“Femrat” e Sali Berishës dhe standardi amoral!

1 Mars 2019, 10:12Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Dje Sali Berisha sulmoi barabarisht dy femra. Ishte dita kur ai të gjithë arsenalin toksik e shpërndau për të helmuar oponionin publik ndaj dy nënave me fëmijë dhe familje.

Dje Berisha aludoi: “cherchez la femme”

E para ishte video e Majlinda Bregut me komisionerin Knut fleckenstein

Video që sipas Berishës është flirtuese u shpërnda si virus në gjithë profilet e demokratve në Facebook.

Unë me Majlinda Bregun s’jam takuar kurrë dhe s’kam ndonjë konsideratë pë atë, pasi dihet publikisht që ajo më ka sulmuar në çdo intervistë dhe dabat televiziv. Të dy kemi pasur një armiqësi në distancë.

Gjithsesii dje kur pash videon dhe përqafimet e Kunt fleckenstein nuk di seç mu kujtua që ajo pamje ishte krejt e ngjashme përqafimet që Berisha i ka bërë vetë Majlinda Bregut, Çiljeta Çilagës, Rajmonda Bulkut, Vjollca Vokshit, Laura Vorpsit, Greta Koçit dhe shumë bukurosheve apo femrave të famshme që i afronte në politikë!

Shikoni me kujdes fotot e tij dhe nuk ndryshojnë aspak nga këto të komisionerit Kunt Fleckenstein. Me logjikën provinciale dhe djallzore të Berishës, kur të shtrëngon ai, të ka përqafuar partia, por kur të përqafojnë të tjerët ti je duke flirtuar dhe je lavire.

Sulmi i dytë i Berishës ishte kundër Rudina Hajdarit.

Dje Berisha doli sikurse Zoti i naltmadhnueshëm dhe kërcënoi se Rudina do kishte fatin e Mylsym Murizit.

Aq në delir ka mbëritur pas 28 vitesh pushtet, sa ky njeri ka bindjen se ka fatin e jetës së çdo kujt në dorë.

Me këtë logjikë dje ashtu siç përjashtoi dy herë Azem Hajdarin nga partia në 1993 dhe 1996, po ashtu po flak rrugve edhe të bijën e heroit të demokracisë.

3 muaj më parë kur Rudina kërkoi të grisë mandatin e deputetes ai dhe gjithë partia ju turrën në rrjete sociale ta denigronin, sot që ata e djegin vetë mandatet po u duket vetja si heronj.

Rudina Hajdari nuk mori një mandat dhuratë si vajza e Azemit por u rikthye në Shqipëri si një investim amrikan me refwnrenc nga kongresi dhe personalitetet e Washingtonit.

As armikja ime Mijlinda dhe as mikja ime e familjes Rudina s’kanë aspak nevojë për avokatinë time.

Por dje Berisha përdori sarkazmën e tij me një shprehje franceze duke thënë: “Sebepi i sherrit është femra” (cherchez la femme)

Me këtë logjikē Washingtoni, BE, KE, OSBE, PE dhe dhjetra ambasada apo organizata janë manipuluar nga flirti i Majlindës. Dmth Majlinda e ka lëshuar pa duar me çdo ambasador vetëm që ti prishi imazhin Shqipërisë dhe partisë.

Por le të pranojmë një moment përrallën e flirtit si të vërtetë.

Po mirë o Sali Berisha, kjo Majlinda ishte minstria jote 8 vjet apo e të tjerve?

Deri dje u krenoje me Majlindën në NATO, me Majlindën në BE, me Majlindën pa viza, me Majlindēn çdo të enjte te Fevziu.

Me logjikën tënde ajo u bë lavire 50 vjeç kur u divorcua politikisht nga ty ashtu si dhjetra të tjera.

Jo jo karakteri i femrës qoftë ajo Majlinda apo Rudina nuk ndryshon as 30, as 50 vjeç.

Mirë Majlinda ta paska bërë sherrin po Rudina që njihet për karakterin ëngjëllor dhe moral çfarë ndokoj në Washington dhe BE?

Fakti që ajo i rreshtua me aleatët shekullorë shqiptar SHBA dhe BE nuk janë përqafimet por fryma europiane që ti Sali Berisha nuk e ke dhe sot po e mbyll karierën atje ku e nise.

Ato janë femrat që zgjodhe ti të krenoheshe dikur dhe ti shtrëngoje fort kur kishe interes dhe doje ti përdorje imazhin apo hirin e tyre.

Vetëm ti duhet të heshtësh sepse ato janë “femrat e tua” dhe sebepi i sherrit nuk janë ato por ti.

Përqafimi i perëndimit është më i ngrohtë për femrat shqiptare, se kthetrat pa moral të Sali Berishës!

Me Kanun, në Malësi femra nuk sumohet, por pushteti të degradon ku mos kesh “as din dhe as iman”

14 komente në ““Femrat” e Sali Berishës dhe standardi amoral!”

  1. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    eshte hera e pare qe shoh nje shkrim per te qene nga ky person.

    1. ben says:

      shkrm per te qene? nga Kreshnik Spahiu? Duhet te jesh shume i paditur qe te pranosh keto pacavure qe ky individ boton, duke share ato qe e hodhen si limon te shtrydhur. Kreshnik Spahiu, nuk kishte asgje qe ti ofronte PD-se dhe Sali Berishes ne menyre qe te gezonte ndonje ofiq, prandaj sot ky individ, qe nuk ndryshon aspak nga ata qe shan, ben te fortin dhe parimorin, duke i dale ne mbrojtje Majlinda Bregut dhe Rudina Hajdarit, qe ne fakt, duhet thene se diri me sot jane nga te paktet PD-iste qe kane treguar integritet, pamvaresisht se personalisht, nuk mund te honeps njerez qe shkojne mbas nje krimineli si Sali Berisha.

      1. Familja says:

        O Ben,
        A je mire or ti? Se na ke bere merak keto kohet e fundit. Lajmero shendetin, dhe hajde ne shtepi, mos rri rrugeve.

  2. Paulin says:

    Te lumte pena Kreshnik. Eshte e vertete.

  3. adriatik says:

    Z. Rama e tha njehere e une po e perseris: Sali Berisha nuk ka as din e as iman, as Kanun, as Kuran dhe as Bibel.

  4. Leo says:

    O kreshnik vetem ti mos fol per moral ke shitur cdo pozicion gjyqtari kur ke qene ne KLD. Je nje vemje qe nuk mban mend as vete sa here ja ke lepire Berishes para se ta peshtysh serisht. Rudina Hajdari ka te drejten e botes te marre vendimin e saj dhe te perfaqesoje veten duke qendruar ne parlament. Por veten ama jo PD

    1. ben says:

      Leo-je treguar i madh. Komenti yt eshte me i sakti deri tani.

      1. Penpal says:

        Po shyqyr o Ben,
        E gjete dhe ti shpirtin tend binjak. Ti dhe Leo – dashuri me shikimin e pare – sa bukur.
        Hallall. Keni vendosur gje per dasmen?
        Nje keshille – kur t’ju veje mendja per treshe, keni dhe kete Arremadhin ose kete mafiozi pi Baldushku ketu poshte. He c’ka per te vajtur nje film me ndyra, me fal, me ngjyra desha te them.

  5. Armadhi says:

    Nuk kisha pa 2 kurva te sekseve te ndryshme !! Fale liderit global dhe baxhellave si Ymer Bazja , ja arritem edhe kesaj dite qe vdeshi ne vend jarabi.

  6. Ndraghetisti prej baldushku says:

    Kur kurva mbron kurven ( Meroja mbron Majlinden ) nuk ka kohe per llafe , eshte trasgur zullumi shume.

  7. BOHOTINA says:

    Leo! Ti ke te drejte per Nikun se kur ish nenkryetar i KLD tha : “Gjyqin e fiton ai qe paguan me shume”!!!!! Po sot ka bere nje zberthim brilant. Mos ia hakun per sot…

  8. nga durresi says:

    po ti mor kreshnik ku i ke grate e tua, he??? fol njehere per grate e tua pastaj per te tjerat.
    lere me per berishen. ishe me berishen kur u bere n/kryetar i KLD. kur fillove te vidhje dhe te korruptoheshe me nga 100mije euro per nje vend pune ne gjykate iu bashkove bamirit dhe u shave me berishen me liber shpie. pastaj ne cader u bere perseri me berishen. kur nuk te bene deputet me liste, perseri filloi armiqsia me berishen. po te fusi berisha ne liste per deputet behesh mik me te edhe njehere e kushtu perhere.

    p.s. grate ku i ke grate.

  9. Sit back and relaks■●□■●▪^%^* says:

    Cfare merite kishte rudina per te merituar emrin ne listen e Bashes? investim amerikan, ha ha ha, nuk ka nevoje amerika te investoje tek rudina, besoj se kush i ka dy pare mend me kupton, erdhi me emrin e te jatit, ndoshta por as kjo nuk i ben pune se azemi pervec monumentit te heroit ka dhe monumentin e trafikantit ne mes te lazaratit. Cfare eshte pra Rudina, Rudina eshte pjese e makiazhit, manikyrit, pedikyrit te lidershipit te PD, pra mund te hiqet e te vihet sa here ti duhet lidershipit. Rudina nuk u pranua nga studentet si studente dhe moshatare me ta. perse u dashka pranuar tani si kolege dhe bashkudhetare e Myslym Murrizit? Rudinen nga PD nuk e perjashton as Luli as Saliu por statuti i PD, ai statut qe neser mund te perjashtoje kundershtaret e Rudines ne PD dhe Rudina do jete dakord sepse eshte llogjike, kur ti del kunder nje vendimi politik te partise i drejte apo jo ky vendim ne llogjiken tende ath ti vetvetiu ke perjashtuar veten dhe nuk te ka perjashtuar njeri. Kur Rudina u be anetare e PD si goce me shkolle qe eshte ka lexuar, kuptuar dhe pranuar edhe statutin e partise dhe ketu mbyllet historia me heronj dhe heroina. Po njesoj u perjashtua ben blushi nga ps-ja dhe nuk ndodhi ndonje tragjedi dhe kaq drame.

  10. niki says:

    Kanuni eshte nje vlere historike ,por kur ” intelektualet ” e perdorin , per te bere krahasime duke e zevendesuar me ligjet juridike te shtetit sic ben dhe shpesh BERISHA nuk bejne gje tjeter vecse deklarojne konflikt me ligjet ne fuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje