"Duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gome të djegur" Saimir Pirgu u përvishet "kritikëve": E gabuar dhuna në mes të Europës. Koha tregon se kush është gjithsecili

3 Mars 2019, 15:09Sociale TEMA

Saimir Pirgu, tenori shqiptar i famshëm në botë ndodhet këto ditë në Tiranë, në kuadër dhe të Samitit të II të Diasporës.

Në një prononcim për mediat, tenori Pirgu foli edhe për impaktin dhe ndikimin që kanë ngjarjet aktuale në Shqipëri, jashtë vendit ku theksoi se imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë i rëndë dhe do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur.

Përmes një statusi në Facebook, Saimir Pirgu u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre kritikëve ndaj asaj deklarate, duke e cilësuar të gabuar reagimin me protesta të dhunshme në mes të Europës.

“Ky reagimi jot o Lirim K Nezha eshte njelloj si ajo goma e djegur qe nuk te bie ne sy as ty as ketyre zoterinjeve qe na qenkan prekur nga fjalet e mia .

 Por po te pergjigjem ty sa per te gjithe ketyre ketu ketu posht qe i ka zene meraku per leket apo sa pellas une.

Veç per kujtes :

1 Kam reaguar atehere kur gomat digjeshin ne Lushnje nga PS dhe PD ishte ne pushtet . Si atehere the tani e quaj te gabuar reagimin e disave me dhune mu ne mes te europes ( ndose juve nuk ju mbushet mendja prap europa na ka per pjese e pjes e saj jemi )

 2 Kam reaguar atehere kur Kjo qeveri ekzistuse na donte te hapte ne Shqiperi nje central nuklear kur ne vetem nje Gerdec nuk kontrolluam dote e akoma viktimave nuk ju ka dal shpirti .

3 Kam reguar kur u shenjterua Nene Teresa e ne Shqiperi apo Kosove nuk u be asnje aktivitet se mjaftonte ai jasht mureve te Vaticanit ne Rome .

4 kam reaguar per femijet me Sindrome kur shoqeria jone i mbate mbyllur neper dhoma si te semure psiqik. E ketu nuk po vazhdoj me se lista eshte e gjate . Pra kam qe me Berishen me Nanon e me Ramen se fundemi te 3 e te tjere si keta me kan ftuar e dekoruar.

Si thua mos e kan ber vall se kam bordero me ta apo me kan dhen ndonje cek sic mund ti vej mendja ndonje mendjeshkurteri ketu posht? Mu pergjigj po mundet jo me sharje . Per fat te mir koha tregon se kush eshte gjithesecili , e beni mir te terhiqeni nga sharjet e ofendimet se un nuk jam virtut i politikave shqiptare por vetem i punes time . Saimir”- shkruan Pirgu në reagimin e tij. (TemA)

6 komente në ““Duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gome të djegur” Saimir Pirgu u përvishet “kritikëve”: E gabuar dhuna në mes të Europës. Koha tregon se kush është gjithsecili”

  1. Faiku Suma says:

    Saimir Pirgu ke shkëlqyer me opinionin tënd. Të lumtë, je njeri i civilizimit. Koha e zjarrit dhe luftërave ka mbaruar. Tash duhet garë dijesh dhe vizionesh e jo kryeneqësi. Jetë e shëndet, bilbil Saimir!

  2. nardi says:

    Saimir shqiptaret krenohen me TY!
    gjithashtu dhe un…

  3. spartak says:

    Eh mo Vani Bregu mos vdeksh kurrë . Ja tha mo ja tha , po kuj ja tha se .
    A hanë pykë halldupëria ? Kështu është kjo punë mor Saimir djali . Se ne , fatkeqësisht kemi halldupë nga mungesa e shkollës dhe nivelit të ulët të saj , por na u shtuan edhe mjaft halldupë që dolën edhe me shkollë të lartë nga shumë pseudo universitete që u hapën .
    Nga këto shtresa janë ato shumica që rrijnë gjithë ditën pa punë por në kafe e merren me llafe , dhe janë të parët që bërtasin e ulërasin për fajin e qeverisë dhe të tjerëve .
    Prej kësaj kategorie , përveç sharjeve , fyerjeve , ulërimave dhe allogjikës do pritet edhe dhunë .
    Fali o zot se s’dijnë se çbëjnë .

  4. Torino says:

    Besome Sajmir-shpesh me vjen rende te them jam Shqiptar.Dhe e gjithe kjo ne momentin me te bukur kur shume nga koleget e mi gati gati i kisha bindur te shkonin me pushime e ta vizitonin vendin tone te mrekullueshem.Cti besh-gomat po nxjerin tym dhe ne mbyllim gojen. Ps.Nuk po i dergoja ne ndonje hotel timin.

  5. Dhe ne france fali o Zot se sdin cbejne?

  6. Shaqo says:

    O gazeta Ku te shpije mushka, 200 mije shfaqje, edhe ai sikur ta kete thene, botuesi eshte ing.te ve note 4. Kujdes me teprimet, eshte lapsus besoj, po hidhi nje sy mbasi e shkruan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje