Alexander Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, në një intervistë me Skype nga Uashingtoni me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, i pyetur për zhvillimet politike në vend deklaron se aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur.
“E di që opozita ndihet shumë e frustruar”, thotë Arvizu, i cili thekson se “po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens”, deklaroi Arvizu.
Unë besoj, deklaron Alexander Arvizu, se qeveria e mori pushtetin këtë mandat ashtu siç edhe ndodhi me mandatin e shkuar, në mënyrë shumë legjitime.
I pyetur për kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore, Arvizu shprehet se “në këtë rast, mua nuk më duket si një veprim i menduar mirë” thotë ai.
“Në një moment të caktuar Perëndimi kishte besim tek Z. Basha”, deklaron Arvizu, i cili më tej shpreh mendimin se një pjesë të mirë të këtij besimi e ka humbur.
“Mendoj se Qeveria Rama mund të bënte më shumë në aspektin e të dëgjuarit të popullit”, thotë Arvizu, sipas të cilit qeverisja e Ramës ka pasur zhvillime pozitive, por ka pasur edhe zhgënjime, siç është rasti i skandalit me Unazën e Re.
Pjesë nga intervista:
“Në fakt nuk jam më pjesë e Departamentit të Shtetit, kështu që lajmi i mirë është që mund të flas lirisht dhe këndvështrimi im mbetet vetëm i imi, por lajmi jo i mirë është se nuk jam në brendësi të të gjitha diskutimeve që po ndodhin. Kam shumë besim tek Ambasada Amerikane se do të vazhdojë të raportojë mbi zhvillimet në mënyrë të saktë si dhe ta përcjellë këtë ndjesi nga Uashingtoni.
Por duhet të them se u shpreha që njerëzit po ndihen të sfilitur dhe disi të depresionuar, dhe mendoj që mbase kjo është e vërtetë dhe për komunitetin ndërkombëtar, dhe kur flasim për Uashingtonin, Brukseli apo miqtë tuaj në vende të tjera të Europës. Të gjithë duan më të mirën por duket sikur i ngjan një déjà vu-je që përsëritet.
Dhe mendoj që një problem specifik me strategjinë aktuale të opozitës, që mesa duket quhet djegie e mandateve, duket një sjellje tejet shqiptare. Kurrë nuk e ka dëgjuar këtë më parë. Por ajo që po ndodh duket thjeshtë si taktikë.
Është tejet taktike dhe ne mund t’i hyjmë një diskutimi tjetër nëse kjo është një taktikë e mirë apo e keqe. Por me sa duket kjo nuk është e bazuar mbi një strategji. Dhe e gjitha është vetëm taktikë, asnjë strategji taktike, asnjë rrugëdalje.
Dhe unë mendoj se ky është një problem real me situatën aktuale dhe natyrisht dhuna nuk është asnjëherë zgjidhja. Kam parë disa nga filmimet dhe nuk jam i sigurtë se si një burrë i vjetër që djeg gomat para parlamentit, [nuk jam i sigurtë] se çfarë problemi është i presupozuar të zgjidhë.
Po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, nuk e di po logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens. Dhe kur njerëzit thonë se ishin lekë droge, apo çdo lloj paraje tjetër e pisët që ua bëri të mundur njerëzve të zgjidheshin në 2017.
Natyrisht mund të debatojmë mbi korrupsioni apo këtë apo atë gjë, por rezultatet e zgjedhjeve ishin shumë të qarta. Në 2017 gjërat ishin konsistente me ato çfarë kishim parë në vitet e fundit. Dhe kjo përfshinte LSI që pati një prezencë të fortë në 2017.
Të kthehem edhe njëherë te ajo ideja e “djegies së mandateve”, mendoj se, duke marrë parasysh specifikat, është diçka e re, por në aspektin e taktikës së përgjithshme, nuk është aspak e re. Cili është ndryshimi midis djegies së mandatit dhe organizimit të një bojkoti apo të vendosjes se një çadre përpara Kryeministrisë?
Janë thjeshtë taktika konfrontuese. Në disa raste, edhe këto janë të nevojshme, por duket sikur situata po përsëritet herë pas here, dhe prandaj, siç e përmenda edhe më parë, populli është i sfilitur dhe i dëshpëruar. Mendoj që edhe ndërkombëtarët janë disi të frustruar. Por, ne kemi interes për Shqipërinë që shkon përtej marrëdhënieve dypalëshe.
Ke ngelur pa pune o yll ne ngritje?!?!
Ah, i nderuar Arvizu!
I perveshe menget mire per, te punuar me mish e me shpirt, per ta bere ” yllin ne ngjitje,, te ndricoje me pahir….
Keq na vjen, por u shua shpejt i ziu..
E mban mend 21 janarin ?
Ai….. ” burri i shtetit,, vrau njerez, ti atehere ishe ketu, cfare bere ????
Tani…. heee, tani sikur eshte pak vone per te folur, apo jo, z. Aleksander !!!!
Arvizu ! O Arvizu ! Eshte ai ylli ne ngjitje qe e cilesove zotrote , edhe pse vrau 4 qytetar . Tani mos e braktis ,se del ginjeshtar e jo largpames…. Nuk e di ,po ate burrin e shtetit do ta pranoni ne Amerike ?
I do shqiptaret Arvizu,donte te na sillte arme kimike,lol.
Anbasadori me i paafte,quajti burre shteti nje kriminel, dhe yll ne ngjitje nje karagjoz dhe hajdut.
Arzviu, ka qene dhe do te mbetet i vetmi ambasador amerikan , qe ka lene gjurme te hidhura ne kujtesen historike te popullit shqiptar , qe njifet si nje nga popujt me amerikanofil i botes . .
Nuk eshte mundesia ime te vleresoj punen e ketij ambasadori , sepse une e njof vetem nga ekrani i Tv , por Ky ambasador e shkeli byrekun ne 21 Janar , ku pa pike turpi dhe pergjegjesie e quajti Sali Berishen burre shteti dhe Lul Bashen , yll ne ngjitje . Vetem keto vleresime , e bejne Arvizune , ambasador te neveritshem dhe pa asnje sens llogjik . Keta te dy i vrane burrat me duar ne xhepa , ti u jep certifikate pafajesie . Nuk mbajte vendin , qe kishe , madje ne ato caste nuk perfaqesoje zyren , ku te paguante Qeverria amerikane . Ti nuk ishe as prokuror , as gjykates , por thjesht spektator . Me siguri Departamenti i shtetit , u njoftua , per kete vleresimin tend kriminal , prandaj te flaku jasht dyerve . Ato dite , qe bere ate gafe kriminale , ne kujtuam se bere nj eterheqje diplomatike , per te ulur tensionet , por Ti e kishe thene me ndergjgje te plote , sepse vijove te perkedhelje kriminelet dhe besoj shkemben mesazhe miqesore me ta .
Ti e mbaje veten per ambasador kariere , por ne ato caste te nxehta , ndonje i afert i te vrareve , mund te kryente ndonje veprim te pa deshiruar . Jo ndaj teje , se ti nuk meriton asgje nga Shqiperia , por mund te mend te lekundte dashurine ndaj Amerikes te Willsonit , Bushit , Klintonit , te cilet jane garant i popullit shqiptar te Ballkanit . Keto t’i shkrova , qe ta njohesh veten , ne raport me Shqiperine e varfer , por te ndershme dhe heroike . Nuk te kane lezet opinionet , qe vijon jep , per ngjariet ne Shqiperi . Ti kete detyre e ke bere ne menyren me te turpshme ne 21 Janar 2011 . Me erdhe ne shteg , per te te thene opinionin, qe me mundonte . Zgalem
Ik o Arvizi, ha ato para qe te kane dhene salushi e Lulushi dhe mos fut me hundet. Ben mire edhe emrin ta nderrosh se nuk te shkon.
Ky pesododiplomati te na tregoje ndonje histori se si dha mandatin e kryetarit te bashkise se Tiranes bashes me tre pasaporta dhe te na thote se erse i quajti kryekrimin “burre shteti” dhe Lulken “yll ne ngjitje” !Kush ishin aresyet dhe a varrej ky pseudodilomat nga Berisha apo jo!Nje nga aresyet se perse ai qendron sot ne politike eshte sepse keta e konsideronin vehten si “ufo” ne kete vend e mund te benin ç”fare do donte menderja!Nuk na thote ndonje detaj per Fullhajnin kur dekraroi se “Me prene ne bese” dhe kush ishte besa e prere ku pas djegjes se te gjithe dokumentacionit qe ndodhej ne BK ai u lirua direkt!Keto jane interesante per kolonine e vetshpaallur Shqiperi e jo 9a ishte Basha per ta pasi te gjithe e dime se ç’ka qene e ç’fare eshte Berisha e Basha per perandorine ndaj edhe kane imunitet edhe kur vrasin edhe kur djegin edhe kur bejne tradheti kombetare!Mero besoj se te mjaftojne klikimet ne editorialet e fameshme te tuat e s’ma do mendja se ke nevoje per deklarata bajate j si puna e ketij fenomeni!