Nga Alfred Peza
Iku shkurti e hyri marsi dhe në Tiranë nuk ndihet jo vetëm projeksioni i liderëve të opozitës për “qametin” dhe “rrëmetin” që e priste Shqipërinë pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të saj, por as edhe puhiza më e lehtë e asaj fryme të madhe ndryshimi që u trumbetua se do të ndodhte.
Liderët e opozitës duken gjithnjë e më të hutuar, të tulatur, zëmekur e buzëdridhur kur flasin dhe gjithnjë e më të pasigurtë, në ato që artikulojnë.
Ku është ajo fuqia e madhe e “revolucionit popullor” që do të shpërthente nga të katër anët e Shqipërisë, për tu derdhur si uragan për të marë përpara qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama?
Nëse ju kujtohen deklaratat edhe të deri para një jave, protestat do të zhvilloheshin çdo ditë, në çdo qytet dhe fshat të vendit, në çdo rrugë, bulevard e shesh!
Ku janë mitingjet dhe protestat masive që do të realizoheshin kudo që do të shkonin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi?
Përse kanë filluar që të rrallohen dhe të shkojnë gjithmonë e më pak njerëz në takimet e LSI me të rinjtë apo të PD me përkrahësit e tyre qoftë edhe në bastionet historike?
U tha se dorëzimi i mandateve do të bëhej nga të gjithë deputetët e opozitës së bashkuar, përfshi edhe ato që janë në listat e pritjes poshtë kufirit fitues të zgjedhjeve të 2017. Por, e vërteta është se qoftë nga lista e deputetëve aktualë, e qoftë nga lista e atyre që presin radhën për të marë njoftimin për marjen e mandatit nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, numri është edhe më i madh se ai që është bërë deri më sot publik.
Ndryshe nga sa më parë, zërat publikë “revolucionarë” që kanë qenë edhe “partizanët” kryesorë të mbështetjes së opozitës për ndërmarrjen e këtij akti politik të paprecedentë të daljes nga sistemi parlamentar, sa vijnë dhe fashiten në përpjestim të drejtë me “decibelët” e zërave të vetë udhëheqësve të PD dhe LSI.
Ndërkombëtarët si në asnjë rast tjetër përgjatë këtyre 30 viteve të raporteve të tyre me Shqipërinë dhe me klasën tonë politike, kanë qenë jo vetëm të troçtë e aspak diplomatikë, por kanë mbyllur çdo portë dhe çdo mundësi për ti dhënë sadopak oksigjen “perëndive” të opozitës sonë.
Qytetarët shqiptarë tani që po futemi në pragun e pranverës, janë duke e shijuar edhe motin e shkëlqyer të këtyre ditëve, duke iu gëzuar si gjithmonë ikjes së dimrit dhe lënies pas të të ftohtit dhe të gjitha “bezdive” dhe “zymtësive” të tjera me të cilat të rrethon kjo stinë.
Ajo që ishte premtuar nga udhëheqësit e opozitës sonë që të ishte stina e “revolucionit”, e “fitores”, e “marjes së pushtetit në tavolinë”, e ikjes së Kryeministrit Edi Rama e kalimit të vendit drejt zgjedhjeve të parakohëshme nëpërmjet një qeverie tranzitore, po shndërrohet thjeshtë dhe vetëm në një stinë të mërzitshme në “Olimpin” e opozitës shqiptare.
Më të mërziturit janë gjithmonë në të tilla raste, jo ata që e gatuan të gjithën këtë. Jo. Sepse ata e dinë mirë realitetin politik që i prêt. Të zhgënjyerit janë gjithmonë mes atyre që mund ta kenë besuar realisht përrallën e bukur të dimrit, që Luli dhe Mona ia tregonin çdo natë, përpara se të flinin në gjumë për të parë në ëndërr frutat e rrejshme që do tu sillnin “lulet e ftohta të marsit”!
Dimri iku.Zgjati tmerresisht shume.1944-1990.
Me pas 1991-2017.
Mijera te vrare,te perdhunuar ,te larguar ,pa shprese.
Ne nje shtet pa shtet.
Ku komunistet nderruan ngjyre,u bene demokrate.Kapja e PD nga komunistet eshte premtimi i mbajtur i Ramiz Alise .Komunisti Sali e mbajti peng deri sot kur vendosi ta marre perfundimisht ne varr pas vrtes.Ky sistem qe lindi vrases, hajdutet i beri qytetar nderi,qytetar te pare tani po bie.
Nje drite shprese kete fundshkurti per nje fillim marsi prag pranvere per te gjithe shqiptaret e ndershem qe priten e duruan aq shume.
Te dridhen hajdutet .vrasesit.
Nje dite do te ndodhte.
Burgu tu hape dyert.Kurre me pare askush s’e ka merituar me shume burgun se kjo skote e ndyte qe sapo doli nga qarkullimi.
Dhe ju duhet te beni me shume. Duhet te “sillni pranveren”, duke filluar nga shendetesia qe esht akoma ne kushte skandaloze e deri tek ndihma sociale qe esht qesharake.. sduam anarshi duam te jetojm normal… e kjo nuk duhet qe te meret si dobesi e jona, nga qeveria e tanishme e cila pervec aktoreve dhe aktrimit ska sjell akoma dicka te mir, te vertet, te prekshme per popullin qe e votoi.. dritat, uji, taksat nga njera ane qe po ja ngushtojn frymemarrjen e po ja rendojn jeten secilit prej nesh, shendetesia skandaloze dhe arsimi i cunguar nga ana tjeter, per te mos folur per drejtesin (duke qen se ajo po rindertohet) apo shkeljet e her pashershme flagrante te qeveris apo te mos flasim per lali erin pasi kjo esht ceshtje tjeter.. e gjithe kjo ne fund fare te le nje shije te hidhur kundrejt atyre qe i votuan dhe shpresuan qe do kishte nje pranvere. Ndaj mos flisni per pranverat qe ju interesojn juve.. flisni per pranveren e popullit qe ju voton qe shpreson tek ju.. mos beni qe populli te mendoj qe ju jeni e KEQJA me e vogel, por me punen tuaj reale, tregoni qe jeni zgjedhja me mir.. e keshtu pranvera te vij me lule te verteta e jo me buqeta mankthesh.. behuni shpres..!
Pranvera i takon populit te shumevuajtur,te zhgenjyer.Ditet e zeza i presin ata ,qe e mbajten peng 28 vjet! Haram,Lanet!