A jemi vërtetë në një “Luftë Civile”

4 Mars 2019, 11:15Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Krejt papritmas, pas paralajmërimeve “serioze” të opozitës për zvarritje, hedhje në Lanë e në fund, plumb ballit për shefin e qeverisë; pas protestave që u bënë dhe do të bëhen, dhunës e përplasjeve, e deklaratave  pa asnjë ekuivok të të dërguarëve të Europës në Shqipëri, se vendi ka një qeveri legjitime dhe zgjedhjet kanë qenë të pranuara dhe të çertifikuara, dorëzimit të mandateve, që mori emrin “djegie”, kur asgjë nuk u dogj dhe e vetmja djegie mbetet në gojën e opozitës, erdhi edhe një deklaratë e presidentit të Parlamentit Europian, sipas të cilit, Shqipëria qenka në një gjendje të luftës civile, megjithëse këtë luftë ai e vuri në thojza.

Edhe ky paralajmërim kishte munguar, por sa e vërtetë është kjo gjendje?

Në fakt, për herë të parë, si në një kor të përbashkët, askush nga institucionet serioze euro-atlantike nuk e përkrahu dorëzimin pa kushte të opozitës në jetën parlamentare dhe shpalljen e saj si rrugë të së ardhmes, përplasjen, dhunën, duke ia veshur gjithçka popullit, sikur kemi të bëjmë me një turmë e cila nuk e di se çfarë bëhet, nuk e di kush komandon dhe përse komandon, ashtu si nuk e di vazhdimin e protestës së saj.

Diplomacia ndërkombëtare, që nga të deleguarit e saj në Shqipëri, ambasadorë apo përfaqësues, dhe deri tek deputetët e saj shumë ngjyrësh, dënuan jo vetëm dorëzimin e mandatave, si një akt pa precedent dhe më shumë se sa shpresë, akt dëshpërimi, por edhe dhunën që është ushtruar, e komanduar nga një qendër politike brenda Shqupit politik pëdëist, e për më tepër duke paralajmëruar që kjo do të jetë edhe më tej e patolerueshme.

Bota diplomatike, e shprehur qartë përse është kundër akteve të tilla, qofshin politike apo rrugore, dha një mesazh të mprehtë politik, që jo vetëm nuk u prit në heshtje, por ndezi një arsenal të habitshëm kundër njerëzve të kësaj bote, duke synuar edhe përlyerjen e tyre morale, etike dhe duke vënë një shenjë barazimi mes korrupsionit të sotëm qeveritar dhe të deleguarve të parlamentit Europian. Kaq e pështirë u bë kjo gjendje euforie tri fazore, sa që të dukej sikur gjithçka kishte dalë nga arsenali i vjetër punist, kur megjithë denoncimet e perëndimit, shqiptarët dukeshin sikur edhe në gojë të ujkut hidhnin valle.

Çfarë valle po luan tani opozita? A ka gjëra të përbashkëta mes opozitës shqiptare dhe asaj që paralajmëroi kreu i Parlamentit Europian, vërshimin e politikës ruse, arabe apo turke, si shenjë të ndezjes së rajonit, sidomos në dy anët e kufirit shqiptar? Cila është e vërteta e deklarimeve politike të perëndimit dhe lidhjeve të botës së nëndheshme të politikës ruse me opozitën e tashme? A kanë një sikron protestat në shtetin serb me ato që po ndodhin e do të ndodhin në Shqipëri? Përse kjo opozitë, sa herë që humb pushtetin, kërkon destabilitetin dhe nuk e ka për gjë të jetë kundërvënësja më e madhe e ideve dhe vizioneve perëndimore?

Së pari, shteti shqiptar nuk është në momentin e përplasjeve të mëdha që do e çonin vendin në një luftë civile, qoftë përmes thojzave, qoftë pa to.

Për të shpënë vendin në luftë civile kemi pasur në të shkuarën dy shembuj të ndjeshëm, prej të cilëve, dy herë, qeveria e së majtës nuk ka zënë mend.

Tentimi për të shpënë vendin në një luftë civile në marsin e vitit 1997, tentim i cili nuk ishte fantomë, por përpjekje reale dhe një emër konkret, nuk u ndëshkua asnjëherë. Listat e të armatosurve militantë pëdëistë, përmes një urdhri presidencial, janë ende në dosjet e shtetit dhe megjithatë, askush, jo vetëm kreu i përpjekjes, por edhe banditë politikë, nuk morën dënimin që duhej të merrnin. Marsi i vitit 1997 është dëshmia se në cilën verbëri mund të të çojë shërbimi politik ndaj një fuqie të tretë, çka merr formë më të hapur një vit e gjysmë më vonë, në 14 shtatorin e vitit 1998.

Kësaj here ishte menduar më gjerë se viti 1997 dhe marsi i këtij viti. Ishte skenuar që lufta civile të përfshinte edhe viset shqiptare që ishin në luftë, ndaj edhe u bë marrëveshja e fshehtë mes Bukoshit dhe Berishës, ndaj një eksponent i dorës së parë të shërbimit të sigurimit serb në Kosovë, Mehmet Loci, mori detyrën e organizimit të këtij shërbimi në vetë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe, përmes hallkave të ndërlidhura me faktorin pushtetar serb u synua përplasja mes shtetit shqiptar dhe bandave, shumë nga të cilët ishin veriorë, dhe nga ana tjetër, përplasja mes UÇK-së dhe FARK, një strukturë e armatosur, që rrinte e vegjentonte në Tiranë e në afërsi të saj, pjesë të së cilës moron pjesë në grushtin e shtetit 1998, dhe të cilët aq mendjelehtësisht i toleronte qeveria e së majtës.

Kësaj here megjithë paralajmërimet e zymta të opozitës së vetpërjashtuar nga koncepti politik, nuk janë kaq të gjera dhe kaq hapur të rrezikshme. Opozita, pa asnjë ide, përqafoi një ide ultra majtiste por edhe naziskine, për të pushtuar një seli qeveritare, për të bërë shtetin të papërdorshëm, sikur me pushtimin e saj vetë shteti nuk do të ekzistonte.

Pushtimi i selisë qeveritare, apo më pas, i parlamentit shqiptar, dy objektiva ende të rendit të ditës, nuk do të thotë se në Shqipëri filloi lufta civile apo se vetë shteti u rrëzua.

Edhe në vitin 1998 u morën disa institucione, u pushtuan, u bënë thirrje nga media e vetme televizive, RTSH, u deklarua nga një monarkist se “republikën e fituam”, u bënë gati medaljet, por në fund u zbythën dhe përfunduan në bodrumin e selisë së dikurshme të pëdëistëve.

Mendimi ndërkombëtar për shuarjen e këtij zjarri dhe shtrirjen e stabilitetit në jetën politike e shoqërore, megjithëse duket tani për tani, si një zë në shkretëtirë, është lexuar në fakt, fare mirë nga krerët e opozitës. Ata mund të deklarojnë se “parlamentarët europianë erdhën të marrin çokat e fundit”, mund të “dëshmojnë” se kanë në mendje disa citate presidenciale amerikane, mund të paraqesin menefregizëm dhe arrogancë, por në vete e dinë se farsa e tyre mund t’i çojë drejt një pazari të ri me Edi Ramën, por jo drejt luftës civile.

Ata, që edhe të vrasin sepse ua ke parë shtrembër gardhin qeveritar kur ishin kryeministër e ministër i brendshëm, e dinë se vrasja të ndjek dhe sado të largohesh, një ditë do të kthehesh përsëri tek vendi i krimit, çka ndodh me çdo vrasës.

Vendi i krimit është pikërisht sheshi përballë kryeministrisë. Aty ku, me 21 janar ndodhën katër vrasje dhe ku Zoti shpëtoi edhe dhjetëra të tjerë. Atje ku gjakftohtësia e vrasësit u bashkua me dëshirën për të mbajtur pushtetin me plumba ballit.

Nëse dikush në selinë shqupase pëdëiste, apo pak qindra metra më tej, mendojnë se në kujtesën europiane kjo është harruar, shumë shpejt do e kuptojë se ajo po bëhet gjithnjë e më shumë aktuale.

Fajet e qeverisjes së Edi Ramës, të cilat perëndimi i njeh më mirë edhe se vetë opozita dhe besueshmëria ndaj të cilit ka rënie, nuk kanë të bëjnë me luftën civile, çka kaq fort e shpërdoron edhe në fjalorin e saj një opozitë e çakorduar nga idetë dhe që, për fat të keq, mendjet që mund ta sillnin në vete, i ka larguar dhe tani i ka shpallur edhe një herë, armiq, tradhtarë dhe të pamoralshëm.

Nëse koha e pendesës nuk ka ardhur ende, ajo si duket do të vijë në të njëjtën kohë me atë të ndëshkimit.

14 komente në “A jemi vërtetë në një “Luftë Civile””

  1. J says:

    Kjo është lufta e malokëve kundër civilizimit.

    1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

      e thexoj ketu e vite qe kemi te bejme me nje ”lufte” nga sunitet si ate ne Egypt me ne krye islamikun Morsi,ndersa ne Albanistan nga islamiket Berisha,Basha,Metin apo i pabesi turkocam Idrizi perfaqsuar keta nga PD,LSI dhe ceta e turkocameve PDIU kunder kristianeve shqiptare perfaqsuar nga Rama, edhe pse ki i fundit i tredhur ,pra atheos…………

  2. ideali says:

    Mbetje jenicere ky Bedriu. Dhe Bedri dhe Islam. A doni me? Tamam per Anadoll. Banon dhe ne Gjermani, pale. Spiun dhe agjent para 90, e tani i nxorri perseri kthetrat ne sherbim te padroneve te vjeter.Bishti i qenit mbetet bisht qeni.Kaq per sot.

    1. Komentuesi says:

      Bravo Bedri Islami.Je i saket.

  3. Shkodrani says:

    Mos e rruaj Bedri: çunat e PDhit te hane ate qe nuk thuhet ?

  4. drino says:

    KY QE KA BERE KETE FOTO DUHET TE MARI CMIM, E KA NXJERE KAFSHEN TAMAM DORDOLEC…..

  5. Naim Frasheri says:

    Shkrim Kurve, mjaftuan rreshtat e Para, dhe them me siguri Shkrim Kot.

  6. Shkupi says:

    Armiqe e Edi Rames jane oligarket Rus , Serb te cileve i ju ndaluan perfitimet nga bastoret dhe tani te njejtit paguajne opoziten per te rrezuar kete qeveri pastaj ti rikthehen biznesit nentokesore te cazinove dhe bastoreve … populli kete byrek nuk e hane me , sepse perfituan familjet e bixhosexhijve ne te kunderten shteti inkason me pak te ardhura nga taxapaguesit e bastoreve e casinane por nje eshte e vertete Edi Rama ka bere zgjedhjen me te mire te mundshme dhe do te luftoje injorancen deri ne fund. i deshiroj shendet dhe suksese

  7. Fatosi says:

    Po mire e kuptuam, Por cilen qeveri ti ngrene si me te miren e Shqiptarve???? NUk e kupton se Shqiptaret nuk duan asnje?? NUk duan regulla,nuk duante punojne,nuk duan te bejne sic bejne Evropa,shajne te gjithe ,jane te pashkolle ,te pa kultur, e te tjera si keto gjra
    E kupton qe I vetmi njeri qe po bene dicka per Shqiperin eshte vetem Edi Rama???? me te mirat dhe te keqijat qe ai mund te kete ???
    Shqiptaret istorikisht jane ndare ne tre grupe 1 Maloket,shpellaret,cecenet e ku ta di une se cfar emrash jane per ato,por nje gje dihet qe ato kane
    Jane te pa civilizuar,te eger dhe zjare venes,. Shqiptaret e shqiperis Mesme qe jane shume injoranta,dallkauker,matrapaz,qe nuk jane as me jugun dhe as me veriun
    Dhe Shqiptaret e Jugut qe mundohen te jene me te Civilizuar,me te Shkolluar dhe mundohen te mbajne linjen e tyre
    Prandaj ti thuaj se me cilet Shqiptare JE ???????????????? Bolle me analizat e shkrimet pa asnje vlere kulturore

  8. TA says:

    ate qe duhet te beje evropa duhet tu heqe mundesine per te hyre ne evrope……..

  9. Orient says:

    ..njerzit e çmendur endra me lufte shohin.. edhe zhgjander,keta deficente nuk mund te flasin per ndertim,vetem per shkaterrim,mort,qe i marte muji qe eshte ..mrena…per sa kohe qe keta fallxhore do te udheheqin PD..Rama do te kryesoje.

  10. KUR I PAT HUMBURDIKUR LOPA SALIUT!
    (Perralle ne vargje me humor)
    Kjo përrall,gjysëm e vertete,u tregua nga patrioti im,Alfred Abazi,me banim ne USA. une i bera vegezimin.
    Tregon i madhi Dritero : ” Me berishajt jam mik familjar qe heret…Sidomos me vellain e madh te sali berishes.
    ” Nje dite”,vazhdon poeti e pyes mikun tim,(Ish koha kur salehi pat nisur prapsit dhe poshtersit njehershi ndaj vendit).- Pse ben’ keshtu ky saliu juaj,si eshte e mundur qe s’ngjan me ju?!-
    ” A,a… Dritero” Pergjigjet tjetri. sala, keshtu ka ardhur qe i vogel kur ishte gati 10 vjeç…
    Nje dite u ketheva ne shtepi vone nga puna dhe i them nenes, Ku eshte saliu, kerkon lopen,u gjegj ajo,por s’eshte kethyer akoma.
    sakaq, dola dhe une ne kerkim te lopes! Pas 5 minutave e gjeta lopen buze pyellit. E mora perdore dhe e prura ne shtepi.Sapo e pa nena e alarmuar me tha: ” Pupu,pupu… c’na bere,ik,shpjere lopen atje ku e more dhe lere t’a gjeje vet saliu,ndryshe do na e kethej shtepine alltys ai…
    ………………………………………
    Dikur xhebrahil Emini
    (Ai,qe te marka shpirtin)
    ndersa, ecte vetem filli
    Per pak sa nuk drodhi bishtin!

    Se dhe vdekja,paska vdekje
    Kur nuk beka pak kujdes
    Ç’paska Zoti ndene vete
    I Mbledhka dreqi me fshese…

    Nejse,se e patem llafin
    {Te i tmerrshmi Xhebrahil
    Te ai,qe ndane esapin
    që te gjene dhe pa kandil…

    Paskej renur ne nje buze
    Dhe s’kish Zot,qe t’a ndihmonte!
    Vetem dreqi me terkuze
    ben’ vaki dhe e shpetonte.

    Nje djalosh,qe diç kerkonte
    Mbase lopen qe i humbi…
    Degjon dik qe po renkonte
    Si t’i kishte ardhur fundi!

    ” Do me jet gremisur lopa!”
    Tha dhe brofi me nje fryme
    Dhe sakaq atje u soska
    sa te mund t’i vin ne ndihme.

    Sapo kishte renur nata
    edhe mire nuk dallohej
    Kur e pa i’u kall data
    edhe ,beri sikur kollej…

    Pa t’ju fut frika ne palce
    madje,thane, -po… i vane!-
    U perpoq t’a ngrinte kaç
    s’mundi, dhe e nxorri brane…

    – Aman,sevap,o njeri
    Se dhe une do t’a shperblej
    Do te ngop me pasuri
    Vetem kërrem qe këtej.

    Dhe djaloshi deshi,s’deshi
    Beri çmos dhe e shpetoj
    pa ditur se me ke ndeshi
    pa ditur se kë ndihmoj!

    Si e nxorri nga rreziku
    i foli,por hapa-kapa…
    kush je ti o, lum miku
    Se ma shpure gojen prapa!

    Mos u trëmb se nuk jam djalli
    Bashk do biem ne ujdi
    Se ti me nxorre nga halli
    Dhe më bere borxhëli…

    Une,jam xhebrahil Emini
    (Mbase do më kesh degjuar)
    Une,jam vdekja e vertete
    Por me ty do flas më shtruar

    – Ah -, ja beri paksa djali
    Edhe u rrëmbush te qaj…
    Medemek,ti s’qenke djelli
    Por n’a qenke i vëllai…

    Mos u tremb o njeri
    Se ty do te shtyet radha!
    Kush do rroj,si do rrosh ti
    Plot me ofiqe e grada…

    Domozdo,qe une do vi
    Do t’a marr jeten nje dite.
    Gjer ateher hidhe mbi sy
    edhe hiç te mos kesh frike

    Do te jet e larget dita
    Veç me mua bene kujdes!
    Se t’a nxjerr shpirtin nga By…
    nese ti me pret ne bese.

    Nje keshill te mos gremisesh
    Ke hipur ne mushke xanxare.
    Vuri frë,por mos me shufër
    eshte kërraçe dy vjeçare..

    Djaloshi e falnderoj
    dhe i vjen goja esber…
    Sakaq neper mendje shkoj,
    t’i kerkonte dhe nje nder!

    ” Ate dite, qe do më marresh
    Mundesisht te jet behar!…
    Edhe, te lutem im zot
    bëm’ nje telegram më pare

    Sikur dhe vetem dy fjale:
    – O miko,pritem se erdha!
    Pastaj t’a kam bere hallall
    Ne daç bema mishin thela.

    – Jo per gjë,por per zakon
    dua daten t’a mbaj mend.
    Sakaq me vete mendoj:
    Ne më zënç,më vënç qëntë!

    Vdekja,disi e menduar
    -Une tha, vi vetem nje here!
    Edhe vi pa lajmeruar
    Por per ty do lë haber.

    Kaq u tha edhe u ndane
    secili ne pune te vet
    Trimi yne u nis revan…
    vdekja iku qet e qet…
    ……………………………….
    Shkuan muaj,shkuan vite…
    Trimi yne u be nishan!
    Vuri grada dhe ofiqe,
    Madje u bë dhe sulltan!

    Edhe si sulltanet preu…
    Më nuk mbahej,ish harbuar…
    Kurre nuk foli,vetë lehu
    Nat e dite,mbeti lëshuar…

    Dhe këshillën e harroj
    popullin me stërrall e ropi…
    Mendja te vdekja s’i shkoj,
    Tashme quhej ai Zoti…

    Iken vitet,s’di sa vite
    (Çudi,telegram s’i erdhi)
    Ose vdekja më s’do vinte
    o pat thyer kembet dreqi…

    Por nje dite te bukur prilli
    ( medek ish fut behari…)
    Fap ja behu Xhebrahili
    Me nje goxha kosër bari…

    – Mirse te gjeta o mik
    dhe si miqte u qafosën,
    lam nje llaf tok ate dite
    E mbane mend per çfar llafosëm?

    Po,por,ju sikur më thate,
    per nje telegram me pare!
    S’ më ka ardh asnje xhevap
    Prita behar per behar…

    Telegramin e kam pritur
    Që te behesha hazër
    Ti më vjen fare pa pritur
    Ne keshtu s’e patem lene

    Vdekja vu buzen ne gaz
    dhe i tha t’a marrim shtruar.
    Mua,më ke patur mabas
    Disa here te kam shpëtuar!

    Telegramet t’i kam nisur
    se une mik kurre s’harroj.
    Mos m’u hiq si i habitur
    Ja edhe, po t’i kujtoj:

    Mbane mend kur u smure rënde
    dhe s’po gjeje dot karar?
    ishte telegram nga une
    Madje, telegram i pare

    Mban’ mend kur dikush te doli
    gati sa s’tu hodh ne fyt?
    Me nje bombe qe dot s’ta hodhi
    ky ish telegram i dyte!.

    Po kur armët i le sheshit
    sa u vrane me mijra vet?
    Te shpetova prej rrebeshit
    ky ish telegram i trete…

    Une o mik e shleva borxhin,
    borxh më ke e borxh s’te kam!
    Dhe sakaq ngriti kosorin,
    Kur tjetri briti,AMAN!

    Aman,xhebrahil te keqen
    kaq holle s’e paç menduar
    Lerem dhe nje jave tjeter
    kam vajzen per te martuar…

    Thote xhahili me satër
    si ndënji dhe u mendua:
    -Epo fundja,qoft e bere
    ama te marten ,te dua

    Si mbaroj dasmen te djelen
    Dhe ca hesape i mbylli
    trimi yne shaloka pelës
    Dhe ja therka tej nje pylli…

    Trimi,mendje firi-fiu…
    thosh,do rroj me domozdo!
    dhe faqt me boje i nxiu
    Që vdekja te mos e njoh!
    ……………………………………
    Por aty nga mezi nates
    pylli nis te furfurij…
    Po vinte i zoti hakës
    Musi ne shtepi te tij…

    Dhe i folka pa teklif,
    sikur sapo ishin ndare!
    E ç’mu dive,o veqil
    Nga më humbe a i vrarë?!

    Une, paç thene,qe do te marr
    ashtu si te te kish hie
    Po ç’bere,o lume madh
    Qysh te dy faqet i nxive?!

    Ty kështu,s’te qas as ferri
    Dhe une s’di ku te te hedh
    Per dreq Dante Aligeri
    s’e shtoj,që s’e shtoj nje rreth!

    Ndaj nga sot, une bëj betimin,
    Që ti te mos vdesësh kurre!!
    Rro mbi toke e mbaj mallkimin:
    ” Mbeç i zi dhe nden’ lëkurë!

    Kaq i tha dhe vdekja shkoj
    Tjetri mbeti si i ngrire
    sepse veshve s’u besoj
    Qe vdekja t’a lin te lire…

    Pa t’ja mbathka ne shtepi
    pa tu la e tu ndërrua
    Mirpo,faqja per çudi
    mbet e zeze dhe pse u krua!

    Dha e mori,dha e mori
    dhe t’i hyri veç me prese!
    Dhe pse lëkuren e ropi
    Faqja doli prap e zeze…

    Biles namin topa-topa…
    e la,kur doli ne fshat
    ja ndezi fshati me popla
    Gjithe i thane,shporru lugat!

    Shaj njeri,tjetri shaj…
    Nje e shtyn,nje e peshtyn…
    gjjith’ e barrosen me faj,
    gjersa ne verem e fryn!.

    Dhe keshtu shkuan ca vite
    erdh nje dite,qe me s’duroj,
    ngulet dhe beka nje lutje
    Dhe vdekjen me qejf e ftoj:

    Pa i thosh e ç’nuk i thosh.
    Aman,hajde dhe më merr!
    Ec te lutem,shiko poshte,
    mbase gjen nje vënd ne Ferr!

    Mirpo vdekja mës’degjonte
    Nga dita kur beri be
    Lutjet me dore i hollonte,
    sa here shkonte ne hale!…

    Edhe sot rron ky njeri
    I sterruar, bredharak…
    Turpi vendit,faqezi
    Gjithe i flasin,,Përgjëratë.

    Cili eshte e gjeni dot?
    (Gjëmbaçi ne dere n’a mbiu)
    Kam frike do ja fusni “Kot”
    Do thoni,ky eshte saliu!…

  11. Zotrinj moderator!
    Komenti im ketu ,(ju s’e paski nxjerre) ishte nje poeme e gjat me humor: “Kur i pat humbur lopa salehit!”
    Perse s’e kini ekspozuar,a mund te me thoni?

  12. Sinqeritet says:

    saLESHbisturidocserbi eshte nje i semure per mend psiqiatrik.E vune serbo-amerikanet ,por mendja i ka shkuar te rusi .Ju puqen deshirat per rremuje.Harrovi thenien:”Do te shkojme ne Europe”
    Po ku i kane mente te tjeret?
    Ky ishte fundi i PD-se
    Sa kohe valle do ti duhet te rinovohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje