Nga Jorgo Mandili
“Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës….Pamjet e protestave pengojnë integrimin…Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat”, deklaroi eurodeputeti Kurt Flakeshtejn, reporteri për Shqipërinë. Por jo vetëm …..Edhe zëdhënësi i Merkelit pasi dënoi “mandatlënët” për veprimin e tyre të paprecedentë në historinë e demokracisë funksionale dhe dhunën në protesta, ju bëri thirrje kandidatëve të listës të tregohen të arsyeshëm në vendimin që do marrin duke ju kujtuar se mandati është individual. Por edhe Ambasada Amerikane, partitë popullore, Komisioni Europian, dënojnë veprimin e “mandatlënëve” dhe dhunën e tyre në protesta.
Ky presion i ndërkombëtarëve shpreh shumëçka për gjithçka. Ata e kanë lexuar mirë kauzën mashtruese të opozitës dhe skenarin për t’a realizuar atë, skenar i inspiruar e projektuar nga Sali -Like (kujto ironinë “zonja e parë…vallë nuk e di Flenkejnshtajni se Mona nuk është zonja e parë?).
Synimi i këtij skenari tashmë është i qartë. Për ta o tani o kurrë duhet të ikë Edi Rama, të krijohet qeveri teknike, për zgjedhjet dhe të shtyhet në “kalendat greke”, – reforma në drejtësi -synimi i parë dhe synimi i dytë, – negociatat nuk duhet të hapen me Edi Ramën, por me qeverinë teknike prandaj o burra, destabilitet- me mashtrime, shkatërrime, dhunë…kundërshtim e mospranim të ndërkombëtarëve…Një “harakiri” me ndërgjegje të plotë e synime të qarta.
Vallë nuk e kuptojnë këta precedentin që krijojnë, që nesër përsëri opozita do t’ju bëjë të njëjtën lojë duke dorëzuar mandatet dhe duke grumbulluar militantë fanatikë ,madje jo 2000 e 3000 sa ishin këta tek parlamenti ,por shumë më tepër….
Ata e dinë këtë, por…nuk u intereson e ardhmja. Ata duan tani destabilizimin dhe imazhin e keq të Shqipërisë me çdo çmim e me çdo mjet. Dhe ky skenar është përgatitur me kujdes nga ata dy “kryeburra të pandëshkuar” nga “kryeburri i korruptuar”.
Se Luli e Mona nuk kanë aq tru për këto skenare. Ata janë thjesht instrumente për të shpëtuar ata dy “kryeburrat e pandëshkuar”. Luli babain shpirtëror dhe Mona babain e fëmijëve të saj. Por dhe pasuritë e tyre, vilat, wc-të e florinjta, orgjitë, luksokracinë etj., etj….
Njerëz politikë të tillë, të kudondodhshëm e gjithçkabërës, të përdorshëm për kudo dhe të përdorshëm për gjithçka, prof.R.Qosja, i cilëson si “Kiçe”.
Është pak të thuash që këta individë e kanë kaluar masën e gjykimit dhe arsyetimit.. Pa ide, pa kauza, pa vizione? Mendërisht të mefshtë, intelektualisht anemikë e kulturalisht diabolikë. Nuk është e vështirë të dallohen këta “kiçe” kur e kur: me pamjen, me veshjen, me flokët, me sjelljen, me të folurit, me debatet, me deklaratat e me analizat e bisedat.
Duke stigmatizuar Lulin si “kiç”, ai i drejtohet të gjithë “kiçeve” të politikës — “lulashë e lalashë”-“kope servile” e politikës. (F.Mehdihoxha, A.Duke, V.Dule, D.Shehi, Sh.Idrizi, N.Ndoka etj.,”kryetaruc” të sekteve partiake klanore apo familjare), të cilët Latini i ka cilësuar me një term “SERVUM PECUS”:
E konkretisht për Lulin:
Nuk ka masë, as masë politike, as masë kulturore, as masë etike sa që gënjen e mashtron edhe kur tregon orën?! Perse të mos abuzojë e të mos mashtrojë “qytetarët” e vet që i ka aq për “zemër”?!” Mendimet e tij, përciptësia e tyre, të dhënat që sjell, pasaktësia e tyre, vlerësimet që bën, pavlefshmëria e tyre, diksioni i të folurit, pa natyrshmëria e tij, gjestet e shtira me të cilat i plotëson-te gjitha këto, i bëjnë paraqitjet e tij të padurueshme deri në neveri”.
Kush është ky kiç që këmbëngul si budallai dhe përpiqet të destabilizojë Shqipërinë vetëm e vetëm të bëhet kryeministër, si shansi i fundit i Saliut dhe Likes, për të mos u ndëshkuar nga drejtësia?
Ju kujtohet besoj është ai kiçi i çadrës së lirisë që do krijonte Republikën e Re në gërmadhat e së vjetrës, që nuk do linte asnjë shqiptar pa ujë, bukë e drita që do ulte çmimin e naftës dhe TVSH – në, që do rriste pagat e administratës dhe pensionet me 50%, që do vinte taksën e sheshtë 9%, që do të rriste subvencionet e bujqësisë me 150 milion euro, që do t’u jepte 200 mijë familjeve të varfër buke, ujë, drita dhe strehim falas etj., etj? Edhe shkurtim taksash edhe rritje e buxhetit?! Një fantazi distopike!
E këtij kiç politikani, më kallpi, më dembeli, më i paafti i të gjithë kryetarëve të partive shqiptare gjatë këtij tranzicioni. Simbol i ministrit vrasës e hajdut, emblematik në vjedhjen e votave dhe në modelin e një kryebashkiaku dallkauk! Që hyri në partinë demokratike, për hiret e vajzës së Saliut dhe u vu në krye të saj për të mbrojtur Familjen.
Një politikan, që jo vetëm gënjen e mashtron ,por edhe një politikan, që kudo ku shkon vjell “vrer” kundër Shqipërisë, vetëm e vetëm për të akuzuar kundërshtarin politik dhe për të përfituar disa kredenciale për veten e vet, një hije– kopje e keqe e Berishës dhe më keq akoma vazhdimësi e tij për një alternativë mashtruese, shkatërruese, korruptive, banditeske, antishqiptare, si thoni ju a mund të votohet për kryeministër, një kiç politikan i tillë?
Kaq shumë e ëndërron sa që edhe para investitorëve dhe disa” senatorëve “të huaj prezantohet si kryeministër i ardhshëm ,para militantëve të tij flet e “marshon” drejt së “ardhmes së tij si kryeministër. Që e bëjnë patetik e qesharak! .
Një “djaloshi” të “burrëruar” nga ngjirja e zërit, për të imituar babain shpirtëror, në veset më të këqija të tij, a mund t’i lihet në dorë një shtet me 61 bashki, kur ai nuk mundi të menaxhonte dot një bashki?
Përfytyrojeni një moment këtë “Burrec” kryeministër. Çfarë do të prisni?
Vjedhje dritash e grabitje pronash, ndërtime pa leje e legalizime kioskash, prishje sheshesh e mbikalimesh e prerje pyjesh, korrupsion, vjedhje, vrasje e anulim të Vettingut, me një fjalë kthim “në mbretërinë saliane” të anarkisë totale të vendit. Nëqoftëse e doni këtë shkoni e protestoni! Protestoni për lakminë e tij për t’u bërë kryeministër, protestoni për të “shpëtuar” Sali Berishën & bijtë e tij që lozin e tallen me pasuritë tuaja, protestoni për të “mbrojtur” pasuritë marramendëse të gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve.
Lakmia për pushtet dhe impotenca për ta realizuar atë e çuan Lul-Monën në marrëzi, me qëndrime, veprime dhe sjellje kaq vulgare, sa që fyen mendjen dhe shpirtin e çdo njeriu normal.
“Noli adfleclare quod tibi non est datum delusa ne spes ad querelam recidat”, thotë Latini për ata njerëz, kur natyra nuk i ka dhënë një dhunti. Dhe kështu nuk kanë arsye të lakmojnë e të qahen duke ua hedhur fajin të tjerëve, që me mashtrime, shkatërrime dhe dhunë kërkojnë të fitojnë atë që nuk e marrin dot me aftësitë e tyre. Me fjalë të tjera kjo në mënyrë më të sintetizuar mund të shprehet: “Lakmo o i mjerë atë ç’ka të ka dhënë natyra, vetëm kështu nuk zhgënjehesh”!
Në gjithë këtë “tollovi” politike teatrale, por me skenar të mirë përgatitur nga “ustallarë” për destabilizim politik dhe “me devizën “o tani, o kurrë”, vetvetiu të lind një pyetje kruciale:
A janë shqiptarë dhe a e duan atdheun dhe popullin e tyre këta politikanë ,që kanë instaluar një tranzicion “sizifian” në këtë vend si rrjedhojë e luftës për pushtet për 30 vjet me radhë?
Në një koment në fb, miku im Nonda Andoni shkruante se.”…në një situatë të tillë ishte edhe Kroacia para negociatave, por u bënë bashkë opozitë e pozitë për negociatat….Pas gjashtë muajsh kroatët e futën në burg kryeministrin për …një orë dore të shtrenjtë. Por ….ata ishin kroatë të vërtetë ,që e duan vendin e tyre ..po këta tanët a janë shqiptarë të vërtetë?”
Tashmë, që Europa i ka ndezur Shqipërisë dritën jeshile për hapjen e negociatave dhe është në prag të hapjes së tyre, opozita dhe qeveria janë bashkëpërgjegjëse të barabarta për udhëheqjen e këtij populli drejt një shoqërie demokratike. Prandaj duhet t’i “venë gishtin kokës”.
Si mazhoranca ashtu edhe opozita!
Për të mos e humbur edhe këtë shans historik, si herët e tjera për shkak të kokëfortësisë, kryeneçësisë, xhelozisë apo për interesa të ngushta personale. Duhet t’i lenë mënjanë interesat e vogla meskine, partiake, lokale, cinike, vulgare dhe të tregohen europianë, në zgjidhjen e problemeve: me dialog, negociata, debate konstruktive (sidomos në parlament) dhe duke reflektuar kudo e në çdo gjë një sjellje etike (pa sharje, ofendime, akuza etj).
Për herë të parë në historinë e këtij tranzicioni të trishtë, të bashkohen dhe të tregohen një herë të vetme atdhetarë racionalë dhe të përgjegjshëm.
Është kjo një dëshirë popullore, është edhe një apel i miqve të sinqertë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, por mbi të gjitha një amanet i lëvizjes së dhjetorit “Ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, aktuale edhe tani pas 30 vjetësh, por që është venë në pikëpyetje nga marrëzia e “mandatlënëve” të opozitës. Por edhe një detyrim moral!
Përse detyrim moral?
Se ky popull është kaq i vuajtur, nëpërkëmbur, vjedhur, vrarë aq sa stërmundimi i tij absurd mbi 100 vjeçar mund të krahasohet me stërmundimin absurd të Sizifit . Sizifi është heroi absurd, ai është i tillë si për pasionet, ashtu edhe për vuajtjet e tij. Sizifi ishte i dënuar nga perënditë që të ngjiste pa pushim në një shkëmb në majë të një mali një gur të rëndë ,por menjëherë sa guri arrinte këtu ai rrokullisej tatëpjetë e përfundonte përsëri në rrëzë, në fund. Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste pra deri në majë, gurin, do të mundohej, do të lodhej por, guri përsëri do t’i kthehej poshtë. Qëllimit do t’i afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do të mundte ta plotësonte atë. Nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë.
Ndërsa ne jemi të dënuar nga politikanët e këtij 100 vjeçari, që ta mbajmë këtë gur të rëndë mbi supet tona duke u zvarritur me këmbë të përgjakura dhe me shpirt të sfilitur, i cili çdo ditë pjell varfëri dhe pasiguri, rrënim shpirtëror dhe padrejtësi.
Fati i Sizifit dhe fati i shqiptarëve është një. Shkëmbi është synimi i tij. Shkëmbi për shqiptarët është Europa. Në kuptimin metaforik, miti i Sizifit përdoret për të treguar stërmundimin e kotë, lodhjen pa fryt, lidhjet e shumta që ekzistojnë me punën pa qëllim dhe me situata që të kërkosh një gjë dhe të mos e arrish dot kurrë, edhe pse mundimi ka qenë i përditshëm, i tej lodhshëm, rraskapitës dhe i paarritshëm.
A nuk ngjajnë vuajtjet e Sizifit me sfilitjen e shqiptarëve, të cilët në kthesa të rëndësishme të historisë, nga që i ka munguar prijësi i duhur, nuk ka mundur të orientohet drejt për të arritur në kohë qëllimet e mëdha?.
A nuk ngjajnë vuajtjet e Sizifit me stërmundimet e shqiptarëve për ta bërë vendin të lirë dhe demokratik, duke luftuar e bërë qëndresë në momentet më kruciale të historisë së vet, për pavarësinë, për territoret?
A nuk i ngjan stërmundimit të Sizifit qëndresa e shqiptarëve përballë pushtimit fashist, kur edhe mbreti i tyre i la në mëshirë të fatit duke i’a mbathur me të “katra”?
A nuk ngjan stërmundim absurd i Sizifit me atë stërmundim 50 vjeçar të bërë nga populli për të transformuar vendin se do hanin me “lugën e florinjtë”?
A nuk i ngjan stërmundimit të Sizifit ëndrra e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian!?
Ëndërr, që politikanët tanë konfliktualë, inatçinj, hipokritë e primitivë po e shtyjnë në “kalendrat greke”?
A mbaroi stërmundimi i shqiptarëve me rrëzimin e diktaturës, apo përkundrazi filloi një stërmundim tjetër më i rëndë me “terapinë e shokut”, me mashtrimet ,shkatërrimet e dhuna e me luftën për pushtet ?
Edhe sot e kësaj dite, pas 30 vjetësh, ky gur i rëndë vazhdon të dërrmojë supet e gjakosur dhe këllqet e deformuar të shqiptarëve që kanë vuajtur tërë jetën. Të zhgënjyer nga politikat e gabuara dhe të rrënuar nga papunësia e varfëria e tejskajshme, largohen për një jetë më të mirë, nga vendi, duke mallkuar politikanët, varfërinë, ndoshta dhe ata që i lindën dhe i rritën.
Përse për shqiptarët, Europa është një dëshirë popullore?
Sepse Europa është një mentalitet i ri për ne për të zëvendësuar zakonet e të drejtën zakonore të shoqërisë fisnore me ligje që janë bazament për një shtet.
Shoqërisë sonë i duhet Europa si mentalitet i ri për t’u ngritur kundër mentalitetit të vjetër të besimit, politikës mbytëse, kundër veseve të shoqërisë, duke quajtur domosdoshmëri, krijimin e një morali e një mendim i ri, për të “shuar” “njollat” e egërsisë primitive që na vijnë hera-herës nga thellësitë e shekujve.
Arsyeja sizifiane na vjen sot si mesazh për të prapsur e rrudhur egërsinë primitive që shfaqet hera-herës në protesta, në gjakmarrje, në vrasjet brenda dhe jashtë familjes ,në dhunën ndaj grave, sherret e ofendimet …deri në Parlament,
Duke pritur e duke pritur me premtime e mashtrime atë që nuk na ka ardhë kurrë e ndoshta nuk do të na vijë ndonjëherë …Por që shpresa është bashkudhëtare e shqiptarëve, e këtij populli që nuk dorëzohet nga pritja e gjatë, një popull i vetmuar, që edhe i braktisur edhe nga klasa e vet politike, e kalon jetën duke pritur e që nuk di as vetë se çfarë presin….Dhe prapë shpresojnë, shpresojnë tek amerikanët, gjermanët e europianët se diçka do të bëjnë për këtë popull jetim pa lider politik që t’i orientojnë në drejtimin e duhur.
Për këtë populli të mrekullueshëm, por të vuajtur e të nëpërkëmbur. Që për një shekull është zvarritur si Sizifi dhe një “ditë të bardhë” nuk ka parë.
Nëse një ditë këtë klasë politike konfliktuale, kusare, antihumane, mediokre, hipokrite, demagoge e mbi të gjitha pa dashuri për atdheun e popullin historia do t’a “kryqëzojë” në Shtyllën e Turpit”, juve europianëve do t’u jetë Mirënjohës, nëse na përfshini edhe ne në gjirin tuaj. Duke i dhënë një grusht të rëndë klasës sonë politike, por duke korrigjuar sado pak edhe padrejtësitë që i janë bërë këtij kombi nga paraardhësit tuaj. Tani është momenti …O tani o kurrë… ndryshe, guri i rëndë i Sizifit do na ngelet në shpatullat tona të gjakosura kushedi edhe përsa kohë…E meritojmë..? Ndoshta! Edhe…për fajin tonë….Se ende vazhdojmë të flemë e ëndërrojmë. Ndoshta duhet të zgjohemi e ta hedhim në koshin e plehrave këtë klasë politike e të marrim në dorë fatin tonë …Zaten kështu thotë edhe Zoti: Ndihmo veten të të ndihmoj edhe unë…Sytë, veshët, gojën, hundën dhe trurin ua kam dhënë…Amen!
….BRAVO!!!!.. #thetruth …..
Amen. Te lumte dora!!!
Te lumte Jorgo …. nese dikush nuk i kupton shkrimet tuaja per mua eshte armik i popullit po me shum besoj se eshte i paguar e sa i perket menaxhereve , ata kane pasuri maramendese qe duan ta legalizojne por fillimisht te marin qeverisjen ne dore dhe te privatizojne cdo institucion .per ata tranzicioni do te vazhdon edhe 30 vite tjera deri sa te xh’veshin popullin e ta shesin per lesh.
ASGJE NUK KE LENE PA THENE,PO KUJT JA THUA,SE ATA QE DUHET TA NDIGJOJNE,JANE SHURDHUAR,PO POPULLI I NJEH MIRE,PO ME MIRE ESHTE QE DHE TJA KUJTOSH KETA VEMJE,BEMAT E TYRE DHE KUSH JANE,KETA E KANE MARRE RRUGEN E MU…,UDHA E MBARE JU QOFTE
B-R-A-V-O !Ke bër nje analizë e skanim te detajuar te politikes sone te korruptuar ,kriminale e antikombetare.Eshte mese e vertete se dy familje mafioze dhe kryesisht saliu dhe xhydami kerkojne te destabilizojne Shqiperine tonë e cila ka siç e thoni edhe ju 100 vjet që terhiqet zvarrë nga politikanë te ligj që mendojne vetëm per interesat e tyre personale e jo per ato kombetare.Per mua politika destruktive e saliut,xhydamit është e kordinuar me armiqte e kombit tone ,me serbet te dirigjuar nga Rusia.Europa kjo shtrige e vjeter e di por ajo do sillet si gjidi,nje njerkë e keqe,nje kurve e shtrige e keqe.Ndersa Amerika ka nje president që nuk po e rruan per aleatet e saj te medhenj europian,jo me per shqipetaret në Ballkan.Te gjithe e dijme se si fitoi zgjedhjet presidenti i tanishem amerikan,me ndihmen e Putinit.Keshtu pra që nuk e ka problem te bej pazare në Putinin në interesin e tij gjeostrategjik.Edhe njehere bashkpunimi i delenxhinjeve që i mundesuan antishqipetarit Gruevski kalimin neper Shqiperi pa i hyre gjemb në kembe tregon pagytyresine e ketyre felliqesirave që kerkojne destabilizimin e Shqiperise.Shqiperine e shpeton vetëm nje deklarate e forte nga ministri i jashtem i USA.
Perfekt!!!!! Analize e perkryer deri ne detaje. Nuk ka ku shkon me tej. Te lumte miku im. Urime!!!!!!!!
Dakord, 90% me analizën mjaft të plotë, poooor mungon një lojtar në këtë analizë: populli heroik shqiptar…..
Një popull i zhvilluar, do t’i linte këta politikanë, të vetëm në bulevard, me vetëm nja “10” vetë mbrapa; një popull…. nuk do të kishte analistë, 80% të tyre, që bëjnë thirrje për marrje të pushtetit me dhunë, në vitin 2019, pothuaj 30 vjet nga rënia e komunizmit, ani se ka ndonjë që dhe ka provuar burgjet komuniste…..
Po të përmirësohet populli shqiptar, do të zhduket edhe raca e politikanëve egoistë, sepse nuk do t’i votonte më njeri, e as do mbushte sheshet pas tyre, pas deputetëve që nuk u bën syri tërt të lënë mandatin dhe me të dhe pagën: me se do jetojnë këta deputetë, apo me plaçkë të vjedhur–askush nuk po e qanë këtë hall???!!!
Prandaj, thirrja e parë u duhet drejtuar shqiptarëve: mos u shitni te kjo palo opozitë, me shpresën e një qeverisjeje ku nuk do të paguani elektrikun e ujin; një qeverisjeje ku do të quheni pronarë të vërtetë, ani se keni pushtuar tokën e keni ndërtuar pa leje, duke paguar zyrtarët e korruptuar, e analistë pizivengë, që ju konsiderojnë “se shteti vetë ju ka lënë”, duke kërkuar t’ju pagujnë pronën e vjedhur shqiptarët johajdutë si ju: etj etj.
Në BE duam të hyjmë për të pasur shtet, e jo rrumpallë…
RRESPEKTE per kte shkrim te koditur , por vetem nje vrejtie kam ne artikullin tend; ate amanetin e dhjeztoristeve harroje te lutem , mos na hap barkun me ata hale dhjetorist se pjella e dhjetoristeve esht e ter kjo llumhane qe ka shkaterruar SHQIPERIN , qe e ka djegur 2 her vendin dhe qe ka 30 vjet qe e mban xvarr kte popull , dhjetorist esht saliu ilir meta monika kryesia PDs bashk me Mesila doden besnik mustafarajn me shok , ne krye kta sharlatanet e dhjetorit ja kan qir nenen kti populli e kti vendi , prandal kte fraz duhet ta fshinje nga ky artikull brilant se esht fraza me e ndyr qe na ka sjell jo pak fatkeqsi kto 30 vjet demokraci , se kta kurvat e dhjetorit nuk po heqim dot qafe , kta qe kan thirrur per 30 vjet rresht se ENVERI ndejti 45 vjet ne pushtet , mir ai se ai sistem ate lloj stili kishte , po kta qe ben engjellin pse nuk i shqisim dot nga kjo e perdal politik , por kan filluar kurvat e dhjetorit sot jan plakur ne politik dhe po kthejn fmit e vet neper kryesit e partive po e kthejn politiken ne dinasti , se ja kan par hajrin duke vjedhur xhvatur pa ber as nje lek pun , mos naj kujto ato kurva e kurvar te dhjetorit qe therrisnin duam p,,,,,,,dh e duam k ,,,,,r ne at koh , se me ato thirrje u nis neper konvikte me ate menyr po bitiset ne politik , pun kurvash e dobiçash qe jan kthyer ne ankthin e ktij populli qe po mer rruget nga syt kembet vetem prej ktyre dhjetoristeve te degjenerum , qe e kan kapur per fyti politiken e kti vendi dhe i kan mar shpirtin kti populli , mjaft me kta plera duhet nje forc politike me njerez atdhetar qe ta duan popullin dhe vendin e tyre , qe mos ken lidhje me dhjetor e me janar , por qe ti harrojn kto festa dhe ti kthehen punes per mirqenien e kti vendi , se nuk ishin rrugaçet e dhjetorit qe rrexuan sistemin , por ishte sistemi qe ra dhe u dorzua per arsye te konjukturave politike te kohes kaq, kot mbani per heronj njerzit me pardesy te bardha te veshur nga RAMIZ ALIA ne at koh , kta ishin plerat e kombit. kta ishin kelyshet e RAMIZ ALIS , duhet nje parti qe ti mbylli gojen nje her e pergjithmon atyre qe hedhin balt mbi luften N çlirimtare dhe atyre qe tallen me figurat komtare dhe me dinjitetin komtar , te vijn njerez qe mos meren duke denigruar njeren apo tjeteren pal ne te shkuaren se kto mbajn sherrin ndezur ne popull dhe sharjet ndaj kombit ti denojn me ligj kushdo qofshin ata . gazetar apo komentus te thjesht.
He me komunista e bije komunistash e nipa komunistash e kusherije komunistash etj etj u erdhi fundi…eeeee… me thene te verteten fundi -kapitullimi erdhi ne 2017 ku Populli Shqiptare u denoje me vote.. tani merruni rrini si ato qent e periferive rrugeve(me thene te drejten per qent me vjen keq dhe i denoje ata qe sillen keq me kafshet ne pergjithesi) thyeni qafen tani .
RRESPEKTE per kte shkrim te koditur , por vetem nje vrejtie kam ne artikullin tend; ate amanetin e dhjeztoristeve harroje te lutem , mos na hap barkun me ata hale dhjetorist se pjella e dhjetoristeve esht e ter kjo llumhane qe ka shkaterruar SHQIPERIN , qe e ka djegur 2 her vendin dhe qe ka 30 vjet qe e mban xvarr kte popull , dhjetorist esht saliu ilir meta monika kryesia PDs bashk me Mesila doden besnik mustafarajn me shok , ne krye kta sharlatanet e dhjetorit ja kan qir nenen kti populli e kti vendi , prandal kte fraz duhet ta fshinje nga ky artikull brilant se esht fraza me e ndyr qe na ka sjell jo pak fatkeqsi kto 30 vjet demokraci , se kta kurvat e dhjetorit nuk po heqim dot qafe , kta qe kan thirrur per 30 vjet rresht se ENVERI ndejti 45 vjet ne pushtet , mir ai se ai sistem ate lloj stili kishte , po kta qe ben engjellin pse nuk i shqisim dot nga kjo e perdal politik , por kan filluar kurvat e dhjetorit sot jan plakur ne politik dhe po kthejn fmit e vet neper kryesit e partive po e kthejn politiken ne dinasti , se ja kan par hajrin duke vjedhur xhvatur pa ber as nje lek pun , mos naj kujto ato kurva e kurvar te dhjetorit qe therrisnin duam p,,,,,,,dh e duam k ,,,,,r ne at koh , se me ato thirrje u nis neper konvikte me ate menyr po bitiset ne politik , pun kurvash e dobiçash qe jan kthyer ne ankthin e ktij populli qe po mer rruget nga syt kembet vetem prej ktyre dhjetoristeve te degjenerum , qe e kan kapur per fyti politiken e kti vendi dhe i kan mar shpirtin kti populli , mjaft me kta plera qe kan zaptuar gazetarin medjan e shkruar dhe vizive dhe te ter bashk i thurin lavdi njeri tjetrit , i fshehin krimet e vjedhjet njeri tjetrit medjat dhe politikanet dhe i thurin lavdi njeri tjetrit me pun boshe pa vler , jan nje tuf mashtrusish ordiner qe i jan ngjitur si kancer kti vendi dhe po e çojn ne agoni, ,,duhet nje forc politike me njerez atdhetar qe ta duan popullin dhe vendin e tyre , qe mos ken lidhje me dhjetor e me janar , por qe ti harrojn kto festa dhe ti kthehen punes per mirqenien e kti vendi , se nuk ishin rrugaçet e dhjetorit qe rrexuan sistemin , por ishte sistemi qe ra dhe u dorzua per arsye te konjukturave politike te kohes kaq, kot mbani per heronj njerzit me pardesy te bardha te veshur nga RAMIZ ALIA ne at koh , kta ishin plerat e kombit. kta ishin kelyshet e RAMIZ ALIS , duhet nje parti qe ti mbylli gojen nje her e pergjithmon atyre qe hedhin balt mbi luften N çlirimtare dhe atyre qe tallen me figurat komtare dhe me dinjitetin komtar , te vijn njerez qe mos meren duke denigruar njeren apo tjeteren pal ne te shkuaren se kto mbajn sherrin ndezur ne popull dhe sharjet ndaj kombit ti denojn me ligj kushdo qofshin ata . gazetar apo komentus te thjesht, vetem keshtu do shkojm ne europ.
Po Ku duan tja dine kamikazet e PD dhe LSI per keto shkrime,ato sdin as shkrim dhe sa kendim ,ato nuk njohin Sizifin ,Historin Shqiptare ,kush e tradhetoj dhe kush u perpoq per atdhe ,ata njohin vetm Parat e dhena nga Saliu ,Luli,Monikadhe Iliri (Like floriri) per destabilizimin e vendit
Keta jane Shpellaret,Katundaret,Maloket qe ne cdo kohe kane shkuar nga mbrapa te Keqinjeve,Tradhetareve,Satraperve te ketij vendi
Ata nuk duan te ardhmen, Civilizimin ,ata jane si kafshet dhe ashtu do te vdesin,ata nuk kuptojne, duan vetem te hane dicka ( si Kafshet),te flejne ( si Kafshet) dhe te mos punojne si (Kafshet)
Prandaj per Shqiperin dhe per Shqipetaret qe duan civilizimin do te jete shume e veshtir ( Tamam si Sizifi)
Nje e vertete rengjethese.
Po ku jeni ju o Intelektuale? Pse nuk dilni nga vrima? Pse na lini ne meshiren e sharlataneve, hajduteve , ç’vatesve, kriminelave, drogaxhinjve te merituar!
Behuni trima dhe dilni hapur per te sqaruar popullin, se vetem ai e rregullon kete pune!
Mos prisni as nga Europianet se e kane ne terezi, as nga amerikanet se nuk do bejne punen tuaj!
Zgjohu Shqiptar se ke 550 vjet ne gjume!
Artikull brilant. Exelent, Mero je analisti me i mire ne Ballkan, bravo
Po,por Rama po i fton ata ne tavoline per te negociuar,por ata te sal gjirizit alulash menderit iu per gjigjen me minat e mortajat qe do vene ne daten 16 mars!. C’ti themi kesaj?
Shkirimi shum domethenes.. un mendoj qe mandatlenesit kane vetem nje synim, destabilizim. Kjo perfundon vetem nese ata bien ne ujdi, (nuk e di se si, por kta jane ustallare per te tilla gjera) qe organet e drejtesis qe po krijohen si psh SPAK. te mos i prek kta.. por sic ka shprehur deshiren e madhe “doktoresha e plagjatures” ca kohe me pare.. cfar u be u be.. drejtesia te filloj nga sot e mbrapa… nuk e di pse kur kujtoj kete deshire anadallako-shejtaneske, te “doktoreshes plagjatureske” me vjen te qesh fort e ta shoqeroj me ca te pjerdhura te mira..
Këto jan gjysma e frymëzimit të hrdhive që vranë e dogjën shqipërisë mungën vetëm kryetari i tyre shpirtëror Sali Shpellari . Kurse gjysma tjetër janë mercenarët pa dinjitet që mblidhen si zagarët godasin ndërtesat qeveritare për të rrëzuar qeverin me gurë , dhe për shpëtuar ligjit të drejtësisë re Saliun,Lulin ,ilirin ,Monikën nga sekuestrimi i pasurisë pa ligjëshme përrallore që kan vjedhur ,por edhe prangave që do u vihen.
Qeveria rrëzohet me vota jo me gurë . Këto jan vetëm mostra që shqipërisë ja kan bërë gjëmën për 29 vjet ,por tani vendi i çdo krimineli ,hajduti dhe dhunuesi është vetëm ndëshkimi i ligjit.Nuk ka më rrumpallë shpellarësh ,por shtet ligjor.
Përse e hoqe komentin e FTERIT PËR ARTUR ZHEJNË ?,KJO NUK JU NDERON NUK BËHET OPINJON ME MERCENAR QË FSHHIN TË VËRTETËN ..