Çfarë do të mund të bëhej me 500 mijë eurot e harxhuara për Samitin e Diasporës?

3 Mars 2019, 20:20Blog TEMA

Samitet e diasporës, të organizuara nga qeveria shqiptare, nuk kanë asnjë kuptim nëse duken si «parada patriotike» për interesat e çastit të pushtetarëve.

Nga Enver Robelli

E zhytur në krizë të thellë për shkak të aferave të ndryshme – blerje votash, punësime nepotiste, afera korrupsioni – qeveria shqiptare po përpiqet të dalë nga bataku me parulla. Shqiptarëve në Shqipëri u thotë: «E gjithë vëmendja për ju». Shqiptarëve në diasporë u drejtohet me: «E gjithë vëmendja për diasporën». Por, shqiptarët e diasporës janë më shumë se adhurues të Partisë Socialiste apo të ndonjë partie tjetër. Andaj kontaminimi i komunikimit me ta përmes parullave partiake është i dëmshëm. Ky kontaminim ndodhi në Samitin e II-të të Diasporës që u mbajt këtë javë në Tiranë.

Kritikat qenë të shumta dhe shumica me vend. Samiti nuk ka pothuaj asnjë koncept. Më shumë i ngjan një «parade patriotike», ku shihen rrahje të supeve, shkëmbime komplimentesh, brohoritje fjalësh të mëdha, apele boshe, lavdërime pa mbulesë. Edhe sivjet samiti u shfrytëzua për fjalime populliste. Kryetari i Kosovës erdhi në Tiranë me një thes të mbushur me granata retorike që prodhojnë vetëm tym. Premtoi se do të sakrifikohet me shpirt e me zemër e me trup për të penguar ndarjen e Kosovës dhe kjo shkaktoi të qeshura të gjëra jashtë sallës ku mbahej samiti. Pastaj, sapo u kthye në Kosovë, belbëzoi këtë margaritar gjuhësor: «Ideja e shkëmbimit të territoreve është pazar i keq, që s’do ta lejojmë. Jo që do të shtrohet në tavolinë por s’do ta lejojmë që ta diskutojë ndarjen e Kosovës. Kufijtë janë të paprekshëm. Korrigjimi i kufirit po si shtet i pavarur dhe bashkëngjitje e Luginës së Preshevës». Në vend të këtyre akrobacioneve presidenti kosovar do të mund të recitonte atë fjalinë sfiduese: E shes thesin, s’e shes thesin!

Edi Rama më së shumti përmendi fjalën «bashkim», por si përherë pa e konkretizuar atë. Fjala «bashkim» më shumë po përdoret si kërcënim ndaj BE-së: nëse nuk na pranoni në Bashkimin Europian do të bëjmë bashkimin shqiptar. Kështu kërcënojnë ata që me vite të tëra nuk arritën (nuk deshën) të heqin romingun mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama ndau «vëllazërisht» disa mendime me «vëllazërinë» shqiptare pavarësisht «nëse jetojmë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Jugun e Serbisë». A nuk ishte ky samit i diasporës? Sepse shqiptarët në këto vende nuk janë diasporë. Foli Rama edhe për ndërveprimin «vëllazëror» në Maqedoninë e Veriut. Nga kjo gjuhë krijohej përshtypja se bëhet fjalë për një takim vëllezërish pa motra. «E sotmja na tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët». Kjo ishte njëra ndër frazat e Ramës në këtë samit. Jo, e sotmja na tregon se si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë krerët politikë përmenden vetëm në kontekst të skandaleve, dembelisë, mosgatishmërisë për reforma, djegie mandatesh e çka jo tjetër.

«Parada patriotike» e Tiranës ishte «diçka midis karnavalit dhe festivalit folklorik – një festë me kostume dhe buzëqeshje të subvencionuara» (Ardian Vehbiu, gjuhëtar dhe publicist), një «fasadë, propagandë, korrupsion» (Agron Tufa, shkrimtar), «një fasadë për retorikën e radhës» (Rando Devole, sociolog). Kritikët nuk shpëtuan nga një batare: Rama i quajti edhe këta «kazan».

Gjithë muhabeti dhe banketi i Tiranës kushtoi afër 500 mijë euro. Dyfish më shumë se paratë që ndan qeveria shqiptare për projekte me diasporën. Më e rëndësishme është dukja se sa përmbajtja. Në samit u nderuan me mirënjohje personalitete që vërtet e meritojnë dhe të tillë që si merita të vetme mund t’u numërohen skandalet e shumta. Me këto 500 mijë euro të djegura do të mund të bëhej ndonjë punë e mençur. Para fillimit të sezonit turistik me këto para do të mund të bëhej një fushatë për promovimin e bukurive të Shqipërisë në mediat perëndimore. Me këto para ambasadat e Shqipërisë në Perëndim do të mund të organizonin – bashkë me ministrinë e Turizmit – aktivitete të ndryshme për t’i informuar të interesuarit për të kaluar pushimet në Shqipëri. Agjencitë e mëdha të turizmit në Zvicër, për shembull, e kanë futur Shqipërinë në programin e tyre veror për vitin 2019. Kjo është një premierë e jashtëzakonshme. Nga prilli kompania ajrore zvicerane «Edelweiss» do të fluturojë nga Zürichu në Tiranë. Edhe në vende të tjera perëndimore interesimi për pushime në Shqipëri është në rritje.

Sado atraktiv spoti promovues i Shqipërisë i prezantuar së fundi duke e parodizuar filmin «Taken», gjasat janë të vogla që të ketë efektin e dëshiruar, sepse filmi i xhiruar më 2008 (me dy vazhdime më 2012 dhe 2014) tashmë është harruar nga publiku i gjerë perëndimor. Me 500 mijë eurot e samitit do të mund të hapeshin së paku dy zyra të turizmit në metropole të Perëndimit. Ia vlen të mësohet diçka nga Kroacia. Ky vend ka zyra të turizmit në 17 qytete – mes tjerash në Frankfurt, Milano, New York, Pekin, Paris. Me 500 mijë eurot e djegura në Tiranë do të mund të lansohej projekti «Shqipëria365» me synimin që sezoni turistik të zgjatet dhe të mos përfundojë pas tri javësh të nxehta verore dhe të mos mbetet vetëm «turizëm bashkatdhetarësh». Me 500 mijë eurot…

7 komente në “Çfarë do të mund të bëhej me 500 mijë eurot e harxhuara për Samitin e Diasporës?”

  1. pato says:

    Hiqe ato budalleqet qe shkruan per krize e per parrulla, apo per shtremberimet qe ben me ato qe tha Rama shkrimi eshte goxha i mire dhe ngre nje problematike te drejte. Ky samit u organizuar nga ministria e diaspores e Pandeli Majkos qe ende sot nuk ka njeri te thote cfare ben ky njeri si minister gjithe diten? Eventi i organizuar sado i mire te jete nuk sjell asgje inovative e asgje qe nuk e kemi pare me pare. Nese e quan “SAMIT” atehere cila ishte agjenda e ketij samiti? Cfare u diskutua dhe cfare marreveshje u arrit? Si matet suksesi i ketij samiti?

    500 mij euro jane vertet shume kur mendon se me to te ngrihet nje websait i mire qe ti sherbej diaspores, apo qofte te hidhen hapat e pare per te futur televiionet shqiptare ne vendet ku ka shume shqiptare si ne Itali, Greqi, Gjermani, Zvicer. Ka kanale televizive italiane, indiane apo turke ne keto shtete por vetem shqiptare jo.

    Qeveria ka bere shume pune te mire me turizmin qe ka shperthyher ne Shqiperi dhe ka sjell te ardhura te mira por Shqiperia nuk eshte me suprize dhe duhet te konkuroje me vendet e tjera te rajonit e per kete i duhet ndihma e diaspores.

    1. antonio says:

      Hera e pare qe e vleresoj Robellin!
      Rama ka qene gjithnje nje LUSTRAXHI,qe ka shperdoruar milionat per reklamen e vetes dhe sundimit te tij personal!
      Me ato 500 mije euro ai do bente te lumtur 50 mije banoret e Yzberishtit (Astir),qe nuk kane asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kende lojrash,lulishte,kende sportive etj,etj!
      Jane rreth 5 mije femije qe jane te diskriminuar nga bashkia e Tiranes e cila ka punuar vetem per imazhin fallco te Veliajt e Rames!
      Iku nje bandit si Berisha dhe erdhi nje mashtrues si Rama!

  2. Mendesi fshatareske - Te shpie deri tek gardhi i shtepise says:

    E ke gabim Robelli. Shqiptaret duhet te bashkohen dhe te veprojne se bashku. Pa u takuar, pa biseduar, pa krijuar strategji nuk mund te organizohen. Diaspora sjell ne Shqiperi miliarda dollare. Te harxhoxh 500 mije per ti sjelle bashke nuk eshte nje shume e madhe. Prandaj, mjaft me cingunlleqe. Duhet krijuar ndjenja qe jemi shume, jemi bashke, kemi mjaft resource dhe potenciale dhe na duhet nje program dhe trategji veprimi. Mednime qe nuk kontribuojne ne ceshtjen shqiptare. Jane mendime fshatarake dhe lokale. Shiko globalen. Shiko izraeli. Jane vetem 7-8 milione hebrenj ne bote por e kane vene boten ne dore nga pikpamja financiare, mediatike, politike dhe ekonomike. Ju shikoni deri tek gardhi jauj z. Robelli. Po te ndjekim kete mendesi fshatareske me breke te grisura do te mbeteni per 1000 vjet ne vijim.

  3. matraraz says:

    ti qe shan EDI RAMA para se te flasesh per te shko laj gojen qe ke me me mut te slaiut se lepiri bythen nuk je ber ti kaq I zgjuar sa ti biesh dritares te degjoje dera po mundohesh te sjellesh uje ne mullieri e saliserbit qe po shterohet nuk te pjerdh bytha ty se sa u harxhuan per shqipetaret po te ishte at tendi nuk do kishte as mundesi te behej ky takim se ai I vidhte ter fondet

  4. ed says:

    Vetingu Akademik ne te gjithe Universitetet Publike.
    Kaq do te ishte kostoja e spastrimit te te gjithe Universiteteve Publike nga pseudo-profesorat me tituj.

  5. enter"" says:

    Mjafton te lexoja fjaline e pare dhe kuptova qe sja vlen te vazhdosh te lexosh me teper shkrimin e ketij kokrre Injoranti

  6. irena says:

    Une e shoh si dicka pozitive.
    Qe te arrihet ne gjera shume te prekshme duhet kohe.
    Mos harrohet se eshte vitit i dyte. Rendesi ka te krijohet nje tradite qe shqiptaret te mblidhen me njeri tjetrin.
    Takimet ndikojne per mire, sepse shkembehen eksperienca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje