Nga Alfred Peza
Ka kaluar plot një javë tashmë, nga e enjtja e javës së kaluar kur më 21 shkurt 2019, opozita jonë Parlamentare formalizoi dorëzimin e mandateve të deputetëve të saj. Ky akt i paprecedentë jo vetëm në historinë e parlamentarizmit shqiptar, por në të gjithë historinë e botës demokratike, është komentuar nga të gjithë. Eshtë komentuar nga politika dhe nga media, nga qytetarët dhe nga ndërkombëtarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Aq shumë i ka çuditur, hutuar, habitur, tronditur dhe i pamendueshëm e irracional ka qenë për një grupim politik në demokracitë funksionale, ky veprim “in extremis” i opozitës sonë, sa për të kanë folur edhe përfaqësuesit e SHBA, BE, OSBE, Britanisë së Madhe e Gjermanisë, etj. në Tiranë. Por, edhe Uashingtoni e Brukseli zyrtar, domethënë i gjithë faktori ndërkombëtar, ka qenë një zë dhe unik duke u fokusuar vetëm në një pikë të vetme: E drejta e protestës nga ana e opozitës është e patjetërsueshme, por ajo duhet të jetë pa dhunë dhe vendi i deputetëve të saj është vetëm në sallën e Parlamentit!
Qasja e palëve në këtë zhvillim të paprecedentë politik në Shqipëri qoftë nga ana e mazhorancës, qoftë nga ana e opozitës e qoftë nga faktori ndërkombëtar, është e qartë si drita e diellit tashmë. Por në këtë panoramë, shkëlqen mbi të gjithë me heshtjen e tij “olimpike” vetëm një njeri. Vetëm përfaqësuesi i njërit prej institucioneve më të rëndësishme Kushtetuese të vendit: Qytetari Nr. 1 i Republikës. Kreu i shtetit. Përfaqësuesi i unitetit të popullit shqiptar. Ose përndryshe: Presidenti i Shqipërisë.
Prononcimi i fundit I Ilir Metës në lidhje me dinamikën e zhvillimeve të brendshme politike, është bërë më 20 shkurt gjatë një interviste të tij në Gjermani, për “Deutsche Welle”, një ditë përpara dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës. Ai tha se “çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Eshtë koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”
Presupozohet se stili i z. Meta për “tangon” e politikës shqiptare me një hap prapa dhe dy hapa prapa sërisht, me siguri që do të duhet të meret në konsideratë nga studiuesit e politologjisë, si një kontribut për gjetjen e formulave origjinale për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme me ato të klasës politike në Shqipëri. Kur e mendon se kjo recetë është dhënë nga një njeri që është i “barazlarguar” nga palët politike, atëherë e beson edhe më shumë se Ilir Meta si shumë të tjerë, as që e ka ditur se të nesërmen PD dhe LSI do të dorëzonin mandatet!
Që nga ai moment e deri më sot, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, vetëm ka heshtur. Duke mos bërë asnjë deklaratë. Duke mos dhënë asnjë mesazh publik. Duke mos i bërë asnjë thirrje palëve politike. Duke mos ofruar asnjë këshillë. Duke mos u drejtuar asnjë sinjal qetësie qytetarëve të vendit të vet. Duke mos e dënuar dhunën mbi institucionet. Duke mos i bërë thirrje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që ti rikthejnë përfaqësuesit e partive të tyre atje ku votuesit shqiptarë ia kanë deleguar vullnetin e tyre politik me votë: Në Parlament!
Jo. Asnjë nga këto nuk ka bërë Presidenti ynë. Ai për të qenë të drejtë dhe të vërtetë deri në fund me të, ka folur. Madje më shumë se çdo herë tjetër. Aq fort, aq qartë dhe aq zhurmshëm, sa na ka shurdhuar të gjithëve me heshtjen e tij. E kur heshtja e Presidentit të Republikës flet më shumë se fjalët, atëherë gjithkush duhet ta kuptojë edhe më mirë recetën e tij unikale, për “tangon” e politikës dhe mënyrën e drejtimit të shtetit prej tij, në Shqipëri!
Hahaha… Ilir Meta?!!! Po gjithe populli Shqipetare e di qe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jane krye hajdutet e Shqiperise. Ça mereni me k’to qelbsira. Me Macbeth dhe Lady Macbeth.
Familja Meta jan edhur ne Sulm KUNDRA RAMES qeveris dhe vendit
Nuk po kursein edhe femojet e Kryeministrit
Turp per keta si president dhe OPOZIT
Ne kete rast qeveria eshte e vetmja ne krah te popullit
Ndim qeveris per drejtimin e vendit
Kurt kundra keqbersve. Vot per POPULLIN
Fajj është i Edi Ramës. sepse për 5 vjet të pushtetit nu i futi në biruc Salën, Lulin dhe Ilirin !
Heshtja e presidentit nxjerr ne shesh lakuriqesine e shemtuar te interesave te tij.
Titulli me mire do te tingellonte:
Meta me tango ne tangon e opozites.
Le te kerceje tango me Moniken tani. Ai nje hap mbrapa, Monika dy hapa mbrapa…
Koment i kote .Dihet se Like Bajga eshte pjese e Komplotit per Destabilizimin e vendit dhe frenimin e Reformave se i Trembet Qelise .
nje shkrim i sakt
shume sakt
Shume sakte komenti,!!!
Meta eshte pjesa me e rrezikshme per destabilizim te vendit!!!
Aman dhe ti zoti Alfred Peza,,po si kerkon nga presidenti te flase?
Po ai pa folur dhe Monke cizmja,e ka debuar nga shtepija e jo me te flase…
Per kete aresye president ziu,nuk po qendron me ne Shqiperi,por po ben turne neper bote.Po te rrije ne Shqiperi,ku te fleje,shtepi nuk ka,ne hotel nuk vete dot,ka “turp” burri I botes se,mos e akuzoje Monka se,ka vajtur atje me ndonje nga ato te Jales dhe e ndan fare…
E ka nje hall i ziu Like,e ka,por fajin ja ka floriri,i cili i verboi syte,prandaj e morri dhe e ka fshehur per te mos ju vrare me syte…
Kesaj radhe Alfred, i ke rene pikes. Presidenti nuk rron, do te ishte me mire, ose eshte ne koma.
Vete e votuat koke qypin
Ku ka tru ai
Ne zonen tone thone:;
:”Ce do mallin e gjene..kur ske gru per te qene””
Me se e Sakte….ky bastard duhet te jete ne burg me moniken bajge……fuck lsi….
Berisha,Likja,Lulushi dhe Monka qetsohen kur BE dhe SHBA ti japin urdhër Qeverisë dhe Parlamentit që të shkatërrojë Burgun a Reçit të ngritur me fondet e BE-së.
Atëherë po.Ata qetsohen.
SHIKONI ME KE KA BERE ALEANCE ILIR F L O R I R I, ME SALIUN QE VITE ME RADHE THOSH ILIR FLORIRI KA VJEDHUR FLORIRIN E KRRABES…..
Meta e ka problem të shkojë në shtëpi e lere më të flas. E çmendura në shtëpi nuk durohet. Sdo shkojë gjatë dhe Meta jep dorëheqjen.
E keni gabim z. Peza. Nga deklarata e Presidentit ne Gjermani kuptohet qe ka qene plotesisht ne dijeni te aktit ekstrem te dorezimit te mandateve.Fakti i permendjes se akteve ekstreme dhe hapava pas te mazhorances, nenkuptojne qe K/ministri do jete i detyruar te leshoje terren per opoziten.Pastaj ne Shqiperi jemi mesuar qe Presidentet te “flasin ” me heshtjen e tyre. Nuk e kemi hak si popull te provojme kaq shume prapesi e keqesi nga politika.
Shume bukur zoti Peza plotesisht dakord me ty, por keto veprime te metes na demtojne sot per studiuesit ka kohe e ai do na sugjeroje ndonje vals si ato te Danubit Blu, ndonje rumba a Zumba qe si luajme dot , pa kjo tangua mban ere ruse se si duket presidenti yne e ka studjuar vepron e Leninit me hapa para e mbrapa ,prandaj me mire Le te shkoje me miqte opozitare se ka shume debulese e te njejtat qendrime se nuk eshte garant I unitetit ,me keq se Nishani qe sot po u je mend europianeve se nuk e kane kuptuar situaten ne Shqiperi
Kurre mos shkofshin ne parlament. Cfar u be po nk shkuan. Keta partiaket jane njelloj si ata te tenderave. kush nuk do te hyje ne tender ne trapt.
Presidenti po bredh nëpër botë për të gjetur vend për të fshehur gjithçka u ka vjedhur shqiptarëve. Ai hesht se është kapak floriri për hajnin e floririt. Merr mesazhe nga Sala dhe Rusia se si duhet të digjet Shqipëria. Presidenti kriminel fërkon barkun për çdo disfatë _anti shqiptar.
undefined
Te dorezoje floririn dhe fondet e vjedhura se nuk ka ku shkon.
per cfare presidenti flisni ju zoti preza ,per ate qe kemi pare ne televizione si merte 800 mije euro e sa e sa maskaralleqe te tjera ,per ate qe ka parti familjare.edhe te paverteta te ishin te gjitha ai jeri sot zduhej te degjohej fare ne politiken shqipetare ,po te kishte sado pak moral shoqeria ku duam te vemi ,emri meta zduhej te degjohej fare ,fare,,,,,keshtu qe e kete vend ku na ra fati te kemi lendur sja vlen as te shkruani e as te analizoni gje ,ketu ska politike ,ketu smendon njeri per popullin ,e gjithe puna eshte kush duhet te jet me i forti e te kete gjithe pushtetin e ne te na shtypin si miza,,,,,,,,,
Edhe XHulio Andreoti ne Itali , kure u sevendesua nga ALDO MORA ,nuke tha asnje llafe.Pore kure e pyeten se : a ke ndonje gje per te thone?.Ai u pergjigje:MJAFTE ME ,SE KAME FOLUR SHUME.Mbase 7 muajshe e vrane Kryeministrin Italian.E gjeten ne makine me plumbe ne koke.
Po pregatitet qe te rrije ne qetsin e tije ,pastaj te shfrytzoje situaten .Problemi i madhe eshte Monika ,dhe jo prishja e istitucioneve publike.
Eshte e vertete qe Ilir Meta nuk ka folur por duhet te dini dicka. Sipas mendimit tim Meta po pret momentin kur te deshtojne edhe nderkombetaret ne bisedime me opoziten dhe atehere do e shikoni Presidentin kur te hyje ne valle,jo ne tango. Do hyje ne valle per te shpetuar veten e tij nga mekatet qe ka bere si dhe per ti sherbyer Berishes deei ne fund me besnikeri. Mbani mend kur Ilir Meta te flase shume shpejt dhe te duket si shpetimetari i kombit por c’faredo te beje Meta do mbetet llum si njeri dhe mut ne politike.