Mbyllet ndeshja Real Madrid-Ajaks me rezultatin 1-4. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO

5 Mars 2019, 22:36Sport TEMA

Luhen mbrëmjen e sotme, ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8-ave në Champions League.

Reali do të përballë në Santiago Bernabeo me skuadrën e Ajaksit ku do të përcaktohet dhe skuadra që do të kalojë në fazën tjetër të këtij kompeticiont.

Ekipi madrilen është më favorit për të kaluar në raundin tjetër pasi në takimin e parë ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-1.

Megjithatë, Ajaksi do të bëjë maksimumin për të bërë surprizën në Spanjë.

REAL MADRID (4-3-3) : Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Lucas Vazquez, Benzema, Vinicius.

AJAX (4-3-3) : Onana; Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico; Shone, Van de Beek, De Jong; Ziyech, Tadiq, Neres.

GOL! Kundër përgjigjigjet menjëherë Ajaksi që shënon sërish me Shone 

GOL! Reali shkurton rezultatin duke shënuar me anë të Asensios

GOL! Ajaksi dhuron spektakël në Bernabeo duke shënuar dhe golin e tretë me anë të Tadic

Minuta 57′, Karim Benzema humbet një mundësi të artë për të shkurtuar rezultatin ku brenda zonë godet në mënyrë të gabuar

E ka nisur në sulm Reali këtë pjesë të dytë duke rrezikuar në disa raste portën e Ajaksit, por pa gjetur dot ende golin

Nis pjesa e dytë e ndeshjes në Santiago Bernabeo

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-2 në favor të Ajaksit

Minuta 42′, Të pafat madrilenë me anë të Bale që godet shtyllën

GOL! Të Pa përmbajtshëm lojtarët e Ajaksit që shënojnë golin e dytë me anë të Neres

GOL! Ajaksi trondit Realin duke kaluar në avantazh. Një kundërsulm mjaft i shpejtë i holandezëve të cilët e konkretizojnë në mënyrë të saktë me anë të Ziyech

Minuta 3′, Pranë golit Realit i Madridt me anë të mbrojtësit Varane që godet saktë me kokë brenda zonës, por topi ndalet në tranversë

Nis ndeshja me topin e parë të nisur nga qendra nga ana e lojtarëve të skuadrës së Real Madridit

Ekzekutohet himni i Champions League nën një atmosferë elektrizuese

Të gjithë të gatshëm në Santiago Bernabeu për startin e ndeshjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje