McAllister: Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën ndaj Serbisë

2 Mars 2019, 17:07Rajoni TEMA

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha në Prishtinë se Parlamenti Evropian e do Kosovën dhe Serbinë shumëetnike.

Nga Bekim Shehu, Dw

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, së bashku me një grup eurodeputetësh që po qëndrojnë në Kosovë, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që ta pezullojë taksën ndaj produkteve të Serbisë, në mënyrë që dialogu në Bruksel të vazhdojë. McAllister dhe grupi i eurodeputetëve po viziton Kosovën pas një vizite që realizuan këtë javë në Beograd.

Pas disa takimeve që zhvilloi me udhëheqësit politikë kosovarë, McAllister, tha se taksa e Prishtinës për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, është shkelje e marrëveshjes së stabilizim-asocimit. “Sipas pikëpamjes sonë, pezullimi i tarifës do të jetë rruga drejt suksesit. Ne kemi qenë shumë të qartë lidhur me këtë dhe kemi përsëritur mesazhin në këto dy ditë të qëndrimit në Prishtinë dhe për më shumë, mes arsyeve tjera kjo është një shkelje e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe po ashtu është shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Prandaj, ne nuk besojmë se ky është vendimi i duhur dhe vendimi i drejtë”, tha McAllister.

E pranueshme marrëveshja, nëse palët janë në ujdi

Ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk dëshiron ta ndërlidhë taksën me dialogun, Beogradi zyrtar kërkon heqjen e taksës nga Prishtina. Pa të nuk mund të vazhdojë dialogu, thuhet në Beograd. Në këtë mes, në deklarimet publike të politikanëve në Kosovë e Serbi, rreth dialogut është folur shumë edhe për kufirin Kosovë-Serbi dhe mundësinë e “ndryshimit apo korrigjimit” të tyre. Lidhur me këtë kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i tij personal është që për “do të ishte e pranueshme një marrëveshje që bien dakord të dyja palët”, Kosova dhe Serbia.

“Lidhur me debatin për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, korrigjimin e kufirit, përfshirë dhe shkëmbimin e territoreve, Parlamenti Evropian nënvizon natyrën multietnike të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo gjendje multientike nuk duhet të hidhet poshtë dhe ajo duhet të mbrohet. Parlamenti Evropian konsideron se kjo marrëveshje..[…] (fjala është për shkëmbimin e territoreve, shën. red.) do të jetë e pranueshme vetëm nëse për këtë ka pajtim të dyanshëm, duke marrë parasysh stabilitetin në tërësi në rajon dhe të drejtën ndërkombëtare. Ky është pozicioni i Bashkimit Evropian dhe i imi. Ndërsa, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ka një opinion paksa më ndryshe”, tha David McAllister.

Mungesë uniteti politik në Kosovë

Qëndrimet e kundërta rreth taksës ndaj prodhimeve të Serbisë, këshillave amerikane dhe qasja e Kosovës për dialogun janë shkallëzuar me deklarime publike ndërmjet Presidentit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit i bëri thirrje sot presidentit Hashim Thaçi, që siç u shpreh Haradinaj, “Thaçi të mos “mashtrojë” Kosovën me idenë për korrigjim të lehtë të kufirit me Serbinë”. “Vija kufitare me Serbinë, nëse do të jetë korrigjim i lehtë, mundet të mos jetë aq i lehtë. I bëj thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos mendojë se mund ta mashtrojë më Kosovën, as me korrigjim të lehtë. Shënjimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes së ndërsjellë. Kufiri i Kosovës ekziston, policia jonë e patrullon atë kufi. Pra, nuk ka korrigjim, e në emër të korrigjimit të na e luajnë lojën, siç na e kanë luajtur lojën me demarkacionin me Malin e Zi”, tha kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se “Kosova do të ruajë kufijtë ekzistues të shtetit të shpallur me 17 shkurt’. “Ju siguroj se nuk ka kush që i prek, nuk mundet askush t’i prekë kufijtë e Kosovës”, tha Haradinaj, gjatë një tubimi në vendlindjen e tij në Deçan.

E nga ana tjetër Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet, se “Kosova nuk do të lejojë shkëmbim të territoreve”, sepse sipas tij “ky është pazar i keq”. “Nga letra e Presidentit Trump dhe letra mbështetëse e Joe Biden mund të kuptojmë një gjë, Amerika qëndron unike përkrah Kosovës. Çështja e dialogut Kosovë-Serbi për marrëveshje paqësore dhe njohje reciproke nuk është vetëm përkrahje e administratës aktuale të Trump por edhe e miqve të tjerë të Kosovës. Është mbështetje edhe nga presidenti George Bush që ka thënë se dialogu është alternativë e vetme, jo konfliktet e tragjeditë”, tha Presidenti Hashim Thaçi, gjatë një vizite në Prizren.

Skena politike kosovare nuk duket se do të flasë me një zë sa i përket taksës ndaj Serbisë dhe qasjes së dialogut. E nga ana tjetër, Serbia thotë se nuk rifillon dialog me Kosovën, pa heqjen e taksës. Sipas një komunikate të ditës së mërkurë nga zyra e Presidentit Vuçiq, thuhet se ky i fundit “pret nga bashkësia ndërkombëtare që të mos heshtë ndaj faktit se përfaqësuesit e Kosovës nuk e kanë zbatuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe se kanë vendosur taksa anticivilizuese ndaj mallrave nga Serbia. Më 21 nëntor të vitit të shkuar qeveria e Kosovës vendosi tarifë shtesë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, për shkak të siç thotë kryeministri Ramush Haradinaj, ”agresionin politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”. Përfaqësues të institucioneve në Bruksel të BE-së dhe SHBA-së vazhdojnë të kërkojnë nga qeveria e Kosovës që ta heq taksën ndaj mallrave serbe dhe t’i hapet rruga dialogut Kosovë-serbi për një marrëveshje finale ligjërisht obliguese për të dyja vendet.

 

2 komente në “McAllister: Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën ndaj Serbisë”

  1. Spartak VERDHA says:

    Mc Callister dhe ti Mogherine . A jeni zëvëndësa dhe zëdhënësa të Vuçiçit , apo Komisionerë të Lartë për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian dhe BE-së ?
    Ku e gjetët të drejtën dhe guximin ti bëni presion në emër të Serbisë , Kosovës së përgjakur ndër shekuj prej serbëve ?
    Kush jeni ju ? Jeni shërbyes të BE-së , e jo shërbyes të Serbisë dhe politikave serbomëdha .
    Çfarë interesi kaq I madh e I forte po ju detyron t’I kundërviheni shqiptarëve .
    Mc Callister dhe ti Mogherine . Larg duart nga Kosova dhe shqiptarët se duke mbrojt e përfaqësu interesat e Serbisë , do përfundoni shumë keq , në koshin e plehrave të historisë
    Mos e hiq Ramush taksën .
    Madje po të rekomandoj t’ia vendosish edhe atyre 5 shteteve të BE-së , që prej 11 vjetësh nuk e njohin Kosovën si shtet .
    Këto të shofin Mc Callisteri dhe Mogherini , se si BE-ja mban qëndrime hileqare e me dy standarte me shtetin e Kosovës , e jo të tentojnë me presione ta gjunjëzojë Kosovën përballë serbomëdhenjëve , gjakatarëve të krejt Ballkanit .
    Kaq shumë ju kanë ushqyer e korruptuar sa bëni haptazi , pa pike turpi e frikë avokatin e Serbisë në dëm jo vetëm të Kosovës , Shqipërisë dhe shqiptarëve por edhe krejt Ballkanit e popujve të saj , madje edhe të vetë BE-së .
    Si merr guximin Johanes Hahn , ti kërkojë Qeverisë së Kosovës heqjen e taksës ndaj Serbisë , kur ishte ky lloj Komisioneri që mashtroi e gënjeu publikisht një popull e një shtet me punën e heqjes pa ekuvok të vizave pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi , gjë që Kosova e realizoi .
    Ndoshta në qarqet drejtuese të BE-së , ka rënë forca e mendimit veprimit dhe vendim marrjes , por ky problem nuk është faj i shqiptarëve .
    Mos u mundoni me i eksportu në Ballkan krizat e brendshme të BE-së .

    Ka 4 vjet që Serbia ja ngul thikën pas shpine Kosovës e Shqipërisë me mos miratimin dhe lejimin e Interkonjeksionit duke të shkaktuar qindra miljona euro humbje dhe varësi . Kjo është vetëm një aspekt .
    Aty të ngordhi .
    Mos u tut Ramush Haradinaj nga presionet e vazhdueshme të këtyre marionetave politike të BE-së .
    Unë dhe gjithë populli shqiptar jemi përkrah dhe në mbështetjen për ty .
    Kërkoi Serbisë paraprakisht të gjitha çfarë duhet të zbatojë e japi , të cilat duhet ti kishte realize nga marrëveshjet e arritura e firmosura deri tani prej bisedimeve disa vjeçare . Mos harro krimet dhe dhunën e serbëve si dhe gjakun e shqiptarëve , e sidomos të atyre të Kosovës të derdhur jo vetëm tani së fundmi , por prej dhjetra e qindra vitesh , që kanë larë me gjak e lot ç’do pëllëmbë tokë nga Nishi e deri në Artë e Prevezë .Shife si do ta mbylli gojën ai dhe gjithë të tjerët që e përkrahin nga brenda e jasht , duke fillu që nga Mc Callisteri , Mogherini , etj .
    Vuçiçi është ma i keq e ma kriminel edhe se Shesheli , sepse mundohet me u kamuflu në sytë e botës , kinse është flamurtar i paqes , por ama njanën dorë e mban pas shpine me thikën gati me ja ngul në trup Shqipnisë , Kosovës dhe shqiptarëve , idem siç kanë vepruar gjithmonë para ardhësit e tij , shovinistët serbo mëdhenj . Qindin po i punon shqiptarëve autoktonë mijëra vjeçarë me i shpërngul e zhduk edhe nga Presheva , Medvegja e Bujanovci , ndërkohë që ulërasin deri në qiell e akuzojnë shqiptarët edhe kur i vrasin po vetë për sherr e sebep serbët që duan paqe .
    E ti Xhuf .
    Mos fol kodra mbas bregut .
    Ç’do pëllëmbë është larë me gjak ndër trojet shqiptare dhe nuk janë mall me bo pazare .
    Asnjë pëllëmbë , sepse pastaj sherri e konfliktet s’do kenë të pushuar në asnjë nga vendet e Ballkanit .
    Mos u tut Ramush edhe sikur të përmendin luftën e ushtrinë , e mbështetjen ruse , e indiferencën e mos angazhimin e vendeve të NATO-s e BE-së .
    Asgjë s’ka për të ndodh nga këto pseudo aludime e kërcënime .
    Nuk ka popukll rus të luftojë kundra popullit shqiptar .
    Nuk ka popull amerikan që tradhëton miqësinë , mirënjohjen e dashurinë e popullit shqiptar .
    Nuk ka popull kinez që nuk ka mirnjohje , respekt e dashuri për popullin shqiptar dhe shtetin shqiptar që ju gjind kinezëve dhe Kinës atëherë kur duhej , si duhej dhe sa duhej .
    Asnjëherë s’ja ka mbajt serbit me luftu përballë shqiptarëve në fushën e mejdanit , por gjithmonë me hile ka zaptu trojet shqiptare .
    Sot Ramush nuk je vetëm . Ç’do shqiptari të Kosovës të aftë për pushkë do vijë ti bashkohet edhe një tjetër shqiptar-luftëtar nga Shqipëria , dy nga vendet e tjera shqiptare të rajonit si dhe 3 nga diaspora . Serbit , veç në i hikshin edhe ato që ka se për tju bashku nuk ka shans ti bashkohet asnjë . Veç ndonjë bazhibozuk me pare e pa ideal . Lufta e shqiptarëve e ka një qëllim e ideal të lartë frymëzimi , mbrojtjen e Lirisë dhe trojeve tona shqiptare , kurse pushtuesit asnjëherë s’kanë pasë ideal dhe as kanë për të patur , prandaj sipas historisë absolutisht gjithmonë kanë humbur e janë mundur me turp .

  2. Bekim Peja says:

    Ju rrugaça sallahana
    vagabonda shakllabana
    rriçna t’ndyet, mikrobe të kqi
    qi të mjerës moj Shqipni
    kthelltë hi i keni në mushkni
    pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakçi!
    Bre coftina, kalbe mbi dhè
    der kur ju, tu tallë npër ne,
    do t’na qelbi fis e atdhè?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
    se tash ma jemi tue u njoftë,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se për ju, po, duhet laku,
    për me u vjerrë o kund m’do i shpat!
    Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
    me ‘i gjysmë setre t’pa astar,
    lshuemum krahve kalavar
    e me ‘i komçë t’njtitme nën grykë:
    pantallonat me “gjyslykë”
    kto edhe lidhun me nji spagë:
    shtatit rreshke e ba saragë,
    t’tanë gordec e berbalec
    pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije,
    me ‘i fillore a nji iptadije,
    erz e shpirt qitun nën themër:
    turq a sllave a grek me zemër,
    falun barkut veç Shqipnisë,
    si ajo marrja e t’gjith njerzisë…
    tuj u shite ju për gjithë treg,
    sod na mbahi “Skandërbeg”,
    e ngërdhucë, goditë, limue,
    rrue, qethë, pipirique,
    tash n’”smoking”, tash në “bon-jour”
    ju, qi dje s’kishit as ushkuer
    me lidhë brekët me nder me thanë
    m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,
    rrugën krejt na e keni zanë,
    ke na shkoni pash e m’pash,
    edhe besa me “gulash”
    me “afishe” e me “sultjash”,
    me “kjumshtuer” e me “ashurè”,
    “kosha gjelash” si kubure,

    “tarator”, “pilaf me kos”,
    “mish me qepe” e “majdanos”
    “shish qebap”, “brizholla viçi”,
    “kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
    “kabuni”- e “mualebi”.
    Barku sod ju rri ju kodër,
    kargatisë e bamun lodër:
    der sa ata burrat e dheut,
    qi për jetë e nderë t’Atdheut
    kane ra n’luftë si shqipe t’leta,
    kanë shkri gja e shpija t’veta,
    kanë tuj dekë rrugave unit,
    me iu dhimbë gurit e drunit.
    Përse, po, kta matrahulla,
    kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
    n’vend qi ju me u vu n’konop,
    a se brinjt m’jau zbru me shkop,
    a, mos tjetër, me u ngushtue
    me xjerrë zhuri kund m’ndo ‘i prrue
    për me shtrue ndo ‘i rrugë të shtetit
    a me dlirë ndo ‘i skelë detit,
    lavjerre buzësh, harru si viça
    kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,
    për me u pri udhës s’qytetnisë
    e me i sjellë t’marën Shqipnisë.
    Ani kush, pra, me i pri kombit:
    ju, do pyka bijtë prej llomit
    qi “shqiptarë” vedit i thoni,
    jo pse ju Shqipninë e doni,
    jo pse ju ndo ‘i send kuptoni
    shka asht Atdheu e shka asht Liria,
    shka asht Vllaznija a Parasija,
    Përparimi e Qytetnia,
    por veç pse ende der më sot
    nji tyran s’po e gjeni dot,
    nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
    se un ma tash ma jam regjë me jue,
    e jau njof shpirtin der m’palc,
    pleh i ndytë me u bartun n’shalc
    e me u qitë jashta Shqipnije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje