Zgjedhjet e fituara nga shqiptarët në Tuz, Bushati: Hap i madh para, tregues pjekurie

4 Mars 2019, 10:20Rajoni TEMA

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati thotë se fitorja e zgjedhjeve nga shqiptarët në Tuz është një hap i madh përpara dhe tregues i pjekurisë politike të udhëheqjes së partive shqiptare në Malin e Zi.

Në një status në “Facebook”, Bushati shkruan se Forumi Shqiptar-Malësia na bashkon arriti një rezultat historik dhe më shpresëdhënësi për shqiptarët në rajon. Gjithsesi ai deklaron se përpara i pret një sfidë më e madhe.

Mesazhi i plotë i Bushatit:

Mesazhi që na jep Tuzi

Mesazhi që vjen nga Tuzi ku “Forumi Shqiptar-Malësia na Bashkon” arriti një rezultat historik, është padyshim më shpresëdhënësi për shqiptarët në rajon, pas formësimit të platformës së bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në fillimin e vitit 2017.

Ky hap i madh përpara, është tregues i pjekurisë politike të udhëheqjes së partive shqiptare në Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë burim frymëzimi për fuqizimin e mëtejshëm të kohezionit të faktorit shqiptar në rajon, si kontribut për stabilitetin demokratik dhe përkatësinë euro-atlantike.

Angazhimi i diasporës për fitoren e korrur në Tuz përbën një shembull të vërtetë të manifestimit të vetëdijes kombëtare, larg paradave e përbetimeve pa përmbajtje.

Tuzi na tregoi qartë gjithashtu nevojën për të ndarë politikën e ditës nga prioritetet kombëtare.

Tashmë para shqiptarëve shtrohet një sfidë edhe më e madhe në horizont.

Ajo e drejtimit, zhvillimit dhe modernizimit të Tuzit përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe të gjithë grupimet e tjera etnike.

3 komente në “Zgjedhjet e fituara nga shqiptarët në Tuz, Bushati: Hap i madh para, tregues pjekurie”

  1. Arbëror Epiroti says:

    Besoj se “elitarët tanë” që kanë ose drejtojnë institucione të larta shtetërore, duhet të jenë më të matur në konsideratat që dëgjojmë. Vërtet faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut dha një kontribut të vyer në ecurinë e atij shteti, por duhet të theksohet se krahas meritës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kontribut të lartë ka dhe Partia e Zaevit, e cila po ecën fort dhe e sigurtë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe përmbushjes së parimeve demokratike. Kjo arritje e këtyre dy palëve duhe të trajtohet si monedha me dy anët e saj.
    Nëse në maxhorancë do të ishte partia e Gruevskit, jemi të qartë se këto arritje do ti shikonim në ëndërr. Prandaj duhet kujdes në vlerësimin e faktorëve pozitivë dhe atyre negativë. Kjo vlen dhe për zgjedhjet e Tuzit, të cilat u mbështetën edhe nga pariartia e Gjukanoviçit.
    Arbëror Epiroti

  2. T?☪️❌? says:

    Idjoti diplomat q3 fut hunde t ne punet e nje shteti te huj….pasi shiti si tradhetar detin Jon…

  3. k+++ says:

    k+++ lart shko perdhunohu te pedofilat e tu ne vatipleh…. je njesh Ditmir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje