Nga Ilir Yzeiri
Nocioni i popullit është spekulimi më i madh politik që bëhet në demokraci. Sot ai ka një ngjyrim keqësues dhe përdoret për të karakterizuar politika konservatore, të mbyllura dhe izolacioniste. Duke kuptuar me « popull » tërësinë e një etnie që mbyllet në kufijtë e një shteti, dhe duke aktualizuar vlerat e saj si të ndryshme dhe superiore ndaj vlerave të të tjerëve, sot, populistët kanë fituar terren në vendet e mëdha demokratike, si në SHBA apo Itali, sepse tronditja që ka pësuar bota dhe lëvizjet e mëdha migratore kanë shkatuar vështirësi në kuptimin dhe menaxhimin e demokracisë.
Vlerat e shenjta të lirisë, të bashkëpunimit dhe të hapjes, në shumë raste, janë në luftë me pretendimet për të mos u hapur, por për të theksuar diferencat dhe për të vendosur kufijtë, jo vetëm në mes të shpirtrave, por për të ngritur edhe kufijtë fizikë mes popujve. Ky është konteksti i përgjithshëm, por në vendin tonë është një situatë krejtësisht tjetër.
Shqipëria është vendi që ka bërë eksperimentin më të madh e tragjik me termin « popull ». Komunistët që erdhën në pushtet e përdorën këtë term deri në absurd për ta çuar luftën e klasave deri në tragjedi. Pas viteve ’90, shqiptarët ende nuk po mësohen me mënyrën se si ata përfaqësohen në qeverisjen e vendit. Secila forcë politike pretendon se përfaqëson popullin.
Ndërsa, ajo që po bëjnë tani në fund Sali Berisha, Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm që nuk ka asnjë gjë të përbashkët me popullin shqiptar, por, populli, në këtë rast, nëse do ta përfytyronim atë si një frymë apo si një shpirt apo si një tërësi mendimesh e ndjenjash të ndryshme, jo vetëm që nuk identifikohet me këta emra, por, në shumicën e rasteve, ndjehet i huaj dhe është spektator në këtë katrahurë tragjike e komike që po përjeton.
Nxitja për dhunë që u bëjnë këta udhëheqës burracakë militantëve të tyre, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me ndjenjat e shqiptarëve. Shqiptarët duan paqe sociale, prosperitet ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm. Të dënuar me demokraci, shqiptarët janë bindur se mënyra e vetme për të deleguar dëshirat dhe pritshmëritë e tyre janë zgjedhjet demokratike. Shqiptarët janë kombi që më së shumtgi janë masakruar nga dhuna qeveritare dhe nuk ndjekin më asnjë udhëheqës burracak që i shtyn në dhunë dhe në shkatërrim.
Natyrisht, Shqipëria ka më shumë se një a dy probleeme, por zgjidhja e tyre nuk mund të bëhet me halucianocionet e Berishës, Lulit e Monikës. Madje, këta tre persona nuk kanë asnjë kredit moral e politik që të diskutojnë fatet e demokracisë në këtë vend. Sali Berisha prej kohësh duhej të ishte para dyerve të gjykatës për krimet që i ka shkaktuar këtij populli, për vjedhjet galopante të tij dhe të familjarëve të tij.
Lulëzim Basha, më së pari duhet të ketë turp kur kthehet në shtëpi dhe ngjitet në katin e fundit të ndërtuar pa leje dhe aty ndoshta në një moment duhet të kujtohet se është një ministër vrasës dhe hajdut. Ai duhet të tregojë kur fluturan milionat e Rrugës së Kombit. Ndërsa për Monika Kryemadhin dhe bashkëshortin e saj është kohë e humbur të flasësh. Blloku i Ilir Metës dhe pasuria marramendëse e kësaj familjeje një ditë do të verifikohet dhe pastaj do të shohim se cilin popull përfaqësojnë ata.
Opozita mund të vazhdojë të bëhet si e çartur rrugëve të Shqipërisë dhe para Parlamentit, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. E vetmja gjë që shqiptarët do të përjetojnë do të jetë ndjenja e neverisë për një palë politikanë që duan me çdo kusht të vonojnë Shqipërinë në rrugën e progresit dhe të na turpërojnë në sy të botës duke na rikujtuar të gjithëve kohën e Haxhi Qamilit dhe dhunën e tij kundër shqiptarëve në emër të shqiptarëve që nuk e njihnin veten për të tillë.
Respekte Ilir. Shume sakte. Vetem udheheqsit komunist apo fashist flasin ne emer te popullit.
Bravo po keto fjalet I dalin nga shpirti
Kriminelet kerkojne te behen heron
Berisha eshte nje GOMAR duhet te gjykohet
Basha nje MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN ADOLESHENT HARON cfar ka vete
MONA RUGACE me LIKE floririn me ANTISHQIPETAR nuk ka
Te GJITH keta Hiena kan vjedhje sa Kan mundur
Po jo more Kujtim. Po jo more djale. Mos e bëni kete. Edhe keta komentuesit me poshte.
Po qysh more mburrni Ilir Yzeirin dhe harruat ata njerez “te nderuar” si Zigur Qorri, Kalec Dega, dhe nja dy kokrra palle te tjere, qe bejne pjese ne grupin “elite”, bashke me Ylli Manjanin, Preç Zogajn, Armand Shkullakun,, dhe gazetarin “e ndershem” Andi Bejtja.
Çfare eshte Ilir Yzeiri para ketyre “kolloseve” te mendimit opozitar? Po do thoni ju, qe keta nuk Jane kollose por koqe kandari. Ore, nuk jam kondra, se koqe Jane, por nje pune e bejne ama.
Edhe qe ky Iliri eshte burre zotni, kjo po kuptohet.
Por mua me vjen gjynah te shkojne dem tere keta fare burrash idiote.
Shkelqyeshem zoti Ilir Yzeiri! Ne nocoinin popull nuk mund te hyjn kriminelet qe kane vjedhur e vrare njerez te pafajshem.Sali Berisha eshte i pari qe nuk perfshihet,por edhe Basha,Meta e Monika shurraqja. Keta duan te perfshihen ne nocionin popull,por nuk i pranon vete populli,pasi i ka bere dalje me kohe.
Te pergezoje per shrimin e mire qe ke bere.Eshte ralitet.
bukur dhe qarte
E drejte z.Ilir . Por Luli nocionin popull e perdor gjithmone perpara pasqyres. Keta po jetojne nje enderr te gjate …Urojme, qe per te miren e popullit te vertete , te zgjohen ne Reç , ne paqe me drejtesine .Se ndryshe ky komb dote vuaj edhe tridhjete vjet te tjere.
Shume bukur Ilir !
Shume, shume mire. Shkrim i goditur, i kthjellet dhe krejt i vertete.
Urime
Njerez lexojeni kete postim te Ilirit! Respekt per vehten si nje qytetar i thjeshte i popullit!
Shume analize e drejte,BRAVO!
Kjo qeveri ka gabimet e saja qe duhet te pergjigjet per to,por te mendosh qe cilet duan te riciklohen ..pupupu.Larg qofte ,atehere duhet me u largu prej kendej dhe mos me thene qe jam shqiptar. Keto me kujtojne ato ish pusht-komunistet qe tani kane gjet strehe tek PD
OPOZITË IDIOTE, MJERANE , PA IDE DHE MBI TË GJITHA ,
E PA MORALSHME !!
POPULLI E NJEH, E PËRÇMON DHE NUK E NDJEK .
POPULLI E NJEH DHE MAXHORANCËN , DHE ASAJ DO TI JAP PËRGJIGJE ME VOTË , SIGURISHT, POR KËTË PALO-OPOZIT, ZOR SE E BESON MË .
NDRYSHONI O TË MJERË, SE DO TË PËRFUNDONI NË BURG, DHE NË KOSH TË PLEHRAVE .
ATA NË PLEHRA, DO TË KENË FUNDIN MÊ TÊ LUMTUR.
o ti ke shkrujt bukur drejt e paster por,m duket se gjith shqiptart jan si sala si luli si monika me te shoq…
sepse s ka mundsi qe te jen ndryshe dersa i shkojn ktyne nga pas si bolet qe tunden pas manallit.
dhe manallat fryhen cirren hakerrehen tamam si hajdara..
Kenaqesi te lexosh z. Yzeiri. Bravo dhe shkruaj me shpesh!
Sh bukur!
Respekte,per shkrimin ku gjejme veten ne qe nuk bzajme……
Bravoooo Ilir bravoooo
Kur do vije ajo dite qe ti shohim brenda dhe me pasuri te sekuestruar.
Bravo bukur sakt
Shume i sakt dhe shkrim me vlera per ata qe dine te lecojne dhe kane pak mend ne koke…. verberia , pupulizmi dhe ethet e per ti shpetuar drejesise…. mendojne se e vetmja rruge eshte dhuna…e ketij grupi politikanesh te tredhur…qe me bemat e tyre duan te fshin fytyren…me hallet qytetarev …Respekte profesor Ilir…
Ky problem duhet te trajtohet dhe te trasmetohet ne emisionet opinioniste te mediave.
Sidomos ne ate te Blendi Fevziut qe per 20-vjet diskutohet vetem per mustaqet e celos .
Gjithmone te kam vleresuar, Ilir !
Vertete I LIRE! !
je i vetmi qe ja plas hajdutve ne fytyr bravo yzeir
Bravo
Profesor ! Hapur ketu eshte ndikimi rus , ju e dini cfare ndodhi ne Mal te zi , Maqedoni , Kosove dhe eshte ulur kemekryq ne Serbi ! Perendimi e ka kuptuar prandaj do tu trgije vendin shume shpejt
bravo ajo eshte, interesat e tyre ne ballkan jane bere mese te dukshme
Po c’bravo o ditezinj…bravo I thone tukuna, po si ore nuk e perfaqesoka PD dhe lideret e saj popullin dhe na e perfaqesoka Gramoz Ruci, Taulant balla dhe i biri i Kristaq Rames bashke me kete far gazetari qe krenohet se eshte nga zona e pare operative,ptu race e pabes komunistesh
me falni terheq ato qe thashe,
keni te gjithe shume te drejte
une jam thjesht nje idiot!
o kobe boll me keto budallalleqe, nese permend fjalen komunist, me komunist se sala ske njeri tjeter,
lere kete muhabet se del si palle me gjysem truri
O Kobe , o idjot , o injorant dukat fare qarte se nga kush marin fuqi Saliu , Lyli ,apo idjotja Monika , marin fuqi nga ca tru peshke si puna jote , nga gjithe komentet me lart kuptove ndonje te simpatizoje komunistet apo komunizmin ??? Qe kur ka dale qe kur lufton Saliun , Lylin , apo Moniken quhesh komunist ?? Ore pis njeri , po jane mashtrues , jane hajdut , jane kriminela , jane tradhetare, a e kupton sa keq te kane ngateruar me fqinjet per kufirin detar ?? Prit dhe pak kur te kerkosh ” OK” nga fqinjet se ckushte do te vene , dhe kjo eshte vetem nje ceshtje , kane vrare , kane vjedhur ne menyre skandaloze , kane shkelur mbi trupa njerezish , dhe ty te duken te gjitha keto trillime dhe simpati komunistesh ???? Po paske qene mish me dy sy mor pis njeri , kujt i qethet lesht per komunistet dhe Gramoz Rucer , apo Taulant Balla , dhe kedo ?? Ore vodhen vrane dhe tradhetuan , a e kupton ???? Esat PashToptani , s’eshte gje fare para ketyre , hapi syte ore idjot , dhe shiko reth e rotull , a ke ndonje ngjashmeri ti me femijet e Sali Berishes ?? Apo kryemadhit ??he si thua nje soj jeni??? Ik or plere , more guximin dhe te shkruash , ata mashtruan ,vodhen dhe bastisen ty dhe mua , dhe jo Edi Ramen , o kafsheeeeee, gjithe shtetet e tjera te ballkanit do vjelin frytet e te qenit europian dhe ti do degjosh pkrdhet e Saliut , Monikes , Lylit , dhe shume socialisteve , hapi syte o injorant , hapi se badjava eshte, te shikosh e degjosh .
Te lumte pena per kete analize te shkelqyer
Do e lexoj perseri Partite duhet te flasin per anetaresine e tyre se ne popull ka demokrate socialiste leshiste nje duzine me
parti te voglia plus atyre qe nuk votojne per asnje ose jane nen moshe
Kur perdor Monika fjalen popull te vjen me mire te mos egzistosh fare ,na hapi barkun, ne nuk duam ta shhim me sy ajo thote popull e do po e do prapa hekurave Tani keto parti jane ne ilegalitet nuk dine sa antare kane ,duan vetem pushtet per vete e nuk pyesin se kane shpene ne reaminacion demokracine shqiptare qe ka 30 vjet qe perpelitet e renkon
I kemi provuar me Sali qe na dogji e vrau me familien Meta sa majtas djathtas eshte majmur mire, me Luli qe nuk di te punojne, por di te vrase te pafajshem e tani qe u ka ikur fiqiri kerkojne te bejne ligjin ndaj shumices
E papare e padegjuar ne bote Nuk duam ti shohim te lire jo te na qeverisin Nuk e kuptojne apo bejne sikur?????!!!!!!! Ta shohim
po flet kukumjacka , kendon si sorre ezeze.
Shtepia e njerezve hajdute,vrases pret prej ditesh inagurimin.
Gjithe ato drita,gjithe ai qytet po ju pret .
I eshte ndryshuar pamja Recit.
Edhe pak e do te marre tjeter emer…streha r atij plakut matuf,e te birit hajdut,e kaposhit majeplehu qe i ngjan aq shume envervulehumburit nga pamja,nga asgje tjeter,emrin e familjes vjedhese burre e grua.
Do te jete nder per Recin…keta fare burrash ne betonin e tij.
Keta jane populli qe flasin ne emer te popullit.
U digjet zemra per te.
Dhe populli do tua shperbleje mundin.
Jo se do tu shpjere kafe ne burg.As duhan.
Por do te pije kafe e duhan per to.
Ata boll vodhen e vrane.
Fuck lsi. ..PD
@Mark, po të bëj një pyetje fare të thjeshtë dhe po dite përgjigju (të paktën në veten tënde…)… Thua që “hapur këtu është ndikimi rus”, më thuaj me llogjikë (n.q.se ke) dhe me dorë në zëmër, çfarë ndryshimi ka për shqiparin e thjeshtë e hallexhi, “ndikimi rus” nga “ndikimi amerikan”…???!!! N.q.se ke kuptuar pyetjen, mund të përgjigjesh me realitet e argumente reale, por jo me slloganet (përralla me mbret) të politikanëve tanë…
Ngopu o popull me lugen e zbrazur te Ilirit. Ai eshte pjese e kazanit sepse thote vetem gjysem te verteta. Eshte e sakte ajo qe ai shkruan per vjedhjet qe ju ka bere Berisha, Basha e Meta, por ai ka fshehur anen tjeter te medaljes, hajdutin e sotem qe eshte Rama me banden e tij. Rezultati eshte i njejte, sepse luga mbetet gjithmone e zbrazur.
Ngopu o popull me lugen e zbrazur te Ilirit. Ai eshte pjese e kazanit sepse thote vetem gjysem te verteta. Eshte e sakte ajo qe ai shkruan per vjedhjet qe ju ka bere Berisha, Basha e Meta, por ai ka fshehur anen tjeter te medaljes, hajdutin e sotem qe eshte Rama me banden e tij. Rezultati eshte i njejte, sepse luga mbetet gjithmone e zbrazur..
Ju dhjefsha gazeten qe censuroni mendimet kundra Rames!
I nxirrni komentet sipas interesit, si kofini pas te vjelit.
Ka raste qe i vononi edhe disa dite.. Turp te keni!
Te lumte dora Ilir Yzeiri
Respekte
E ke shkruar gabim nickname, duhej ta shkruaje:- SHQIPTAR ME KEMBE NE KOKE E MEND NE TOKE. Keshtu duhet te jesh per te bere krahasimin mes Ruseve dhe Amerikaneve. A do nje pergjigje o njeri me mend harabeli. midis 1001 arsyeve po te permend vetem nje dhe me jetiken. Sa Shqipetareve ju ka hapur dyert Rusia per te zbutur varferine dhe per nje jete me te mire per Shqiptaret..????? ZEROOOO. Sa familje Shqipetare Amerika i ka pajisur me Green card dhe jetojne ne USA dhe shpesh i kemi degjuar duke falenderuar Zotin qe fituan llotarine Amerikane, a e di se sa jane me qindra mijera qe kane fituar dhe me qindra mijera te tjere qe aplikojne. A e dallon dot ndryshimin o njeriiiiiii. POR NUK KE FAJ SE AJO PERDJA QE TE VERBON SYTE DHE TE MPIN TRURIN ESHTE NJE PERDE ME NGJYRE BLU DHE KA DY GERME TE ZHGARAVITURA ME BOJE TE BARDHE NE FORMEN E DY GERMAVE PD.
Si gjithmone, nje artikul i mbeshtetur ne fakte dhe ne llogjiken e shendoshe.
Pergezime autorit.