Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim para afro 10 ditësh morën vendimin që 57 deputetët e tyre të lënë mandatet e deputetëve, që në bazë të Kodit Zgjedhor, plotësohen me emrat që pasojnë në listat respektive të partive.
Basha dhe Kryemadhi për t’i paraprirë dhe mos lejuar pranimin e mandateve nga pasardhësit e listave të tyre, krijuan brenda selive të partive të tyre një listë të tyren pa asnjë vlerë ligjore, ku pothuajse të gjithë firmosën se nuk do ta pranojnë mandatin e deputetit kur t’iu vinte radha.
Por, këto firma dhe kjo listë nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe kushtetuese ndaj nuk pengon asnjërin/en nga ata që pasojnë në listë që të pranojnë mandatin e deputetit.
Por, pse është e pavlefshme dhe tërësisht nul firma e lëshuar në listat e partive nga kandidatët që pasojnë e që iu takon mandati?
Së pari, të gjithë ata që ishin deputetë, firmosën me emër të përveçëm se heqin dorë nga mandati që kishin dhe nuk firmosën një listë emërore në bllok. Sepse, vetëm duke firmosur tek e tek e dërguar pranë Kuvendit ose KQZ-së, shkresa merr vlerë ligjore
Së dyti, të gjithë ata që pasojnë në listë dhe iu takon mandatii i deputetit, nuk mund të firmosin që lënë mandatin kur akoma nuk e kanë marrë atë. Për ta bërë këtë, ata duhet të shkojnë pranë KQZ-së dhe jo nga zyrat e partive, pasi kjo nuk do të kishte dhe nuk ka asnjë vlerë juridike dhe ligjore.
Pra, sot që flasim, të gjithë ata që kanë firmosur një fletë që jua ka dhënë PD apo LSI për lënien e mandatit, duhet ta kenë parasysh se ajo firmë është nul, pa asnjë vlerë ligjore, pasi e vetmja mënyrë për të refuzuar apo pranuar mandatin, është të shkosh vetë në KQZ dhe të deklarosh me shkrim këtë gjë. Pra, edhe pse ata kanë firmosur në listën e partisë për lënie mandati, ajo nuk ka asnjë vlerë, pasi vetëm në KQZ merret vendimi ligjor nëse e pranon apo jo mandatin. Çdo rrugë tjetër është e pavlefshme dhe nul nga ana ligjore.
Thënë këtë, të gjithë ata që sot janë në listat e PD-LSI, kanë mundësinë të shkojnë e të marrin mandatin e deputetit ose ta refuzojnë atë në KQZ. Çdo firmë në shkresa të tjera është e pavlerë.
Ndoshta ky ka qenë një truk i PD-LSI për të detyruar moralisht (ose trajtuar si të paditur) pasardhësit në lista që të mos merrnin mandatet, ama, nga ana ligjore dhe kushtetuese, secili/a prej tyre mund të shkojë që nesër në KQZ dhe të bëhet zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë!
A.Krosi
Ore ju ose jeni debila ose beni vete, kushdo qe pranon mandatin eshte ne kundershtim te vendimit politik te PD dhe automatikisht bazuar ne statutin e PD eshte i perjashtuar dhe te njejtin statut ka dhe PS nga krahu tjeter. Juridikisht cdokush ne liste mund ta marri mandatin por nuk perfaqeson me opoziten por thjesht vetveten, eshte njesoj sikur PD te ishte akoma ne parlament por Murrizi te vendoste te shkeputej si i pavarur apo te perjashtohej per arsye se ka dale kunder vendimit politik te grupit. Murrizi do ishte ne parlament por nuk do perfaqesonte me elektoratin e PD, e njejta gje edhe me ata qe do pranojne mandatin, ata do e pranojne mandatin si persona juridike por jo si persona politike, pra nuk perfaqesojne as opoziten dhe as elektoratin e saj, thjesht plotesojne numrat ne parlament gje per te cilen PS dhe parlamenti nuk kane nevoje sepse i kane numrat edhe vetem qe te bejne funksional parlamentin, pra do ishte nje palacollek i panevojshem nga ana e atyre qe do pranonin mandatin vec nqs pranojne te behen te tille si pjese e propagandes se qeverise. Te tilla diversione hane buke vetem ne kopesht.
Ku e ke hallin ti relaks? Na spjegon qe PD dhe LSI nuk do jene me te perfaqesuese ne Parlament. Kujt i prish pune kjo?!
Ne ca vende te perendimit per te semuret pa shprese ka nje mundesi qe quhet “te vdesesh me dinjitet” ku doktoreve u lejohet tu marrin jeten ketyre pacienteve, me kerkesa te ketyre te fundit. PD dhe LSI duke kuptuar qe SPAKU do u haje koken nje nga nje, vendosen te vdesin me dinjitet ne grup. I vetmi ndryshim eshte qe ata po vetevriten gje qe I bene ata te vdekur she kriminel.
Per argumentin tjeter qe deputetet jane perfaqesues te partive, e ke kompet gabim. Deputeti punon per te miren e zgjedhesve te zones qe perfaqeson, per ata qe kane votuar dhe per ata qe nuk kane votuar per te. Keshtu thuhet ketej nga demokracite, por ti qe fjalen “relax” e shkruan “relaks” I perkete sojit te Shqiptareve te zgjuar qe nuk pyesim per rregullave e perendimit. Bile I tregon Anglezit si ta shkruaj anglishten.
Sitbekso, ke shume te drejte kur thua qe ata qe do te marrin mandatet nuk perfaqesojne me PD-ne dhe LSI-ne dhe ju e keni shpjegu sakte perse.
Por nga ana tjeter te thuash qe ata nuk perfaqesojne opoziten eshte gabim. Cdo deputet i pavarur apo i varur qofte qe nuk ben pjese ne partite e maxhorances dhe voton dhe debaton kunder politikave te qeverise quhet OPOZITE.
E thene ndryshe, keta qe do te hyjne ne parlament teknikisht perfaqesojne ate pjese te opozites qe nuk duan me te qeverisen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Eshte pjesa me e vogel e opozites, por gjerat e mira dhe filiza te vegjel lindin.
Mbaje shenim, qe djegia e mandateve do te sjelli shuarjen e LSI-se. Per PD-ne eshte ende shume heret per ti bere nekrologjine.
O ti i zgjuar, qe di anglisht.
Natyrisht qe ti nuk i ga keto diversione te “denja per ne kopesht”, sepse ti je akoma në çerdhe.
Po pse t’u hap kaq shume barku per Saliun, Belulin, Monen, dhe Metën? Te duken me te mire nga Rama?
Po qe se te duken keta me te mire nga Rama, paske marre fund.
Si puna e 5 deputeteve te PS kur u zgjodh president Bamir Topi. Apo atehere nuk quhej?
Së dyti, ata perjashtohen nga grupi pasi të bëhen deputetë, dhe në këtë rast është PD që i bên ata “të përfaqësojnë” vetveten, pra thjesh e qartë PD nuk do të përfaqësohet. Por salla e parlamentit ama mbushet.
Sit back and shit
Prisni,prisni,se mbase do e refuzojne te gjithe mandatin e deputetit.Po pse more derdimene,c’ mut me te mire ishin at qe e dorezuan ate?
Rroga e deputetllekut Eshte embel, ta we e dorezuan mandatin dolen Dy here humbes:
Nuk arriten te marrin parent qe investuan per t’ u bere deputetllekut…dhe,
Do ju humbasin dhe mbi 2 million like te reja nga paga si deputetllekut….
Keto benefite,ju erdhen si nje fitim bingoje,pa luajtur fare ne llotari Apo k azino…
Pse te gjithe te listed,do te tregohen budallenj ti bijen te mires me kembe?
Deputetet qe s’dorzojne mandatet the ata qe behen deputet nga listat Jane ne grupin e deputeteve independent, te pavarur.
Une e kuptoje keshtu.Ata te listes qe firmosin ne selin e pd-ke per te mos u bere deputet,po te njejten gje do bejne edhe ne KQZ,se ata nuk mund te dalin dot kundra Berishes dhe Bashes,apo Monikes dhe Metes,se i pret plumbi.Ja bejne si Sokol Olldashit.Prandaj nqs ata firmosin ajo eshte me nje vlere moralofrike.Nuk jua mban te behen deputet, se ajo parti te vrete.