Zgjedhjet në Tuz: Numërohen kutitë e para, rezultati paraprak

3 Mars 2019, 21:32Rajoni TEMA

Pak pas përfundimit të votimeve në komunën e Tuzit ka nisur edhe numërimi i votave. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se deri më tani janë numëruar 2 kuti votimi, ndërsa  5 të tjera pritet t’i nënshtrohen këtij procesi.  Sipas rezultatit paraprak koalicioni i shqiptarëve ka fituar 18 mandate nga 32.

20:16-Janë mbyllur votimet për kryetar në komunën e Tuzit, ku pjesë e zgjedhjeve është edhe ‘koalicioni i partive shqiptare’.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët sot kane vendosur të hedhin votën e tyre.

1 komente në “Zgjedhjet në Tuz: Numërohen kutitë e para, rezultati paraprak”

  1. pleraqis griqijaqis says:

    he me te lumte emigranteve mos lejo token shqipetare pa zot shqiptari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje