Kur kane mbetur vetëm pak ditë nga vizita e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, e parashikuar më 7-8 mars, Presidenti i Kosovës është fotografuar mbrëmë rrugëve të Tiranës.
Media ben te ditur se Thaçi e Rama kanë darkuar në një lokal në në qendër të kryeqytetit.
Pas shëtitjes së tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Thaçi është ulur më pas për të darkuar me Ramën.
Takimi në mjedise të tilla jo zyrtare është i dyti pas atij në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës në Prishtinë, ku Rama ishte prezent dhe shpërndau edhe një foto.
Theksojmë se Rama dhe Thaçi janë kordinuar kohët e fundit për çështjen e marrëveshjes me Serbinë dhe për këtë janë tepër të lakuar për afrimitetin e tyre.
RESPEKTE për HASHIM THAÇIN !! NEVERI dhe URREJTJE për PD KRRIMIN dhe LSI PLAÇKITJEN !!! RROFTË SHQIPÈRIA ! RROFTÈ KOSOVA ! RROFTÈ HASHIM THAÇI