Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dy ditë më parë njoftoi me postë të 57 kandidatët nga listat e PD dhe LSI, të dorëzojnë formularët e vetdeklarimit.
Këtë hap KQZ e ndërmori pas dorëheqjes së anëtarëve të opozitës, të cilët ishin pjesë e Parlamentit dhe pas krijimit të vakancave.
Pas këtij vendimi, mësohet se LSI-ja po përballet me “rrjedhje” kandidatësh.
Burime për CNA.al bëjnë të ditur se kandidati i LSI-së në Elbasan, i cili ishte në listë pritëse, Enver Roshi ka pranuar mandatin.
Të njëtat burime saktësojnë se Roshi sapo ka dorëzuar formularin e vetdeklarimit në KQZ.
Kujtojmë këtu se edhe katër deputetë të tjerë, nga PD dhe LSI, nuk i kanë dorëzuar ende mandatet, përkatësisht Lefter Koka dhe Robert Bitri, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, të cilët së bashku me Enver Roshin, e çojnë në 82 numrin aktual të deputetëve në parlament.
Por, nga ana tjetër edhe PD po has probleme në qarqe.
Rreth 15 kandidatë të PD-së, që janë në listat pritëse, nuk pranojnë të dorëzojnë dorëheqjen dhe me shumë gjasa pritet që të dorëzojnë formularin në KQZ dhe të marrin mandatin e deputetit.
Kjo do të conte në krijimin e një opozite të re, dhe numri i deputetëve në Parlament do të arrinte në rreth 95, nga 140 vende që janë në total
Bravo Enver Roshi, intelektual me vlera per kombin!
vendit i duhet parlamenti me njerez te pjekur , i duhet mazhoranca dhe opozita , i duhet” beteja ” e mendimit te lire ne funksion te perparimit te vendit , i duhet kultura politike , i duhet etika morale , pastertia shpirterore , patriotizmi ,pamvaresia, ndjenja e sakrifices per te kaperxyer c`do pengese , vllazerimi , solidariteti ..! Nuk duam cmira , mendjemadhesi , karrieriste , vagabonde rrugesh me mandat deputeti , kriminela , trafikante te droges , hajdute me dhe pa kollaro.. ! Duam qe debati politik ne sherbim te ekonomise te behet dhe jashte parlamentit , me popullin dhe ne c`do centimenter te vendit ..! “Kartat e djegura ” te pergjigjen ne menyre ligjore per “kusuret” e tyre ..!
Po normale , se j’u ka shkrepur ne koke , t’e mbyten , TE MBYTURIT NE ZULLUME , se nuk kane me rruge tjeter , perse duhet te sakrifikohen dhe keta qe aspirojne per nje demokraci te paster , ne Shqiperi , pse jo dhe ne partite e tyre ?
Shume mire,se rezervat jane me te mire se ekipi i pare.Pjesa me e madhe e atyre qe ishin ne krye te listave jane servile te perkryer.Sa me poshte te shkosh aq me te mire do gjesh.
Bravo .Pranimi i mandatit qendrim i mençur per kombin.
Saliu Luli e Mona e mbyllen historine …e vodhen …e dogjen …e gjymtuan Shqiperine.
Te vetvriten e te zhduken. Haka e popullit mbi ta te bjere.
Shqiperia do te hap nje histori te re.