"Kur do flasim", Majko: Basha t’i përgjigjet ftesës së Ramës për dialog, "qeveria tranzitore" nuk do jetë pjesë e diskutimeve

1 Mars 2019, 14:07Politika TEMA

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ka dhënë detaje se çfarë mund të diskutohet në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, nëse lideri demokrat Lulzim Basha do të pranojë ftesën që i bëri sot kryeministri Edi Rama për tu ulur në bisedime.

Qeveria tranzitore, nuk do të jetë pjesë e diskutimeve, tha Majko, teksa ju përgjigj interesit të gazetarëve, të cilët e pyetën nëse do të pranojë të jetë ai kryeministër i qeverisë tranzitore.

“Kjo (qeveria tranzitore) nuk hyn tek shprehja “kur do flasim”- tha ministri.

Ftesa është e qartë tha Majko, edhe “në vazhdim për dialog konstant”.

Gjitashtu Majko nuk përjashtoi edhe mundësinë që Presidenti Ilir Meta të jetë negociator në këtë dialog të mundshëm për zgjidhjen e krizës.

“Pse mos të negociojë presidenti, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, tha Majko. (TemA)

2 komente në ““Kur do flasim”, Majko: Basha t’i përgjigjet ftesës së Ramës për dialog, “qeveria tranzitore” nuk do jetë pjesë e diskutimeve”

  1. Cuku says:

    Ik ore Majko
    Kur nuk te fut nje shkelm bytheve Rama ,e te te perzeje fare nga P.S.
    Ti je.Aldo Bumci I P.S.
    Ben rolin e babaxhanit dhe ti ,e vari topet
    Kot nuk e kerkojne per Kryeminister kete ,se ky as te ,,,,-e as te ,,leshon
    Ik oer dreq nga Partia e Likes

  2. Gjenerata 1964 says:

    Njeriu me i pa denj ne P.S.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje