Haradinaj i përgjigjet Vuçiç: Nuk e sulmojmë Veriun, nëse vini aty na gjeni

2 Mars 2019, 13:22Rajoni TEMA

Kryeministri Ramush Haradinaj nga Decani i ka dërguar mesazhe presidentin Hashim Thaci, por edhe presidentit serb Aleksander Vuçiq për çështjen e kufijve e të territorit.

Haradinaj, në Kuvendin e AAK-së në Decan, ka thënë se ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në këtë zonë.

Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i është përgjigjur presidentit Vuçiç, i cili se fundmi ka thënë se serbët në veri janë në rrezik nga institucionet shqiptare.

Por sipas Haradinajt, nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë le ta dinë të gjithë”, është shprehur Haradinaj.

Gjatë takimit, kryeministri i bëri thirrje presidentit Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me çështjen e ndryshimit të kufijve. (TemA TV)

3 komente në “Haradinaj i përgjigjet Vuçiç: Nuk e sulmojmë Veriun, nëse vini aty na gjeni”

  1. Kola says:

    Me ne fund, i sakte, z.Haradinaj. Nuk sulmohet shtepia jone e perbashket. Vucic le te vije si mik, jo si pushtues. Do t’i behen nderet si mik, tradita shqiptare.

  2. Vatra says:

    Veriu i Kosovës është në kontrollë të Serbisë mos rreni hapur njerëzit

  3. Perllat Kasapi says:

    Me ne fund doli nje shqiptar me bole

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje