Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në përgjigje të qëndrimit të Knut Fleckenstein se opozitës i intereson më shumë pushteti politik se anëtarësimi në BE, thotë se ndërkombëtarët duhet të korrigjojnë shënjestrën e atyre që thonë.
“Nëse Knut Fleckenstein është më shqiptar se ne shqiptarët dhe mendon që ne duhet të jemi në BE dhe ne themi që nuk jemi, duhet dhe ai të përpiqet të korrigjojë pas shënjestrën në raport me ato çfarë thotë.
Si europarlamentar, sidomos raporterët për Shqipërinë, është mirë që për disa probleme dhe shqetësime të opozitës të ketë më tepër kohë për ti dëgjuar, konstatuar dhe për ti verifikuar para ser të mbajnë një qëndrim.
Me BE ne nuk po luajmë teatër, po u sollëm si ata kalamajtë e urtë padyshim që do të na fusin në rrethin e kalamajve të tjerë.
Jo, BE nuk është institucion i kalamajve të bindur, BE është institucuion i shteteve funksionale që ndajnë të njëjtat vlera dhe parime.
Nuk mendoj se duhet të shkoj në BE për të qenë vasal i dikujt por qytetar i BE.
Nuk mund të më trajtojnë sikur të jem me bisht, që të më thonë ule bishtin kësaj radhe që të mos e shikojmë, sepse kështu do të pranojnë në BE.
Pastaj kur të hysh në BE ngrije bishtin prapë që të dukesh si ai që je realisht”, deklaroi Mediu.
I ftuar në Ora News, Mediu i jep të drejtë deri diku delegacionit të PE-së.
“Reagim i pritshëm. Duke qenë në prag të hapjes së negociatave ka një investim në kohë.
Padyshim që shtyrja është drejt atij procesi, por ky proces është përcaktuar për hapjen e negociatave dhe nuk ka të bëjë me opozitën por për të njëjtat arsye që nuk u hapën, madje janë shtuar arsye negative që të mos hapen negociatat.
Përgjithësisht Europa kërkon të ketë një raport sa më stabël në një vend, sidomos si Shqipëria, duke pasur në konsideratë dhe konjekturën e Ballkanit.
Ata e kanë dhe të vështirë për ta konceptuar sesi mundet që Shqipëria nuk më as pushtete të ndara, as Kushtetutë dhe as ligj”, shprehet aleati i Bashes.
PO KUR FLET KY PALO NJERI, KY DUHET TE ISHTE NE BURG, KUJTON SE NJEREZIT E KANE HARRUAR GERDECIN?
Kjo u mundon se qe te jesh qytetar evronin detyrimisht do ndjekesh udhezimet e tyre dhe ka kerkesa ssi do beni juve pastaj dhe po mos te ishit me dy kembe qe te dalloheni nga ata me bisht do kerkonte evropa te beheshin si juve
Ne ka njeri ne bote qe sduhet te flasi i pari je ti o plehre.
Po biri kurves ashtu eshte e ka fajin europa