fundit te tijen e ka be me te keqen.
    Shikone Lulin se çfare figure e çfare karakteri te felliqur ka.

  3. Zigur Qarri says:

    Ore perse i bini me qafe Lulit te shkrete, nuk e kuptoni ju qe keto i bene shtriga e Borebardhes, Sali Ram Berisha. Kaq naiv jeni xhanem?

  4. Zagali says:

    Nuk ke ç’i bene,keshtu eshte gatuar dhe edukuar Basha nga idhulli tij Sali Berisha,qe kur ka ndonje problem qe nuk i shkon mire,monton ndonje video.Mut Jasht dhe mut brenda.Mos shikoni vetem floket se ai i lyen me xhel nga ai i megjezit per ç’do mengjez.

  5. himler says:

    duhen ndare gjerat

  6. Keshilli i ndrikullave says:

    Po ky Luli ne fytyre i ngjan kaq shume Enverit sikur te ish I biri ,prandaj nuk heq dore nga lufta e klasave Njelloj edhe ky gjith ckishte rreth e rrotull i shpalli armiq me perkashtim te Grideeeesss se eshte lezeti i partise

  7. Star says:

    Nuk ka si te mos I ngjaj diktatorit sepse eshte nipi biologjik i tije. Per nga aftesite nuk eshte as sa gishti i Vogel kembes se tije.

  8. Martini says:

    Fshatarë pa skrupuj që vazhdojnë të gënjejnë shqiptarët debila që u vënë nga pas. Sa për folësen.e rëndomtë të televizionit Majlinda Bregu mos e vrisni mëndjen.Pse nuk analizoni deckat pordhën dhe budallallëqe që ka bërë e folur si demokrate e.cartur gjatë kohës ministre dhe deputete e PD.Me siguri te huajt kanë vlerësuar vetëm stilin e fërkimit të saj që e kanë marë në punë dhe nuk e njohin sa debilet është.

  9. Sit back and relaks■●▪□●%^* says:

    Nuk ka asgje te keqe te marresh njere ane, problemi eshte kur do te besh si e paaneshme dhe puritane. Majlinda karrieren politike ia detyron dy burrave, Sali Berishes dhe Edi Rames. Dje ishte me te parin sot me te dytin, nuk ka asnje problem. Problemi lind kur do qe ta kete nje dore ne revani e nje dore ne bakllava ose si i thone ndryshe ta hash both ways…

  10. Shoku says:

    PO me qenese nuk kane me se te meren,tani po meren me montim vidiosh. PO mire more te nderuar ish-deputet te PD, e ti more plaku rrjedhur Sali qe nuk le vrim celsi pa shikuar ( thone se te ka ngelur zakon qe nga rinia e hereshme) pse mereni me placken e Majlindes ? Po ajo edhe nese bene qefine saj ,ju pse u kruhet bytha ? PO pastaj a mendoni mor zuzar se ajo eshte grua me burre,eshte nene femijesh ? Une mendoj se ajo duhet tu hedhi ne gjyq. Idioter ngeleter jeten more te uruar……. Sali e ke degjuar ate shprehjen : ” Qellove si kalama ,o Mane >” Edhe ti ngele kalama o ditezi .

  11. Milua says:

    I nderuar gazetaruc nuk ka vlera shkrimi kur e fillon me Enveric i vogel dhe e mbaron me Enveric te vogel!Koha te ka lene shume prapa e Enveri ishte i madh pa ka 30 vite e se hiqni akoma nga goja!Nje shkrim kazani qe me siguri i madhi Mero i boton per te ngritur sa me lart vlerat e shkrimeve te tij!Lul Basha eshte pa asnje vlere e Enveri ishte nacionalist ,fakt qe sja mohon kerkush skur te zbersin te gjithe nga malet e te hane torte ne mes te Tiranes ore rrush gazetaruc!Te holle e ke ironine qe s’ka shqiptar qe ta kupton ore plehra te kazanit mediatik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje