Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara konsiderohet sërish ambasador me të gjitha kompetencat. Qeveria amerikane njoftoi se diplomati i BE-së në Uashington do të rimarrë statusin që administrata amerikane ia “mohoi” shtatorin e kaluar, kur funksioni i tij u ul në kategorinë e përfaqësuesit në organizata ndërkombëtare.
Misioni i SHBA-ve në BE njoftoi vendimin e marrë nga Uashingtoni. Departamenti i Shtetit “do ta njohë përsëri” përfaqësimin e Bashkimit Evropian në tokën amerikane “si ekuivalente me atë të një misioni dypalësh në rendin e përparësisë së trupit diplomatik”. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, udhëzoi shefin e Protokollit që të merrte masat e nevojshme për “të realizuar këtë riintegrim”.
Stavros Lambrinidis, i transferuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara, bëhet ambasador me të gjitha funksionet. Vendimi i marrë nga Trump është një njohje e plotë politike e Bashkimit Evropian dhe përfaqëson një hap drejt zbutjes së marrëdhënieve të tensionuara transatlantike, të acaruara kryesisht në lidhje me çështjet e tregtisë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka caktuar taksa për produktet e çelikut evropian, çka e detyroi BE-në të vendoste masa kufizuese dhe t’i drejtohej Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për të zgjidhur mosmarrëveshjen. (TemA TV)
Stavro Lambrinidi ambasador i Europes ne SHBA ????
Nga 780 miljon banor qe ka Europa, si shume i zoti na doli ky Greku.
###
Mooooos E PA MUNDUR, do acarohen keq Turk-Arnautet.